verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Сеад Ризвановиќ

Propagandistët të frikësuar nga ndryshimet e mundshme në hapësirën mediatike

на 13. 09. 2016 | | mk
“Rebelim” kundër mbikëqyrjes parazgjedhore mediatike. Foto: DeviantArt  

Propaganda është vënë para dilemave të rënda, t’i respektojë standardet profesionale, mirëpo në të njëjtën kohë ta ndërpresë bombardimin e qytetarëve me gënjeshtra dhe me manipulime me ç’rast do të vihet në pikëpyetje rejtingu i partisë në pushtet

Shkruan: Sead Rizvanoviq Më 2 shtator filloi mbikëqyrja e paralajmëruar e medieve elektronike nga ana e Agjencisë për medie dhe organi i ri ad-hoc për ndjekjen e programit. Ajo që mund të vërehet në fillim është se zbatuesit e propagandës në Maqedoni (do ta njohin veten në tekst) janë të zverdhur, të ngrirë, të frikësuar, në panik nga mundësia për t’u dënuar për për krimin informativ që e realizojnë mbi qytetarët tashmë një dekadë të

Edhe zyrtarisht jo të lirë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare

на 5. 05. 2016 | | mk
Bangladeshi, Burundi, Jemeni dhe Zimbabveja – shoqëria jonë në rangimin e lirive mediatike nga “Freedom House”. Foto: flickr

Për çdo ditë partia në pushtet, në bazë të kritereve të cilat vetëm ata i dijnë, maste se sa sekonda kanë përdorur televizionet për “shtrembërimin e tezave të VMRO-DPMNE-së” dhe për “madhërimin e tezave të LSDM-së” dhe e gjithë kjo në momente kur perëndimi e shpalli vendin tonë si jo të lirë. Ky rangim i turpshëm i VMRO-DPMNE-së do të mbetet si dëshmi për periudhën e turpshme në të cilën vendin e bënë jo të lirë, ndërsa funksionarët e partisë, kuptohet, ata të ardhshmit, edhe gjatë kohë në të ardhmen do të duhet t’i sqarojnë komunikatat e arkivuara në mënyrë të rregullt

Mediet e robëruara dhe e vërteta e falsifikuar

на 1. 04. 2016 | | mk
Foto: jornal.cat   Mediet më të shikuara në vend në fakt nuk janë medie, por makina klasike propaganduese për PR, të cilat e hekurosin perden e zezë të gënjeshtrës, e cila 24/7 i mbulon sytë e publikut. Nuk është me rëndësi se cili institucion ose individ në publik do të prezantojë çfarëdo qoftë dëshmish për keqpërdorimin e të mirave publike, nuk është me rëndësi as ajo që e shohim dhe e dëgjojmë me sytë tona, propagandistët e prezantojnë vetëm atë që duan. Shkruan: Sead Rizvanoviq Në konferencën për shtyp të Prokurorisë speciale publike, të cilën me shpirt e priste gjithë kombi, dhe në të cilën u hap hetim kundër, deri para disa kohësh, e ndoshta edhe akoma, de-facto, njeriut më të

Negociata për rregullimin e medieve dhe luftë për situatë status-quo

на 19. 02. 2016 | | mk
20.01.2015. Foto: FOSIM  

Viti 2011 ishte i kobshëm për lirinë e medieve, për shkak se pas aksionit policor-gjyqësor-tatimor, të mbështetur fuqishëm nga kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, u mbyllën mediet me të cilat udhëhiqte Velija Ramkovski. Publiku mbeti pa “А1” dhe “А2”, “Vreme”, “Shpic”, “Koha e re”, “1Е”, e poashtu u hap edhe procesi i njohur si “Merimanga”, i cili u bë reper për shkeljen e të drejtave të të paraburgosurve, shkeljen e procedurave dhe për kërrusjen e kurrizit të redaktorëve dhe gazetarëve.

Shkruan: Sead Rizvanoviq Përderisa publiku argëtohet me detajet që dalin nga negociatat për rregulimin parazgjedhor të medieve, në realit nuk ndodh asgjë e re. U shua edhe një medie, mirëpo kësaj radhe jo në kuptimin material, por

Xhelatët e fjalës së lirë dhe rregullimi i mediave para zgjedhjeve

на 21. 01. 2016 | | mk
Ngjarje diku larg, prej ku raportohet lirshëm. Foto: Cara_VSAngel, 2008

Tani, për fat të keq, gjendemi në një situatë kur gazetarët, të cilët në parim duhet të kërkojnë derregullim në sferat që e definojnë lirinë e të shprehurit, duheta ta pranojnë se Maqedonisë urgjentisht i nevojiten rregulla të reja për normalizim të hapësirës mediatike. Mirëpo, nëse bëhen përpjekje që të normalizohet vendi, sigurisht se mediet nuk mund të ndahen nga ky proces.

Shkruan: Sead Rizvanoviq Si barcoletë e “Koza Nostrës” tingëlloi lajmi se “Asociacioni maqedonas i gazetarëve ” (AMG) ka përgatitur kod për sjellje gjatë zgjedhjeve të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor. Në kronikën e përgatitur nga një televizion nacional në kuadrin që e përshkruan AMG-në, përveç kryetares Sllagjana

Dyfytyrësia si sistem

на 2. 10. 2015 | | mk
Nga protestat e Plenumit studentor. FOTO: FOSIM, 17.11.2014

“Prindërit nuk mendojnë sa duhet për ardhmërinë e fëmijëve të tyre në afat të gjatë, prandaj ne mendojmë” – Nikolla Gruevski, përgjigje në një pyetje deputeti në Kuvendin e Maqedonisë.

Shkruan: Sead Rizvanoviq Duke e mbrojtur konceptin e testimit ekstern, të futur nga qeveria, të cilën e udhëheq pothuajse një dekadë, kryeministri Nikolla Gruevski e arriti kulmin e arrogancës së tij, duke