verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Promovimi i Doracakut për gazetari të bazuar në të dhëna

on 4 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

logo-crm-malo

Qendra për zhvillimin e mediumeve (QZHM), të martë, më  4 mars 2013, në GEM klubin Çarshinë e vjetër (Klub „Menda“), me  fillim në ora 12:00, do ta prezantojë publikimin në maqedonisht të   Doracakut për gazetari të bazuar në të dhëna “.

„Doracaku për gazetari të bazuar në të dhëna “,  është organizuar nga Xhonatan Grej,  Liliana Bunegru dhe Lusi Çejmbers, fillimisht u botua nga Fondacioni “Njohuri e Hapur” dhe “Qendra Evropiane për Gazetari”. Edicioni në maqedonisht i këtij libri është përgatitur nga Qendra për Zhvillimin e Mediumeve, i financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni (FSHHM).

Doracaku është një përpjekje për tu përafruar me gazetarët nga mbarë bota, gazetari e bazuar në të dhëna. Doracakun në maqedonisht do ta promovojë gazetarja Sashka Cvetkovska, e cila në mënyrë aktive është angazhuar me këtë lloj të gazetarisë. Në prezantim gjithashtu do të fol edhe Violeta Gligoroska nga FSHHM dhe Dejan Georgievski nga QZHM.