verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Vllado Gjorçev, gazetar i “Meta” dhe bashkëpunëtor i rregullt i SHVFM-së, fitoi shpërblim për storje hulumtuese për korrupsion

on 23 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
 vlado-nagrada
Shkup, 23 shtator, 2016 – 13:34 (META) 

Gazetari i agjencisë së lajmeve “Meta” dhe bashkëpunëtor i rregullt i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në mediet”, Vllado Gjorçev, për tekstin “Transportuesit nga rasti “Transportuesi” nuk u ndalën, por vazhdojnë me të vjetrën, madje edhe më shpejtë“, e fitoi shpërblimin e dytë në konkursin për storje më të mirë hulumtuese gazetareske në temën e korrupsionit, që u realizua si pjesë e Programit të USAID-it për antikorrupsion.

– Hulumtimi ishte interesant, veçanërisht për t’i gjetur të gjithë njerëzit e përfshirë në hetimin e Prokurorisë speciale publike, ajo që quhet palë e dytë, e të cilët deri tani nuk i kishte konsultuar askush. Për fat të mirë, arrita të bisedoj me shumicën prej tyre. Të gjithë e dijmë se në Maqedoni është vështirë të bëhet storje hulumtuese, madje në disa momente edhe e pamundur, mirëpo unë jam këmbëngulës dhe nuk dorëzohem aq lehtë. Pas bisedës me të involvuarit, menjëherë të nesërmen më paraqiteshin, kushtimisht thënë, zëdhënësit e tyre dhe më kërcënoheshin – tha Gjorçevi.

Shpërblimi i i parë i konkursit i takoi Vllatko Stojanovskit nga “Fokus”-i për tekstin “Qeveria harxhoi një miliardë euro për subvencione, ndërsa importi i ushqimit u dyfishua”.

Shpërblimin e tretë e fitoi gazetarja e portalit Nova TV”, Kristina Ozimec, për tekstin “PSP-ja kërkon pronë të Talevskit në Kroaci”.

Në konkurs morën pjesë nëntë storje hulumtuese, ndërsa projekti u realizua nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe instituti për demokraci “Societas civilis – Shkup” (IDSCSH).