verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Dramë e pavlerë politike

on 29 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Катица на дело ја реализира политиката_ - http___sitel.com.mk_katica-na-delo 11

[Recensionа: Katica në vepër e realizon politikën “Do të hamë njerëz të gjallë”, takim i fshehtë me Zaevin]

Kur do ta shihni kronikën që e recensojmë, ajo që fillimisht u bie ndërmend është se kjo nuk është gazetari, por fiksion. Është fiksion për shkak se nuk ka asnjë element të gazetarisë profesionale që këtë përmbajtje do ta identifikojë si përmbajtje të standardizuar gazetareske.

01282016-Sitel-KaticaLinku deri te artikulli origjinal: Katica në vepër e realizon politikën “Do të hamë njerëz të gjallë”, takim i fshehtë me Zaevin

Data dhe koha e publikimit: 27.01.2016, 18:00

Data e recensionit: 28.01.2016

Recensues: Зоран Бојаровски

FANTAZMAGORI PA BAZË

Përveç “nga burimet tona”, që është theksuar vetëm në një vend në këtë sajesë mediatike, nuk ka asnjë burim që në mënyrë adekuate do ta vërtetojë se kjo storje ka bazë reale. Kjo del nga neni i parë, thelbësor i Kodit të gazetarëve, i cili rekomandon:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informacionit që janë në interes publik.

Gazetari duhet të publikojë informata të vërteta dhe të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe duhet publikuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Këtu nuk është respektuar asgjë nga parimet e nenit 1 të Kodit të gazetarëve. Kjo përmbajtje as që përpiqet të sqarojë se bëhet fjalë për spekulime. Përkundrazi. Tregimi është thurur në atë mënyrë që të duket sikur bëhet fjalë për fakte absolute, e për këtë nuk ka asnjë dëshmi, e as paralajmërime, se ka dëshmi të cilat janë të njohura për redaksinë.

Siç thamë, përkundrazi. Është thurur një tregim i denjë për një dramë të palverë politike, e përbërë nga insinuatat, skenaret e pambështetura, fantazmagoritë pa bazë, pohimet shpifëse dhe përmbajtjes që shqetëson.

Pra, kemi një produkt skajshmërisht të anshëm gazetaresk, që është në kundërshtim të plotë me parimin për distancë, siç parasheh neni 14 i Kodit:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

manipulon

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e