verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Vetëm shqiptari i mirë meriton të jetë maqedonas, ose së paku – me prejardhje nga Maqedonia”

on 5 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

04292014-Kuri-za-Rene-Redze-crop-resize

[Recension: Restorani i maqedonasit për herë të katërt shpallet më i miri në botë]

Politika redaktuese e një medieje nuk mund të ketë standarde të dyfishta, nuk mund të sillet si një fliper, dhe ashtu siç do t’i bijnë, gjegjësisht do ta shtypin, ashtu të bëjtë tilte, gjegjësisht të shkruajë. Nëse flasim për një politikë relevane redaktuese e cila bazohet në shtylla të forta të vlerave, ajo duhet ashtu edhe të praktikohet: në vazhdimësi dhe e njohur qartazi nga publiku. Veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet e rëndësishme, bazike dhe etike siç është raportimi për dallimet në mjediset multikulturore, siç është, në fakt, edhe mjedisi ynë.

Është shumë joserioze që një ditë, në një tekst, media e njëjtë, të propagandojë homofobi, jotolerancë me gjuhë të urrejtjes, e të nesërmen, në një tekst tjetër, po ajo medie, ta relativizojë përkatësinë etnike. Në tekstin me titull “Cila është organizata joqeveritare “Civil”?” Xhabir Deralla ishte shqiptar, që është mercenar i Sorosit dhe përkrahës i homoseksualëve, ndërsa në këtë tekst, Rene Rexhepi, në titull është maqedonas, ndërsa brenda në tekst është shqiptar me prejardhje nga Maqedonia(?!?)

04292014-Kuri-za-Rene-RedzeLinku deri te artikulli origjinal: Restorani i maqedonasit për herë të katërt shpallet më i miri në botë

Data dhe koha e publikimit: 29. 04. 2014, 11:19

Data e recensionit: 29.04.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Që moti është thënë se stereotipet janë armiq të gazetarisë së mirë! Të gjithë njerëzit dallojnë nga njëri  tjetri, dhe kjo dallueshmëri nuk është rezultat i ndonjë skeme që përkon me përkatësinë etnike. Ato janë rezultat i karakteristikave individuale dhe sistemit personal të vlerave. Asnjëherë nuk duhet të portretizohet sjellja e një njeriu sikur të jetë karakteristike për gjithë grupin ose komunitetin dhe e kundërta. Xhabir Deralla nuk është aktivist për të drejtat e njeriut për shkak se është shqiptar, e as që është diçka e keqe që shqiptari të jetë aktivist për të drejtat e njeriut. Ashtu siç Rene Rexhepi nuk është kuzhinier i mirë për shkak se është maqedonas, sipas titullit të tekstit që e recensojmë, e as që gjithë shqiptarët që janë me prejardhje nga Maqedonia (përsëri konstruksion i medies) nuk janë domosdoshmërisht kuzhinierë të mirë.

Mu standardet e dyfishta të medies që e ka publikuar tekstin, që ishin edhe arsye për këtë recension, në mënyrë paradoksale, por më së miri e pasqyrojnë absurditetin e pozicionit etnocentrik të cilësdo qoftë gazetari. Sikur paraqet përfytyrim të shprehjes “Vetëm shqiptari i mirë meriton të jetë maqedonas, ose së paku – me prejardhje nga Maqedonia”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e