Vetëm nga statusi në Facebook nuk bëhet tekst
Published in Recensione
on 29 - 09 - 2016 Author: Горан Ризаов
Ky artikull tregon se si nuk duhet të duket një tekst. Vetëm nga statusi në Facebook nuk mund të bëhet tekst, ajo mund të jetë vetëm pikë fillestare. Këtij publikimi nuk mund t’i besohet pa rezerva, pa marrë parasysh se prej kujt vjen.
Linku deri te artikulli origjinal: Panovi ka “blerë” banesë në Shkup nga një firmë që ka nënshkruar marrëveshje për tenderë me komunën në vlerë prej gjysmë miloonë eurosh
Data dhe koha e publikimit: 24.09.2016, 12:28
Data e recensionit: 28.09.2016
Recensues: Vllado Gjorçev
E PALA E DYTË?
Ky tekst humb nga profesionalizmi me atë që statusi në Facebook i një funksionari të lartë të LSDM-së është marrë si i sigurt, dhe është plasuar si tekst gazetaresk. Me këtë rast, titulli është kategorik sipas pohimit, pa lënë fare mundësi se gjithçka që është theksuar ka mundësi të jetë edhe qërim politik i hesapeve, e jo edhe e vërtetë.
Për të qenë tekst gazetaresk është dashur të ketë angazhim pak më të madh. Si e para duhet të respektohet rregulla e palës së dytë. Me siguri, nëse do të ishte kërkuar përgjigje nga kryetari i komunës ose nga komuna e Kavadarit do të merrej përgjigje. Mirëpo, sipas tekstit, kjo nuk është bërë. Përkundrazi, shihet se me copy-paste është marrë një status nga Facebook-u, si dhe fotografia dhe aq.
Gjëja e dytë që ka mundur të bëhet, është të kontollohet në Agjencinë për kadastër ose në komunën e Kavadarit ku ka evidencë për pronat e funksionarëve. Poashtu, ka mundur ta konsultojnë edhe ueb-faqen e Komisionit për antikorrupsion, ku ka fleta anketuese për pronat e funksionarëve publikë, në mesin e tyre edhe për kryetarët e komunave.
Marrë në përgjithësi, i gjithë teksti është spekulim, për gjoja disa dhurata. Me këtë tekst jo vetëm që njolloset autoriteti i kryetarit të komunës së Kavadarit, por edhe i kompanisë që përmendet. Prandaj edhe është bërë konstatimi se bëhet fjalë për tekst krejtësisht joprofesional, që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
kreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e
