Titulli thotë një gjë, përmbajtja krejtësisht diçka tjetër
Published in Recensione
on 18 - 08 - 2016 Author: Fatlume Dervishi
[Recension: “Hoxha bëhet pishman: Paskam gabuar me kritikat ndaj Ali Ahmetit!”]
Titulli është imazhi i gjithë lajmit, është tregues i përmbajtjes. Ai patjetër duhet të jetë i përshtatur përmbajtjes që prezanton. Shpeshherë, nga mediat bëhen keqpërdorime me titullin, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së lexuesit, por kjo nuk është etike.
Linku deri te artikulli origjinal: “Hoxha bëhet pishman: Paskam gabuar me kritikat ndaj Ali Ahmetit!”
Data e publikimit: 16.08.2016
Data e recensionit: 18.08.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Statuset në rrjetet sociale jo gjithmonë (në fakt, shumë me vëmendje dhe rezervë) mund të shfrytëzohen si burime informacioni, për shkak se jo gjithmonë mund të konsiderohen si relevante dhe të besueshme. Artikulli i shkruar nga INA dhe i huazuar nga “Tetova 1”, kanë marrë të plotë statusin e Xhezair Shaqirit, (komandant Hoxhës) nga rrjeti social Facebook, duke mos e komentuar atë në tekst, por duke e keqinterpretuar atë në titull.
Ashtu siç e kanë pasqyruar edhe më herët portalet, Shaqiri është i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe si të tillë e njohin lexuesit. Por, kur qëndrimet e tij pasqyrohen me titullin “Hoxha bëhet pishman: Paskam gabuar me kritikat ndaj Ali Ahmetit”, kjo zgjon kuriozitetin e lexuesit.
“Mbasi qe krejt kane blere mish prej lopes se qartun dhe jane qart edhe une po ja nisi te konsumoj mish te qartun si te tjeret po them se A Ameti esht lider i Mir per shqiptaret e mk”, është shprehur Hoxha.”
Në fakt, prononcimi i Shaqirit nuk flet për pishmanllëk. Qëndrimi i tij është ironik dhe nënkupton që ai edhe më tej e ka po të njëjtin mendim.
Ja sqarimi i tij në statusin e postuar pak më vonë në facebook:
Rregullat e Kodit Etik të Gazetarëve të Maqedonisë vlejnë edhe për titullin, i cili po ashtu kërkohet që të jetë në suaza të objektivitetit dhe të përmbledhë pontën kryesore të lajmit.
Kodi Etik:
Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike,
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e