Titull tendencioz i demantuar në tekst
Published in Recensione
on 6 - 02 - 2017 Author: Xhenis Sulimani
[Recension: Vesel Memedi besnikërisht me Ali Ahmetin]
Trendi i mospërputhjes së titullit me përmbajtjen e artikullit nuk ka të ndalur. Zakonisht, janë dy arsye se pse portalet “lozin” me titujt. E para është për të tërhequr lexues deri te artikulli brenda, por shpeshherë që në fjalinë e parë e vëren demantin e titullit. Dhe, e dyta, për ta sulmuar/akuzuar pa pasur bazë ndonjë person, e ku titulli e jep hapësirën për ta joshur opinionin deri te teksti duke i thënë gjërat më mënyrë bombastike por të paqartë, sa për të ikur nga përgjegjësia.
Linku deri te artikulli origjinal: “Vesel Memedi besnikërisht me Ali Ahmetin”
Data dhe koha e publikimit: 29.01.2016
Data e recensionit: 31.01.2017
Recensues: Xhenis Sulimani
Këtë qasje e hasim edhe në tekstin që po e recensojmë. “Vesel Memedi besnikërisht me Ali Ahmetin”, shkruhet në titull. Ndërsa, fjalia e parë e artikullit thotë: Lideri i RDK-së Vesel Memedi e mbështet Ali Ahmetin në formimin e qeverisë së re vetëm nëse Ahmeti hyn me platformën e përbashkët të nënshkruar në Tiranë në prani të Edi Ramës. Përfundimi është fare i lehtë. Veseli i qëndruaka besnik Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, e jo Ali Ahmetit, siç pretendohet në titull. Fjala “nëse” nënkupton kushtëzim, e jo tregues për besnikëri të pakushtëzuar.
“Shumica e partive politike shqiptare bashkërisht hartuan një platformë apo deklaratë të përbashkët rreth nevojave të domosdoshme të shqiptarëve që duhet patjetër realizuar, pavarësisht se kush formon qeverinë” shkruan Memedi.
Veç kësaj, më tutje në tekst ka konfirmim nga Vesel Memedi, ku ai vërteton se qëndron në atë që e ka shkruar ditë më parë.
Memedi gjithashtu sot për TetovaSot u shpreh se vazhdon të qëndrojë në atë që ka thënë edhe dje në Facebook se këta parti politike shqiptare u zotuan se do t’u qëndrojnë besnik këtyre parimeve, dhe jo disa parimeve tjerra sekondare, dhe se do të jenë pro asaj shumice parlamentare që do të pranojnë këto nevoja jetike për shqiptarët.
Gazetarët nuk duhet t’ia lejojnë vetes që të interpretojnë deklarata të politikanëve në mënyrë të tillë. Prononcimet duhet të transmetohen saktë dhe pa i lakuar. Gazetari mban përgjegjësi për interpretime personale dhe duhet të tentojë që mos t’i shfaqë ato në një tekst gazetaresk informativ.
Kodi etik gazetaresk mëson se: Çdoherë (gazetari) duhet të bëjë përpjekje ta ruajë kontekstin origjinal e të gjitha deklaratave ose pjesëve të veçuara. Raportimi gazetaresk nuk guxon ta ndryshojë kuptimin e fjalisë ose deklaratës.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
2 burime
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e