Titull milionësh për joshje dhe klikime, teksti pa “mish” e “pa kripë”
Published in Recensione
on 13 - 02 - 2017 Author: Ferikan Iljazi[Recension: Kujt i’u ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Nikolla Gruevskin?!]
Në situata si kjo në Maqedoni pas zgjedhjeve, kur secilit i intereson zhvillimi i bisedimeve dhe marrëveshjet eventuale mes partive për koalicion qeveritar, disa media e keqpërdorin këtë “dobësi” apo interesim të opinionit për të prezantuar lajme të pakonfirmuara ose tekste “pa kripë”, vetëm e vetëm për të fituar klikime.
Linku për te artikulli origjinal: Kujt i’u ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Nikolla Gruevskin?!
Data dhe koha e publikimit: 07.02.2017
Data e recensionit: 07.02.2017
Recensuese: Ferikan Iljazi
I tillë është rasti me këtë tekst, i cili përcjell pretendime shumë serioze, por në prezantimin e tyre nuk ka asgjë serioze. I gjithë teksti është bazuar në burime anonime, për të cilat fillimisht thuhet se janë në shumës, e pastaj del se ekziston citat i “një burimi” partiak. Duhet theksuar se lajmi është marrë nga “INA”, por ne do të recensojmë tekstin të cilin ky portal, “Info Shqip” e ka transmetuar në tërësi.
“Njërit prej liderëve të partive shqiptare që fituan më pak deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit iu ofruan 5 milionë euro, plus Platforma e partive shqiptare pa Prokurorinë Speciale, për të formuar Qeverinë me VMRO-DPMNE dhe BDI, bën të ditur INA”
Ajo që është më indikative në këtë tekst është sa serioze, po aq edhe qesharake. Aty thuhet se redaksia ka njohuri për liderin politik që paskësh marrë para për koalicionim por se nuk do ta publikojë emrin. Por, gjatë tekstit, “pahiri” zbulohet emri i subjektit politik, lider i së cilës është “personi që ka marrë paratë”, pasi që eliminohet njëri subjekt i cili në këtë tregim merr rolin e ndërmjetësit, gjë që lejon të ngelen edhe dy subjekte. Shumë mprehtë.
“Emri i liderit të partisë është i njohur për redaksinë dhe se takimi ka ndodhur në njërin prej hoteleve luksoze të Shkupit”-“Oferta është bërë , kur lideri i asaj partie është ftuar në takim nga një funksionarë i lartë i BDI-së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtar të VMRO-DPMNE-së, ku i është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, theksuan për INA, burime partiake që janë të njohur me këtë ngjarje”
Në emër të gjoja korrektësisë, nuk është zbuluar se kush qenka personi që ka marrë para, por përmbajtja më tej vazhdon të japë asocime tjera, për të “afruar” lexuesin deri tek emrat, pasi janë vetëm dy opsione dhe mund të luhet me ato.
“Paratë janë ofruar nga VMRO-DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë përfaqësues të lartë në BDI që po bëjnë përpjekje për koalicionim me partinë e Gruevskit dhe jo me LSDM”
Te lëmë anësh këtë qasje dhe të bëhemi seriozë. E gjithë kjo mesele, pa i sjellë elementet të cilat janë të domosdoshme për një përmbajtje profesionale, mbetet vetëm një përallë, një supozim tendencioz i dalë nga goja e dora e një gazetari. Përderisa nuk ka prova konkrete, akuzat bëhen “në dorëza” e nuk ka pyetje ndaj subjekteve politike për të cilat hidhen këto pretendime, përderisa nuk ka asnjë dëshmi konkrete për atë që hidhet si spekulim, ky lajm nuk mund të merret as si besueshëm, e as si profesional.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e