verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Trajnime për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes në sferën mediatike

on 1 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

oscemeta

Të nderuar,

Fondacioni Metamorfozis dhe Misioni i OSBE-së në Shkup bëjnë thirrje për paraqitje të pjesëmarrësve për të marrë pjesë në trajnimet për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes në sferën mediatike, të cilat janë kryesisht të dedikuara për redaktorët, gazetarët dhe administratorët e ueb-portaleve. Qëllimi i trajnimeve është të kontribuojnë për përforcimin e kapaciteteve të medieve onlajn në Maqedoni për ta njohur dhe për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës që nxit dhunë dhe krim nga urrejtja, si dhe për promovimin e standardeve profesionale gazetareske në sinergji me Shërbimin për verifikimin e fakteve nga mediet.

Trajnimet do të mbahen gjatë tetorit të vitit 2015, në këto data dhe vende:

  • 7 tetor (e mërkurë) në Shkup, hoteli Stone Bridge
    14 tetor (e mërkurë) në Strugë, hoteli Drim
    20 tetor (e martë) në Strumicë, hoteli Sirius

Trajnimet do të jenë njëditore, ndërsa të gjitha shpenzimet për pjesëmarrje do të mbulohen nga ana e organizatorëve. Për pjesëmarrësit që do të vijnë nga vendet e tjera do të sigurohet mbulim i shpenzimeve të rrugës në lartësi të biletës kthyese të autobusit.

(Propozim-Аgjenda.)

Përzgjedhja e kandidatëve të paraqitur, përfaqësuesve të ueb-portaleve dhe të medieve të tjera, do të bëhet sipas radhitjes së paraqitjes. Në rast se paraqiten më tepër kandidatë se sa kapaciteti i trajnimit të zgjedhur, ata do të mund të marrin pjesë ose në trajnimet e ardhshme të ciklit, ose do të ftohen të marrin pjesë në ngjarje të ardhshme të llojit të ngjashëm.

I ftojmë kandidatët e interesuar që ta plotësojnë formularin onlajn më së voni deri më 5 tetor në orën 12, dhe më pas do të kontaktohen nga ekipi i Fondacionit Metamorfozis për ta konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Për të gjitha informatat plotësuese mund t’i drejtoheni bashkëpunëtores Аdrijana Selmani, me e-mail në: adrijana@metamorphosis.org.mk ose në numrin e telefonit 02/3109 325.

Me respekt,

Fondacioni Metamorfozis