verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Vendi i parë në Ballkan nuk është garanci për ekonominë të lirë

on 4 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

02012016-Vecer-Ekonomski-sl 11

[Recension: Maqedonia e para në Ballkan dhe e 47-ta në botë sipas lirive ekonomike]

A duhet të alivanosemi nga gëzimi që Republika e Maqedonisë është e para nga vendet e Ballkanit në Indeksin e lirive ekonomike për vitin 2016? Këtë e sugjeron artikulli dhe mënyra se si është shkruar artikulli që e recensojmë.

Në raste të këtilla, gjithmonë parashtrohen pyetjet: Pse na duhet e gjithë kjo? Me qëllim të përforcimit të vetëbesimit nacional ose me qëllim të manipulimit me gjendjen reale, faktike?

Për shkak se i trajtuar në këtë mënyrë nga media, ky fakt nuk përkon me realitetin. Mirëpo, le ta shohim se pse është kështu?

02012016-Vecer-Ekonomski-slLinku deri te artikulli origjinal: Maqedonia e para në Ballkan dhe e 47-ta në botë sipas lirive ekonomike

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2016, 11:54

Data e recensionit: 03.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

PASQYRË GJYSMAKE

A mjafton fakti se Republika e Maqedonisë është në krye të listës së vendeve ballkanike për të thënë se vendi ka liri të mëdha ekonomike. Jo! Për shkak se vendi i parë në Ballkan nuk është asnjë lloj garancie, e që është edhe më me rëndësi, nuk e ofron pasqyrën e plotë për atë se si janë liritë reale ekonomike në vend.

Pasqyra e plotë thotë: Sipas indeksit të lirive ekonomike, Maqedonia është në kategorinë e vendeve me liri të matur. Detajet plotësuese dhe nuancimi i kësaj fotografie e bën transmetimin burimor të interpretimit të pozitës së Maqedonisë, e ky interpretim thotë se përmirësimet në legjislacion krijojnë klimë stabile për investitorët e vendit dhe të huaj. Janë vërejtur përmirësime sa i përket lirisë fiskale, lirisë tregtare dhe efikasitetit të rregullatorëve. Mirëpo, shqetësim paraqesin të drejtat pronësore dhe korrupsioni dhe thuhet se:

“Edhe pse korniza ligjore e Maqedonisë është e mirë, zbatimi i ligjeve është i dobët, dhe publiku është skeptik rreth gatishmërisë së qeverisë për t’i ndëshkuar funksionarët e korruptuar. Policia, gjykatat, arsimi i lartë dhe shëndetësia shihen si sektorë më të korruptuar. Edhe përkundër asaj se ka bazë ligjore për mbrojtjen e të drejtave pronësore, zbatimi është problematik…”

Këto janë vlerësimet që duhet të përfshihen në një interpretim real mediatik të këtij raporti. Aq më tepër, që të jemi realë deri në fund, raporti në pjesën e sundimit të së drejtës, ku vlerësimet për mbrojtjen nga korrupsioni dhe të drejtat pronësore është 35, gjegjësisht 44, që vendin e vë në mesin e vendeve jo të lira sa i përket këtyre dy çështjeve.

Ajo që duhet theksuar si pozitive është rritja në vitet e fundit, mirëpo kjo, është e qartë, akoma është larg nga përshtypja që e krijon përmbajtja mediatike që e recensojmë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e