verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Fshehja e burimit – krim etik

on 22 - 10 - 2015       

[Recension:“Fërckovski: Zvërlevski kur të dal t’i kërkojë falje të gjithë popullit”]

“Ndalohet plagjiatura”, është rregulli i parë të cilin e mëson çdo gazetar amator që pretendon të bëhet profesionist. E drejta deklarative i takon vetëm atij gazetari i cili ka marrë guximin dhe ka hedhur në veprim idenë për të raportuar për një temë të tillë. Çdo kopjim, ri-publikim dhe ndërrim të konotacionit të saj përbën shkelje të ligjit. Teksti që po recensojmë është një kopje e një testi tjetër dhe pasi është marrë vetëm pjesërisht, ai shkel disa rregulla bazë të profesionalizmit.

Fërckovski Zvërlevski kur të dal t’i kërkojë falje të gjithë popullit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Fërckovski: Zvërlevski kur të dal t’i kërkojë falje të gjithë popullit”

Data dhe koha e publikimit: 17.10.2015

Data e recensionit: 18.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Artikulli pasqyron mendimin e një personaliteti siç është profesori Lubomir Fërçkovski dhe vlerësimin e tij për Prokurorinë publike.

Deklarata është marrë nga një portal tjetër i cili për dallim nga portali në fjalë ka theksuar edhe burimet edhe emrin e autorit. E njëjta nuk është cituar në tekstin që po recensojmë.

Profesori Lubomir Fërçkovski vlerëson se Prokuroria publike nuk është as politike, e as e pavarur, por është partiake, prandaj Maqedonia, sipas tij, po hynë në një krizë, ku familja kriminale në pushtet po i aktivizon të gjitha instrumentet kundër ndryshimeve. Kjo mund të lidhet edhe me rastin për Prokurorinë speciale.

Për dallim nga rasti i parë, këtu gazetari është i njëanshëm. Nëse parimi i gazetarisë profesionale, në të cilën thirret portali në fjalë, është që të informohet me paanshmëri, atëherë pse në këtë tekst mungon pala tjetër ose më saktësisht pala e cila akuzohet? Lexuesi do të ishte i interesuar të dinte edhe qëndrimin e Prokurorisë publike në lidhje me akuzat që i vijnë nga njohësit e rrethanave.

 “Ata kanë nisë instalimin e tyre, sot kanë ngre çështjen e prokurores, nesër të ministrave, e kështu me radhë. Nëse ligji për prokuroren speciale ka dal nga një marrëveshje politike ajo është bazuar në ligj, për dallim Prokuroria publike është organ partiak. Nuk është as i pavarur as politik, është partiak. Për shkak keqpërdorimeve të tyre ne jemi këtu ku jemi. Unë pres që Zvërlevski kur të dal t’i kërkojë falje të gjithë popullit”, shpreh profesori Lubomir Fërçkovski.

Informacioni shtesë i cili çdoherë është pjesa e cila i mungon teksteve të tilla, do të plotësonte lajmin duke informuar shtesë për këtë çështje.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

Tekst i kopjuar

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

Fsheh burimin

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e