verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Dy prilli, Dita ndërkombëtare e verifikimit të fakteve

on 7 - 04 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Проверка на факти - светлина врз вистината. Фото: Pixabay
Verifikimi i fakteve – dritë mbi dritën. Foto: Pixabay

Dy prilli është promovuar si Dita ndërkombëtare e verifikimit të fakteve nga ana e Rrjetit ndërkombëtar për verifikimin e fakteve, të themeluar në kuadër të Institutit “Poynter” nga Sant Petersburgu, shteti federal i Floridës në SHBA, në bashkëpunim me organizatat për verifikimin e fakteve në botë.

Siç thotë organizatori i ngjarjes në ueb-faqen e tij, “kjo nuk është një ngjarje e thjeshtë, por besim se më shumë se kurdoherë më parë nevojitet verifikimi i fakteve në politikë, në gazetari dhe në të gjitha fushat e tjera”.

Kjo ditë nuk është zgjedhur rastësisht, thonë organizatorët. Bëhet fjalë për ditën që vjen pas ditës ndërkombëtare të shakasë (dhe të gënjeshtrës, v.j.) që të theksohet rëndësia e verifikimit të fakteve.

Në këtë ueb-faqe mund të gjenden edhe udhëzimet për atë se si të bëhet verifikimi i fakteve dhe pse kjo është me rëndësi.

“Metamorfozis” – Fondacioni për internet dhe shoqëri, së bashku me projektet e tij mediatike, “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” dhe “Vërtetmatësi“, është anëtari i vetëm nga Maqedonia i rrjetit global për verifikimin e fakteve që përbëhet nga 45 organizata joqeveritare dhe mediatike.

Abonohuni për lajmet më të reja