verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Metodologjia

Projekti i USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve, të cilin në kohëzgjatje prej 30 muajsh e zbaton fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis nga Shkupi (www.metamorphosis.org.mk), ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë më tepër llogari nga mediumet, si dhe t’u ndihmojë gazetarëve në zbatimin e standardeve të tyre profesionale, duke siguruar vegla onlajn dhe resurse për edukim publik dhe ngritje të vetëdijes publike. Qëllimi i Shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediumet është rritja e kërkesës për lajme dhe informata objektive të bazuara në fakte dhe në standardet profesionale të gazetarisë ndërmjet qytetarëve.

Rezultatet që priten nga projekti përfshijnë:

  • Krijimin e Shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediumet, që do të krijojë një regjistër të përhershëm publik (në anglisht, publicrecord) me të cilin do të dokumentohen një sërë çështjesh kyçe që kanë të bëjnë me kualitetin dhe llogaridhënien e mediumeve në Maqedoni, nëpërmjet recensioneve profesionale të artikujve dhe analizave të publikuara në ueb-faqen mediumi.vistinomer.mk.
  • Sigurimin e hapësirës publike për qytetarët dhe punëtorët profesionalë medialë ku mund të mbajnë diskutim të strukturuar publik për çështjet që kanë të bëjnë me kualitetin e produketeve mediale nëpërmjet Shërbimit si platformë onlajn.
  • Sigurimin e mbështetjes për përfaqësim (në anglisht, advocacy) për llogaridhënien e mediumeve.
  • Rritjen e kërkesës në mesin e qytetarëve për lajme dhe informata objektive të bazuara në fakte dhe në standardet profesionale të gazetarisë, si rezultat i përmbajtjeve të publikuara edukative për edukim publik.
  • Nivel të rritur të vetëdijes publike për standardet e gazetarisë profesionale dhe zbatimin e mendimit kritik si mënyrë për t’iu kundërvënë devijimeve mediale.
  • Vetëdije e shtuar e punëtorëve medialë për standardet profesionale që gjenden në kodet relevante, si dhe për obligimin e tyre që ta kërkojnë të vërtetën dhe të raportojnë për të, në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse.

 

Aktivitetet e planifikuara të projektit përfshijnë:

 

  • Faza përgatitore:

 

  • Zhvillimi i metodologjisë për Shërbimin për verifikimin e fakteve nga mediumet. Zhvillimi i ueb-faqes në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe.
  • Formimi i ekipit të projektit, që përbëhet nga dy pjesë: gazetarë-recensentë të artikujve dhe analistë që do ta zbatojnë metodën për analizë kritike të diskursit. Ekipi do t’i trajtojë çështjet për saktësi të përmbajtjeve mediale dhe devijimet mediale në Maqedoni nëpërmjet produksionit periodik të teksteve autoriale.
  • Mbajtja e aktiviteteve për shpërndarjen e njohurive dhe rrjetëzim (në mesin e të cilave edhe një seminar-punëtori) për vendosjen e bashkëpunimit me OJQ-të relevante që merren me monitorim/përcjellje dhe raportim (në anglisht, WatchdogCSOs) dhe mediumet që janë të interesuara për promovimin e standardeve profesionale.

 

  • Implementimi:

 

  • Produksioni i vazhdueshëm i artikujve analitikë sipas metodologjisë së përcaktuar më parë, të bazuar në kodet etike të gazetarisë: recensione nga ana e gazetarëve dhe artikuj analitikë me qëllim që të rritet arsimi publik dhe të nxiten debate për saktësinë e produkteve mediale.
  • Realizimi i fushatës për ngritjen e vetëdijes publike të bazuar në zbatimin e mediumeve sociale me të cilën do të promovohet gazetaria objektive dhe profesionale e  bazuar në fakte. Fushata do të përfshijë edhe ngjarje publike, në mesin e të cilave edhe brifingje kuartale për mediumet.

 

  • Mbyllja e projektit: Ceremonia përfundimtare, prezantimi i konstatimeve, përfundimeve dhe rekomandimeve kryesore, pas të cilës do të pasojë mbyllja administrative e projektit dhe dorëzimi i raporteve përfundimtare.

Metodologjia e sqaruar

Ueb-faqja

Ueb-faqja e Shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediumet zhvillohet si pjesë integrale e ueb-faqes Vërtetmatës (vistinomer.mk në maqedonisht, gjegjësisht vertetmates.mk në shqip), por për shkak të dallimeve në funksionalitet dhe në llojin  e përmbajtjeve që i trajton (kualiteti i përmbajtjeve mediale kundrejt premtimeve dhe deklaratave të politikanëve), karakterizohet me strukturë dhe dizajn të veten.

Ueb-faqja është në dispozicion nën domenin mediumi.vistinomer.mk, media.vertetmates.mk në shqip dhe media.truthmeter.mk në anglisht. Dy versionet e para gjuhësore kanë funksion identik dhe mundësojnë kalim nga njëra gjuhë në tjetrën në çdo nivel në kuadër të strukturës së ueb-faqes. Versioni në gjuhën angleze përmban vetëm informata kryesore për projektin dhe përkthime të përmbajtjeve të përzgjedhura nga versioni në gjuhën maqedonase/shqiptare.

Përveç si nënfaqe e Vërtetmatësit, me qëllim të pranimit dhe identifikimit më të lehtë nga ana e publikut, shërbimi është në dispozicion edhe nëpërmjet domeneve: proverkanafakti.mk në maqedonisht, verifikimiifakteve.mk në shqip dhe factchecking.mk në anglisht.

Funksionaliteti:

Ueb-faqja paraqet zgjidhje të ndërlikuar softuerike me qëllim që t’u përgjigjet të gjitha funksionaliteteve të parapara. Nga njëra anë, në prapavijë funksionojnë sistemet e veçanta, të cilat, analistëve dhe recensentëve u mundësojnë që në mënyrë të shpejtë t’i përgatisin analizat, recensionet dhe leksionet e tyre gazetareske, ndërsa nga ana tjetër interfejsi publik mundëson identifikim të qartë të të gjitha llojeve të përmbajtjeve, të shënuara në mënyrë përkatëse në faqen e parë. Segmente të veçanta të ueb-faqes janë sistemi për komunikim me publikun (komente dhe mundësi për propozim të artikujve për analizë, gjegjësisht paraqitje të ndonjë devijimi medial), si dhe sistemi për komunikim me mediumet (njoftim automatik i mediumit që e ka publikuar lajmin që është analizuar dhe mundësi për reagim publik të tij).

Çdo artikull ka mundësi për komentim nga ana e qytetarëve, ndërsa recensionet e lajmeve ditore përmbajnë dy sisteme të ndryshme për komentim: diskutim që është publikisht i dukshëm ndërmjet Shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediumet dhe mediumet përkatës, si dhe sistem standard për komentim dhe përgjigjjen në komente.

Opinioni ka mundësi që në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i paraqesë devijimet mediale dhe të kërkojë verifikim të fakteve duke dërguar linke dhe informata për artikuj të caktuar, të cilat i konsideron problematike. Mënyra e funksionimit të kësaj karakteristike është e ngjashme me mekanizmin “paraqit gabimin (bug)” që është zhvilluar nga MediaBugs.org, me ç’rast shfrytëzuesi në një formular në ueb u fut këto të dhëna: titulli, linku deri te artikulli, fotografi (screenshot) dhe arsyetim të problemit (shkaku i paraqitjes). Në një faqe të veçantë paraqiten të gjitha problemet e paraqitura nga qytetarët, të cilat janë të shoqëruara me elemente grafike (ikona) të cilat e paraqesin statusin e tyre: i hapur, i refuzuar, shqyrtohet, i analizuar. Ekipi redaktues, e veçanërisht gazetarët e Ekipit 1, për çdo ditë i shqyrton problemet e paraqitura, me ç’rast i vë në proces të recensimit vetëm ato që janë në përputhje me metodologjinë sipas të cilës bëhen edhe recensionet e tjera. Shkaqe për refuzimin e problemeve të paraqitura mund të jenë: mosekzistimi i problemit të përmendur ose i ndonjë problemi tjetër të definuar në metodologji, mediumi në ndërkohë e ka përmirësuar gabimin, paraqitja ka të bëjë me gabim të papërmirësueshëm ose vetë paraqitja është joserioze, joadekuate ose spam.

 

Si plotësim i Shërbimit, funksionon edhe një zgjidhje softuerike (plugin) që shërben për paraqitjen e problemeve nga ana e qytetarëve, drejtpërdrejtë nëpërmjet mediumeve që do të tregojnë interes për ta vënë këtë funksionalitet në ueb-faqet e tyre. Ekipi nuk mund të garantojë për përdorimin e kësaj suste nga ana e mediumeve, por i inkurajon t’i shtojnë ose të zhvillojnë opcione të veta për këtë qëllim. I këtillë është rasti me “Washington Post”-in, të cilët e pranojnë se bërja e gabimeve është veti njerëzore dhe vlen për gazetarët (sipas hulumtimit të zbatuar nga profesor Skot R. Majer, 61% nga 4.800 lajme lokale dhe artikuj për ndonjë tematikë të caktuar nga 14 gazeta të hulumtuara përmbajnë gabime), të cilët duhet ta kenë virtytin që ta pranojnë dhe ta përmirësojnë gabimin, si pjesë e profesionit të tyre.

Dizajni:

Dizajni i ueb-faqes karakterizohet me pamje portali, gjegjësisht edhe vetë pmaj duke sikur medium-onlajn. Në menynë kryesore janë vendosur 3 kategori kryesore: Recensione, Аnaliza dhe leksione gazetareske. Përveç këtyre, ka edhe 2 kategori përmbajtjesh informative: Аktivitete (të projektit) dhe Аktualitete që kanë të bëjnë me mediumet.

Në faqen e parë paraqiten të gjitha llojet e teksteve sipas kohës së publikimit, me ç’rast ato më aktualet janë të vendosura në ballë të faqes. Duke pasur parasysh se leksionet gazetareske dhe analizat kritike të diskursit publikohen në intervale më të gjata për dallim nga ritmi i publikimit të të recensioneve të lajmeve ditore, dizajni i potencon në një pjesë të veçantë përmbajtjet e fundit nga të gjitha kategoritë në çdo faqe në kuadër të faqes.

Faqet në nivel të një publikimi e përfshijnë përmbajtjen e analizave, recensioneve dhe leksioneve gazetareske, sipas stileve të definuara për formatim të artikujve onlajn (ndarja e paragrafeve, përdorimi i stilit të veçantë për formatim të titujve dhe të nëntitujve, vendosja e linkeve deri te artikujt që janë relevantë në kontekst të tekstit, ndarja stilistike e citimeve). Përveç këtyre rregullave, faqet për recensionet ditore të lajmeve kanë edhe fotografi (screenshot) nga artikulli i analizuar dhe paraqitje grafike të grupit të kritereve në formë të infografikut.

Në çdo faqe në kuadër të ueb-faqes ka një kërkues, sustë Paraqit problemin, widget-e për theksimin e Përmbajtjeve më të popullarizuara dhe më të komentuara, si dhe widget-e nga rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Në një meny plotësuese të ueb-faqes janë grupuar linket deri te faqet statike: Мetodologjia, Për projektin dhe Politika për privatësi.

Ueb-faqja është e zhvilluar sipas standardeve w3c, me ç’rast ka pasur kujdes që ajo të jetë e qasshme për të gjithë.

Dizajni i ueb-faqes është zgjedhur pas shpalljes së publikuar paraprakisht[1], në bazë të ofertës më të favorshme duke u bazuar në raportin zgjidhja e ofruar kundrejt çmimit.

Dizajni i ueb-faqes u përmbahet rregullave për vizualizim të USAID-it, por poashtu ka edhe një element të sajin për indentifikim (logо) që mundëson të përjetohet si medium nga ana e shfrytëzuesve të targetuar.

Politika për privatësi është dokument që vizitorët e ueb-faqes i informon nëpër llojet e të dhënave të cilat i pranon dhe i mbledh ajo gjatë shfrytëzimit të saj, si dhe disa nga hapat që i ndërmerr organizata për mbrojtjen e tyre.

Dokumenti Мetodologjia përmban fragmente nga ky dokument, të grupuara në pjesë përkatëse dhe të lidhura në mes vete me linke, ndërsa faqja Për projektin i përmban informatat kryesore për Komponentën, si qëllimet, aktivitetet, grupet e qëllimit, përbërja e ekipti redaktues etj. Me dokumentin Rregulla për komentim, për tek i cili ka link në pjesën për komentim të artikujve, shfrytëzuesit mund të informohen se në rastet kur do të jenë të pranishme elemente të ofendimit dhe të shpifjes ose ndonjë material joligjor, komentet do të moderohen ose do të fshihen, si dhe se të gjitha informatat, këshillat ose mendimet e publikuara në komente, janë pronësi dhe përgjegjësi e personave që i kanë publikuar ato, nuk i paraqesin këndvështrimet e redaksisë, e as të personave ose të organizatave që janë të lidhura me të.

Metodologjia për recensim dhe analizim

Metodologjitë për recensim dhe analizim dallohen për nga qasja, si dhe për nga lloji i artikullit që është rezultat i punës (recensim i artikujve ditorë dhe analizë kritike e diskursit). Kriteret për përzgjedhjen e artikujve, si dhe kriteret në bazë të të cilave bëhet vlerësimi dhe nga të cilat dalin pyetjet hulumtuese janë të ndryshme, me disa përputhje, gjë që mundëson lidhje të produkteve të ndryshme analitike sipas mospërmbajtjes ndaj standardeve profesionale gazetareske që është identifikuar.

Ekipi 1: Metodologjia për recensim të artikujve ditorë

Artikujt ditorë analizohen sipas disa kritereve kryesore në kuadër të të cilave parashtrohen pyetje hulumtuese, me përgjigjet e të cilave identifikohen parametra të ndryshëm, të cilat në fakt e definojnë “vlerësimin” e recensentit për artikullin e analizuar. Parametrat e zgjedhur pastaj elaborohen në mënyrë tekstuale, me çka fitohet forma përfundimtare e recensionit që përbëhet nga vlerësimet kualitative që vërehen lehtë (të paraqitura në mënyrë grafike) dhe pjesa tekstuale që e arsyeton zgjedhjen parametrave konkretë nga ana e recensentit. Përzgjedhja e parametrave nuk nënkupton domosdoshmërisht dhënien e vlerësimit negativ ose pozitiv. Puna e recensentit është që nëpërmjet një teksti të qartë t’i vë vlerësimet e tilla në kontekst të artikullit të analizuar medial dhe në atë mënyrë ta definojë fotografinë për kualitetin e tij.

Artikujt ditorë i përfshijnë zhanret informative gazetareske. Duke parasysh se kualifikimet e ndryshme ofrojnë definicione të ndryshme për llojet e ndryshme të përmbajtjeve gazetareske, e poashtu edhe faktin se kufiri ndërmjet disa nënllojeve është shumë i hollë, metodologjia nuk imponon identifikimin preciz të zhanrit të artikullit i cili analizohet. Ljubomir Rajnvan potencon dy aspekte në lidhje me zhanret: zbatimin e tyre në praktikë dhe trajtimin e tyre në teori. Në fakt, aspekti i parë bazohet në përvojën e gazetarëve të mirë, të cilët në mënyrë krijuese i përmbahen dhe e zbatojnë pastërtinë dhe shprehjen në zhanre, ndërsa aspekti teorik ngre një sërë çështjesh diskutabile dhe çon deri te ajo që detyrimisht të kihet kujdes nga shabllonizimet eventuale që janë të orientuara kundër gazetarisë kreative. Sipas tij, ”Klasifikimi nuk guxon të trajtohet si kategori absolute për zbatim mekanik, por përkundrazi, si kornizë elastike që duhet të shfrytëzohet në mënyrë krijuese”.[2] Parimisht, qasja e këtillë është e pranueshme për shkak se paraqet kompromis ndërmjet aspektit teorik dhe atij praktik.

Megjithatë, si kriter fillestar për recension është që artikulli i përzgjedhur të përmbajë një grup specifikash që shërbejnë si shenja njohëse të produktit gazetaresk si informativ, duke filluar nga përmbajtja dhe forma. Sipas kësaj, të gjitha format e të shprehurit gazetaresk informativ, që karakterizohen me një vlerë minimale të informatës me të cilën nënkuptojmë se ajo është në përputhje me interesin personal dhe nevojat e lexuesve, ka të bëjë me personalitete, grupe njerëzish ose ngjarje të rëndësishme, është aktuale dhe ka një ndikim të caktuar mbi ndjenjat e lexuesve, është e përshtatshme për këtë lloj të analizës. Recensionet nuk kufizohen vetëm në shmebujt negativë të praktikës gazetareske, përkundrazi, metodologjia ka për qëllim të lë hapësirë për recension të shembujve pozitivë nga puna e gazetarëve, në përputhje me ofertën e hapësirës mediale të Maqedonisë në internet. Poashtu, në përzgjedhjen e artikullit për recension ndikon edhe ajo se sa me ndikim është mediumi onlajn.

Përzgjedhja e artikujve nuk nënkupton skenim të të gjithë artikujve të ditës në internet dhe zgjedhje të shembujve më me ndikim, më negativë ose më pozitivë. Zgjidhen raste tipike, në përputhje me kriteret e përmendura më lartë, fillimisht me propozim të vetë recensentëve, me propozim të lexuesve, si dhe me propozim të redaktorit ose ndonjë anëtari tjetër të ekipit.

Gjatë ditës, anëtarët e ekipit të recensentëve, në marrëveshje me ekipin redaktues bëjnë listë të artikujve që janë të përshtatshëm për analizë, të cilat më tutje shpërndahen për t’u përpunuar. Në këtë proces përdoren lista për kontakt nëpër e-mailit, grupet e Facebook-ut dhe mënyra të tjera më pak formale të komunikimit onlajn dhe oflajn. Propozimet e dërguara nga lexuesit janë të dukshme publikisht dhe janë të shënuara, por në procesin e recensionit do të hyjnë vetëm ato që janë në përputhje me kriteret e theksuara në këtë metodologji.

1. Vërtetësia e fakteve

 

–          Prania e fakteve

–          Saktësia e fakteve

–          Vërtetësia e fakteve

Arsyetim: Që një artikull gazetaresk të bëjë pjesë në grupin e zhanreve informative duhet të bazohet në fakte që ta arsyetojë qëllimin e tij kryesor – ta informojë lexuesin. Pastaj ato fakte duhet të jenë të sakta dhe të vërteta. Derisa prania e fakteve dhe vërtetësia e tyre për një gazetar që është në rolin e recensentit mund të konstatohet shumë lehtë, saktësia mund të konstatohet ose të refuzohet, nëpërmjet punës hulumtuese (të qenit në dispozicion të resurseve të tjera), si dhe nëpërmjet dëshmisë së drejtpërdrejtë për ngjarjen.

Pyetje hulumtuese: Parametrat (përgjigjet e mundshme):
1)      A (ka) bazohet teksti në fakte? ka/nuk ka
2)      A janë faktet të sakta? të sakta/jo të sakta
3)      A mund vërtetohet vërtetësia e fakteve? të vërteta/jo të vërteta

 

2. Burimet e informatave

 

–          Prania e burimeve të informatave

–          Lloji i burimeve të informatave

–          Relevanca e burimeve të informatave

–          Numri i burimeve të informatave

–          Pluralizmi (shumëanshmëria) e burimeve të informatave

–          Aktualiteti i burimeve të informatave

Arsyetimi: Burimet e informatave duhen të jenë të verifikuara, të vërtetuara dhe të shënua. Gjatë kësaj, ato janë zyrtare kur citohet burimi me emër dhe mbiemër ose kur përcaktohet në ndonjë institucion ose kompani konkrete; jozyrtare janë kur nuk citohet burimi me emër dhe mbiemër, kur nuk përcaktohet institucioni dhe anonime atëherë kur me kërkesë të burimit, ai as nuk përcaktohet e as nuk citohet. Ndonjëherë në praktikën gazetareske formulime të llojit: “nga burime tona të afërta”, “sipas informatave që nuk janë të konfirmuara zyrtarisht” e të ngjashme, që lënë hapësirë për manevra dhe krijojnë ndjenjë të dyshimit te lexuesi.

 

Kryesore për punën e gazetarit është që informatat të jenë në lidhje me ndonjë ngjarje ose dukuri aktuale, ose me ndonjë temë që është përherë aktuale. Gjatë kësaj, edhe përkundër lirisë së gazetarit që të aktualizojë tema për të cilat konsideron se janë të rëndësishme për qytetarët në moentin e dhënë, ai është i obliguar që ta verifikojë kornizën kohore dhe hapësinore të informatave që planifikon t’i shfrytëzojë si bazë për njoftim. Kohët e fundit, praktika tregon se ka tendencë të shfrytëzimit të informatave dhe ndodhive të kaluara, si dhe të informatave që kanë të bëjnë me ndonjë zonë të caktuar gjeografike dhe vënien e tyre në kontekst aktual, lokal ose nacional. Kjo jo vetëm që i dezinformon lexuesit, por mund të jetë edhe një armë e fuqishme për manpiulim dhe ndikim negativ mbi vetëdijen publike dhe mendimin publik.

 

Pyetje hulumtuese: Parametrat (përgjigjet e mundshme):
1)      A është evidentuar në tekst prania e burimeve të shfrytëzuara? ka/nuk ka
2)      Çfarë burime të informatave shfrytëzon teksti? zyrtare/jozyrtare /anonime
3)      A janë relevante burimet e shfrytëzuara? relevante/jorelevante
4)      Sa burime shfrytëzohen në tekst? 1/ 2/më tepër
5)      A përfaqësojnë burimet e shfrytëzuara një ose më tepër palë? një palë/më tepër palë
6)      A janë burimet e shfrytëzuara aktuale dhe adekuate për kontekstin në të cilin janë përdorur? aktuale/joaktuale/në kontekst /jashtë kontekstit

 

3. Përmbajtësia?

 

–          Gjithëpërfshirja

–          Fshehja e informatave

Arsyetimi: Kryesore për çdo zhanr gazetaresk, duke e përfshirë edhe lajmin dhe raportin, është që ai të ketë një porosi, qëllim dhe ndikim të caktuar mbi mendimin publik. Në këtë mënyrë produkti gazetaresk karakterizohet me njërin nga kualitetet kryesore të të shprehurit gazetaresk  – përmbajtësinë.

 

Gazetari duhet të përpiqet që kajmi të jetë gjithpërfshirës, gjegjësisht të përmbajë sa më tepër informata dhe të paraqesë sa më tepër burime me përvojë, burime zyrtare dhe nga ekspertët, varësisht nga ajo se sa ato janë objektivisht në dispozicion. Gazetari nuk është përgjegjës në qoftë se disa burime dhe informata të caktuara nuk janë në dispozicion, e poashtu edhe refuzimi i qëllimshëm i burimeve që të komunikojnë me gazetarët nuk mund të konsiderohet si faj i tyre. Megjithatë, në rast të lajmeve të ndjeshme, e veçanërisht të atyre që përmbajnë informata me karakter akuzues, gazetari e ka për obligim që t’i atribuojë deklarimet e tilla, që konsiderohet si nivel minimal i gjithpërfshirjes së lajmit.

 

Nga ana tjetër, kur ka anashkalim të qëllimshëm ose të paqëllimshëm të një pjese të informatës bëhet fjalë për fshehjen e informatave, që mund të përdoret për paraqitjen e gabuar të së vërtetës, për propagandë, për t’i bërë dëm ndonjë personi, kompanie ose ndonjë subjekti tjetër.

 

Pyetje hulumtuese: Parametrat (përgjigjet e mundshme):
1)      A e plotëson lajmi nivelin minimal të gjithëpërfshirjes? gjithëpërfshirës/jo gjithëpërfshirës
2)      A fsheh informata lajmi? fsheh/nuk fsheh

 

4. Anshmëria

 

–        Paraqitja e të vërtetës

–        Shtrembërimi i të vërtetetës

–        Gënjeshtra

–        Balanci gjatë paraqitjes së palëve

–        Llojet e anshmërisë

 

Arsyetim: Anshmëria ne mediume ka të bëjë me përzgjedhjen e ngjarjeve që mbulohen, si dhe me mënyrën se si mbulohen ato. Ka disa lloje të anshmërisë, ndërsa më shpesh flitet për anshmëri politike, gjegjësisht manipulim i papranueshëm me lajmin, me shtrembërimin e pjesëve të artikullit, që nuk përkojnë me të vëretën e plotë ose janë e vërtetë e pjesshme, me qëllim që të potencohet në dritë pozitive ose t’i bëhet dëm politik ndonjë partie, edologjie ose personi.

 

Janë të pranueshme rastet kur gazetari dhe media përfaqësojnë dhe promovojnë qëndrime politike, mirëpo gjatë kësaj në mënyrë të qartë i ndajnë faktet dhe mendimin, ndërsa politikën redaktuese nuk e zbatojnë në mënyrë që e rrezikon objektivitetin dhe balancin gjatë raportimit. Përveç kësaj, shqyrtohen edhe rastet e anshmërisë komerciale që ka të bëjë me mbajtjen e anës së ndonjë kompanie ose marke nga ana e mediumit ose gazetarit.

 

Pyetje hulumtuese: Parametrat (përgjigjet e mundshme):
1)      A e paraqet artikulli të vërtetën e plotë? plotësisht/pjesërisht
2)      A ka në artikull shtrembërim të së vërtetës (spin)? ka/nuk ka
3)      A ka në artikull informata të rrjeshme? ka/nuk ka
4)      A e mban gazetari në artikull anën e ndonjë pale? mban anën e një pale/i balancuar
5)      A mund të identifikohet ndonjë lloj anshmërie në artikull? politike/komerciale/tjetër

 

5. Komentimi

 

–        Prania e elementeve të komentimit

–        Komentim i ndarë kundrejt komentimit të integruar

 

Arsyetim: Në praktikën gazetareske, në mungesë të fakteve të mjaftueshme për ndonjë lajm ose raportim, gazetarët (veçanërisht të rinjtë) shpesh e përdorin komentin. Bile edhe atëherë kur do të përcaktohet për këtë formë gazetareske, gazetari duhet të mbajë një distancë të caktuar emotive nga ngjarjet dhe qëndrimet e tij t’i bazojë në argumente. Por, në praktikë gjendja e këtillë rezulton me artikuj që i vendosin elementet e komentimit në zhanret informative ose edhe më keq, i fusin ato si pjesë integrale të fakteve. Dallimi në zhanret gazetareske është në mënyrën se si paraqiten informatat, prandaj informata që është përcjellë paraqet lajm.

 

Komentimi duhet të jetë i ndarë në mënyrë të qartë nga raportimi dhe nuk duhet ta ngarkojë lajmin me diskursin subjektiv të gazetarit ose medias.

 

Pyetje hulumtuese: Parametrat (përgjigjet e mundshme):
1)      A përmban artikulli elemente të komentimit? ka/nuk ka
2)      A janë të ndara në mënyrë të qartë elementet e komentimit nga faktet? të ndara/ të integruara

 

6. Plagjiatura[3]

 

–        Kopjim i pjesërishëm ose i plotë

–        Theksimi i burimit, gjegjësisht autorit

 

Arsyetimi: Me plagjiaturë në kuadër të kësaj metodologjie nënkuptohet vepra që është krijuar duke e shkelur të drejtën autoriale të ndonjë personi të tretë fizik ose juridik duke marrë përmbajtje të tjera ose pjesë të përmbajtjeve të huaja mediale, edhe atë: pa leje nga autorët e tyre, gjegjësisht nga bartësit e të drejtës autoriale; pa i theksuar të dhënat për autorësinë ose me të dhëna të ndryshuara për autorësinë.

Në gazetari, plagjiatura paraqet shkelje të etikës gazetareske. Sipas nenit 12 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë: “Plagjiatura është e papranueshme. Citatet nuk guxon të shfrytëzohen pa mos e theksuar burimin ose autorin.”

 

Recensentët e verifikojnë dyshimin për plagjiaturë të ndonjë vepre në bazë të këtyre kritereve:

  1. Përmbajtja duket si kopje e plotë ose e pjesërishme
  2. Nuk është theksuar burimi ose autori ose ato elemente janë bartur në formë të ndryshme nga forma origjinale
  3. Ka ankesë të drejtpërdrejtë nga autori/botuesi origjinal që është shprehur publikisht ose drejtpëdrejt të Sheërbimi në formë që mund të dokumentohet
  4. Ka mosrespektim të kushteve të dhëna në ndonjërën nga licencat e lira Creative Commons.

Recensenti përcakton se kur është publikuar një artikull origjinal (data, ora dhe minuta) në bazë të informatave që janë në dispozicion publik në ueb-faqen e medias dhe bën krahasim të asaj kohe me kohën e publikimit të artikullit për të cilin ekziston dyshimi se është plagjiat.

 

Pyetje hulumtuese: Parametrat (përgjigjet e mundshme):
1)      A paraqet artikulli kopje të plotë ose të pjesshme? kopje të plotë/kopje të pjesshme /vepër origjinale/kopje të plotë (lajm agjencie)/nuk mund të përcaktohet
2)      A është theksuar në mënyrë adekuate burimi, gjegjësisht autori i origjinialit? është theksuar autori/ nuk është theksuar autori/ është theksuar burimi pa link / është theksuar burimi me link / nuk është theksuar burimi / është theksuar autori dhe burimi me link / është theksuar autori dhe burimi pa link

 

7. Kualiteti i titullit

 

–        Informativ

–        Kreativ, i menduar mirë

–        Senzacionalist

–        Adekuat

–        I qartë

 

Arsyetimi: Titulli adekuat që është informativ (kur e paralajmëron përmbajtjen e artikullit), kreativ, i menduar mirë, e madje edhe senzacionalist, ndërsa si joadekuat konsiderohet titulli që e dezinformon lexuesin, e mashtron atë dhe arrin qëllin të tjera, të papranueshëm nga aspekti i standardeve bazike të etikës gazetareske.

 

Pyetje hulumtuese: Parametrat (përgjigjet e mundshme):
1)      A është titulli informativ? informon/nuk informon /dezinformon
2)      A është titulli kreativ dhe i menduar mirë? kreativ/jo kreativ
3)      A është titulli senzacionalist? senzacionalist/josenzancionalist
4)      A e informon titulli lexuesin për përmbajtjen e tekstit të cilit i përket? adekuat/joadekuat
5)      A është titulli i qartë apo e shtyn lexuesin të bëjë interpretim të gabueshëm? i qartë/jo i qartë/tendencioz

 

8. Fotografia

 

–        Prezenca e fotografisë

–        Përputhshmëria e fotografisë me artikullin

–        Përdorimi i fotografisë për manipulim

–        Autorësia e fotografisë

 

Arsyetimi: Publikimi i fotografive jashtë kontekstit të tyre origjinal mund të jetë manipulim i rrezikshëm, me të cilin mund të rrezikohet privatësia e njerëzve ose mund t’i shkaktohet dëm autoritetit të kompanive dhe subjekteve të tjera.

 

Pyetje hulumtuese: Parametrat (përgjigjet e mundshme):
1)      A është i shoqëruar artikulli me fotografi? ka/nuk ka
2)      A është fotografia adekuate me përmbajtjen e artikullit? adekuate/joadekuate
3)      A përdoret fotografia për manipulim të fakteve? manipulon/informon
4)      A është theksuar autori (burimi) i fotografisë? po/jo/selektive

 

9. Gjuha e urrejtjes

 

–        Nxitja e dhunës

–        Diskriminimi

–        Llojet e diskriminimit

 

Arsyetimi: Artikujt gazetareskë duhet t’i respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe dallimet kulturore, fetare dhe etnike, të mos flasin me gjuhën e urrejtjes dhe të mos nxisin dhunë dhe diskriminim në bazë fetare, nacionale, gjinore, të racës, ose çfarëdo qoftë lloj urrejtje tjetër.

 

Në mungesë të definicionit në sistemin juridik të Maqedonisë, gjuha e urrejtjes duhet të definohet si gjuhë që promovon ose nxit veprime të dhunshme ose vepra penale të kryera nga urrejtja dhe që krijon klimë të urrejtjes dhe paragjykime, që nga ata tjetër, në fund mund të nxisë kryerjen e veprave të tilla.[4]

 

Ky aspekt i shqyrton disa pyetje kryesore hulumtuese, por në qoftë se recensenti identifikon aspekte të tjera të shkeljes së të drejtave dhe lirive kryesore të njeriut, veçanërisht sa i përket gjuhës së urrejtjes, lista mund të zgjerohet. Në këtë të recensionit, të dyja metodologjitë ndërlidhen.

 

Pyetje hulumtuese: Parametrat (përgjigjet e mundshme):
1)      A nxit artikulli dhunë? nxit/nuk nxit
2)      A nxit artikulli diskriminim? diskriminon/nuk diskriminon
3)      Cilat lloje të diskriminimit mund të identifikohen në artikull? nacional/fetar/racor/gjinor/social/gjuhësor/orientim seksual/politik/tjetër (trego cilin)

 

10. I redaktuar për ueb (internet)

 

–        Lexueshmëria

–        Kualiteti i multimedias

–        Prezenca e linkeve relevante kontekstuale

–        Rregullimi

–        Lidhja me tag-e

 

Arsyetimi: Përmbajtjet në internet dallohen me një sërë karakteristikash që burojnë nga natyra e medias nëpërmjet të të cilit publikohen. Ashtu siç gazezat i potencojnë titujt e artikujve të rëndësishëm, e vendosin ndonjë tekst në kornizë dhe i ilustrojnë elementet e faqes; televizioni dhe radioja i potencojnë informatat nëpërmjet tonit dhe në aspekt vizual, ashtu edhe mediat e bazuara në ueb duhet t’i përshtasin përmbajtjet e dedikuara për publikim në internet.

 

Ajo që është më me rëndësi është se ato duhet të mund të lexohen lehtë (madhëisa dhe lloji i fontit, kontrasti ndërmjet tekstit dhe prapavijës, ndarja në paragrafe, ndarja e teksteve të mëdha me nëntituj), të përdorin fotografi dhe video materiale me kualitet solid, të cilat duhet të jenë të rregulluara mirë (me dimensione përkatëse) dhe të kenë rol dytësoor në krahasim me tekstin, të shfrytëzojnë linke kontekstuale gjithmonë kur është relevante, t’i shfrytëzojnë mundësitë stilistike për redaktim (numërimi, citatet, nivelet e ndryshme të titujve dhe të ngjashme) dhe të mundësojnë paraqitje të përmbajtjeve të ndërlidhura, duke u bazuar në shfrytëzimin e tageve përkatëse.

 

Pyetje hulumtuese: Parametrat (përgjigjet e mundshme):
1)      A është artikulli i përshtatshëm për lexim? i lexueshëm/mesatarisht i lexueshëm /i palexueshëm
2)      A janë elementet e përdorura multimediale kualitative, të rregulluara dhe të vendosura në mënyrë adekuate në artikull? kualitative/solide/jokualitative/nuk ka
3)      A shfrytëzon artikulli linke që t’i lidhë përmbajtjet relevante? ka/nuk ka
4)      A është i rregulluar artikulli në aspekt stilistik? i rregulluar/pjesërisht i rregulluar/i parregulluar
5)      A është i lidhur artikulli me artikuj të tjerë të ngjashëm? po/jo

 

Pasi gazetari-recensent t’i caktojë parametrat në secilin prej dhjetë kritereve, tekstualishte arsyeton zgjedhjen e tillë për ato parametra që kanë ndikim mbi kualitetin e informatës së publikuar dhe e kompleton recensionin me pjesën hyrëse dhe përfundimtare.

 

Parametrat e përzgjedhur në të njëjtën kohë shërbejnë për sistematizim dhe lidhje të përmbajtjeve, si dhe për ndjekje sistematike të trendeve. Taget njëkohësisht e përbëjnë bazën e paraqitjes grafike të artikullit të recensuar – infografikut. Kriteret mund të zgjerohen dhe të ndryshohen në përputhje me trendet në gazetarinë në Maqedoni, të cilat mund të kërkojnë që fokusi të jetë në jokonsekuenca të reja në praktikën profesionale gazetareske.

Kriteret për përzgjedhjen e gazetarëve-recensentë

 

Gazetarët-recensentë që janë anëtarë të ekipit i kanë këto detyra:

 

  • indentifikojnë lajme të rëndësishme ditore;
  • bëjnë recensione të përmbajtjeve të tilla;
  • shkruajnë artikuj më të gjatë për edukim publik në lidhje me implementimin e standardeve gazetarske.

 

Kandidatët për anëtarë të ekipit duhet të plotësojnë këto kushte:

 

  • ë kenë të përfunduara studime nga fusha e gazetarisë, komunikologjisë ose ndonjë fushë e ngjashme;
  • të kenë minimum 2 vjet përvojë pune në fushën e mediumeve;
  • të kenë shkathtësi analitike;
  • ta njohin mirë gjuhën e shkruar letrare maqedonase ose shqipe;
  • si bazë të angazhimit të tyre profesional në sferën e mediumeve e pranojnë Kodeksin e gazetarëve të Maqedonisë ose ndonjë kodeks tjetër ekuivalent të standardeve etike dhe profesionale që është i miratuar nga ndonjë organizatë relevante e gazetarëve (ky zotim për pranimin e standardeve për vetërregullim duhet të sqarohet në kuadër të letrës së motivimit);

 

Përparësi gjatë zgjedhjes kanë kandidatët të cilët:

 

  • momentalisht nuk janë në marrëdhënie pune në ndonjë medium nga Maqedonia;
  • janë anëtarë të shoqatave profesionale të gazetarëve që angazhohen për avancimin e standardeve profesionale;
  • mund t’i ndjekin dhe të bëjnë recension në nivel profesional të mediumeve në gjuhën maqedonase ose shqipe

Kandidatët paraqiten në konkurs publik me biografi të shkurtër, letër motivimi, si dhe linke deri te 3 artikuj personalë ose publikime të skenuara. Pastaj vazhdojnë intervistat me kandidatët më të përshtatshëm, dhe më pas bëhet përzgjedhja e kandidatëve më adekuatë sipas kualiteteve të tyre, përvojës, kohës që kanë në dispozicion dhe interesave, dhe e gjithë kjo varësisht nga nevoja momentale për zgjerimin e ekipit.

Ekipi 2: Analiza kritike e diskursit

 

Ekipi i dytë, i përbërë nga analistë dhe ekspertë nga fusha e të drejtave të njeriut, përgatit dy analiza në javë, që trajtojnë një diapazon të gjerë të temave nga fusha e gazetarisë etike. Zgjedhja e temave bëhet në bazë të pyetjeve hulumtuese të definuara më parë, që mbulojnë shtatë lëmi tematike.

 

Tekstet shkruhen në stil analitik dhe shfrytëzojnë vegla dhe metoda të analizës kritike të diskurseve të zbatuara në diskurset e mediave të Maqedonisë. Që të konstatohet se prej çfarë perpsektive ose këndvështrimi paraqitet ose ndërtohet realiteti social nëpërmjet mediave, duhet të analizohen teknikat me të cilat diskurset mediale i kornizojnë detalet në një tërësi të veçantë (zgjedhja dhe vendi i fotografive dhe përmbajtjeve të tjera grafike; përdorimi i titujve, mbititujve, nëntitujve, fjalëve kyçe për potencim; teknikat për mospërfshirje dhe margjinalizim; përdorimi i zërave selektivë për ta dërguar porosinë e dëshiruar…).

 

Poashtu, përveç teknikave të kornizimit, analiza kritike e diskurseve mediale përdor teknika të tjera për zbulimin e perspektivës mediale, raportet e fuqisë, diskriminimin dhe strategjitë ekzistuese për përforcim (ose vënie në pikëpyetje) të stereotipeve dhe paragjykimeve ekzistuese, insinuatat, konotacionet, toni, përdorimi i vetës së parë ose të tretë, strategjitë retorike, argumentuese dhe interpretuese, etj.

 

Deri tani, teknikat e analizës kritike të diskurseve janë zbatuar gjerësisht, si në analizën e diskurseve mediale, ashtu edhe në analizën e fenomeneve nga fusha e të drejtave të njeriut (racizmi, ksenofobia, seksizmi, homofobia, gjuha e urrejtjes, stereotipizimi negativ dhe profilimi…) që i bën vegla shumë të përshtatshme për analizën e përmbajtjeve mediale, duke i pasur parasysh standardet ekzistuese të gazetarisë etike.

 

Në vazhdim janë sqaruar fushat e analizës, elementet që i takojnë secilës fushë, si dhe pyetjet hulumtuese që parashtrohen gjatë përzgjedhjes së përmbajtjeve mediale për t’u analizuar. Kjo listë e fushave, elementeve dhe pyetjeve mbetet e hapur dhe më vonë, ajo mund të plotësohet, në përputhje me trendet e përcaktuara në gazetarinë onlajn në Maqedoni.

 

1. Mediat, dallueshmëria dhe mosdiskriminimi

Në kuadër të kësaj kategorie do të përfshihet stereotipizimi negativ dhe paragjykimet, gjeneralizimet, seksizmi, homofobia, ksenofobia, racizmi, transfobia, eigizmi, profilimi negativ, imponimi i vlerave kulturore, ndarja në NE – ATA, senzacionalizmi dhe injorimi i zërit të të margjinalizuarve.

 

–          Dallimet kulturore

–          Dallimet fetare dhe dallimet në besim

–          Identiteti gjinor dhe rolet gjinore

–          Dallimet seksuale

–          Dallimet politike

–          Dallimet etnike dhe dallimet racore

–          Përkatësia në ndonjë grup të margjinalizuar

–          Trajtimi medial i personave me pengesa

Pyetje hulumtuese:

1)      A ka stereotipizim negativ dhe përforcim të paragjykimeve (veçanërisht ndaj pjesëtarëve të grupeve të lëndueshme)?

2)      A ka gjeneralizim, duke u bazuar në një rast?

3)      A ka seksizëm, mizogjini, imponim të vlerave heteropatriarkale, ose mosrespektim të gjinive dhe dallimeve gjinore dhe identiteteve gjinore?

4)      A ka homofobi, transfobi ose mosrespektim të dallimeve seksuale?

5)      A ka ksenofobi, gjuhë të urrejtjes dhe jotolerancë ndaj të huajve?

6)      A ka profilim negativ të pjesëtarëve të grupeve të caktuara?

7)      A ka eigizëm, mosrespektim të dallimeve në bazë të moshës?

8)      A ka mosrepektim të dallimeve kulturore, dhe imponim të vlerave të caktuara kulturore në raport me vlerat e tjera kulturore?

9)      A ka ndarje përjashtuese, si ndarja NE – ATA?

10)  A ka qasje senzacionaliste, e cila e vë nën hije diskriminimin ose mosrespektimin e dallimeve?

11)  A ka mosrespektim të pjesëtarëve të grupeve të margjinalizuara dhe injorim të zëri të të margjinalizuarve?

12)  A ka mosrespektim të dallimeve fetare dhe dallimeve në besim, ose përpjekje për imponimin e vlerave të caktuara fetare?

13)  A ka mosrespektim të dallimeve etnike?

14)  A ka mosrespektim të dallimeve racore dhe atyre të ngjyrës së lëkurës?

15)  A ka mosrespektim të dallimeve politike ose përkatësisë politike?

16)  A ka mosrespektim të dallimeve sociale, arsimore ose linguistike?

17)  A ka mosrespektim ndaj personave me pengesa?

 

2. Zbatimi i të drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut

–          Shkelja e supozimit për pafajësi

–          Zbulimi i identitetit të të dyshuarit, viktimës, të miturit, dëshmitarit të mbrojtur

–          Viktimizimi i viktimës

–          Qasja selektive (mosraportimi për të gjitha palët e përfshira në kontest), senzacionalizmi, bartja e thatë dhe jokritike e deklaratave zyrtare,

–          Sugjerimi i aktvendimit

Pyetje hulumtuese:

 

1)      A ka shkelje të të drejtës për supozim të pafajësisë, gjatë raportimit për raste policore dhe gjyqësore?

2)      A ka shkelje të privatësisë (zbulimi i identitetit të të dyshuarit/të akuzuarit, viktimës, të miturit, dëshmitarit të mbrojtur…) gjatë raportimit për raste policore dhe gjyqësore?

3)      A ka qasje selektive (mosraportimi për të gjitha palët e përfshira në ngjarje ose në kontest) gjatë raportimit për raste policore dhe gjyqësore?

4)      A ka prezantim jokritik të deklaratave zyrtare, me të cilat favorizohet vetëm këndvështrimi zyrtar, gjatë raportimit për raste policore dhe gjyqësore?

5)      A ka qasje joetike dhe senzacionaliste gjatë raportimit për raste policore dhe gjyqësore?

6)      A ka sugjerim për ndonjë vendim, aktvendim, vendim gjyqësor ose dënim, gjatë raportimit për raste policore dhe gjyqësore?

7)      A ka mosndjesi ose mosrespektim të të drejtës për gjykim korrekt (dhe të parimit të barabarësisë së armëve) gjatë raportimit për raste policore dhe gjyqësore?

 

3. Privatësia

–          Shtëpia

–          Seksualiteti

–          Martesa, familja, e drejta prindore, amvisëria, komunitetet, lidhjet

–          Identiteti

–          Komunikimet

–          Inçizimi dhe emitimi i paautorizuar

 

Pyetje hulumtuese:

 

1)      A ka ndërhyrje në privatësinë e shtëpisë nga ana e gazetarit ose medias?

2)      A ka ndërhyrje në privatësinë seksuale, orientimin seksual, identitetin seksual, komunitetin joformal, marrëdhëniet intime, marrëdhëniet seksuale, lidhjet seksuale?

3)      A ka ndërhyrje në privatësinë sa i përket martesës, familjes, të drejtës prindore, amvisërisë?

4)      A ka shkelje të të drejtës së identitetit personal?

5)      A ka shkelje të privatësisë nëpërmjet ndërhyrjes së paautorizuar në komunikime?

6)      A ka inçizim të paautorizuar me të cilin shkilet privatësia?

7)      A ka emitim të paautorizuar të inçizimeve me të cilat shkilet privatësia?

 

4. Liria e të shprehurit kundrejt gjuhës së urrejtjes

–          Guximi për të kërkuar informata

–          Guximi për të prezantuar informata

–          Guximi për t’iu kundërvënë redaktorit/pronarit në rast të shkeljes së Kodit

–          Mosnjohja e të drejtës për lirinë e të shprehurit

–          Raste tipike të gjuhës së urrejtjes në kuadër të definicioneve të Këshillit të Evropës

–          Nxitja e dhunës

–          Shqetësimi dhe bullying-u (maltretimi)

Pyetje hulumtuese:

 

1)      A ka mungesë të guximit për të kërkuar informata?

2)      A ka mungesë të guximit për të prezantuar informata?

3)      A ka mungesë të guximit për t’iu kundërvënë redaktorit/pronarit në rast të shkeljes së Kodit dhe standardeve profesionale?

4)      A ka mosndjesi dhe mosnjohje të të drejtës për lirinë e të shprehurit?

5)      A ka gjuhë të urrejtjes?

6)      A ka nxitje të dhunës?

7)      A ka shqetësim dhe bullying (maltretim)?

5. Dinjiteti, nderi, autoriteti

–          Përbuzja dhe nënçmimi

–          Etiketimi

–          Ofendimi dhe shpifja

–          Diskreditimi dhe diskualifikimi ad-hominem

Pyetje hulumtuese:

 

1)      A ka qëndrim përbuzës dhe nënçmues?

2)      A ka etiketim?

3)      A ka ofendime dhe shpifje?

4)      A ka përpjekje për diskreditim?

5)      A ka përpjekje për diskualifikim ad-hominem?

 

6. Mendimi kritik dhe debatimi

–          Rishqyrtimi i autoritetitParashtrimi kritik i pyetjeve

–          Argumentimi kritik

–          Analiza kritike dhe përgatitja paraprake

–          Nxitja e debatit

 

Pyetje hulumtuese:

 

1)      A ka përpjekje të dukshme për rishqyrtim kritik të autoriteteve?

2)      A ka ndjesi të dukshme për interesin publik?

3)      A ka qasje kritike ndaj temave kontroverze?

4)      A janë parashtruar pyetje kritike deri te burimet e informatave?

5)      A ka argumentim kritik?

6)      A ka analizë kritike dhe përgatitje paraprake për temën?

7)      A nxit teksti diskutim kritik dhe debat për temën me interes publik?

 

7. Manipulimet dhe propaganda

–          Keqpërdorimi i medias për qërim hesapesh me personalitete

–          Mungesa e distancës profesionale nga subjektet politike

–          Fshehja e të dhënave thelbësore

–          Potencimi i njëanshëm i të dhënava

–          Shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve

–          Prezantimi i perceptimeve dhe i qëndrimeve si fakte

–          Falsifikimi dhe manipulimi me dokumente

–          Fabrikimi i të dhënave dhe i mendimit publik (anketa dhe të ngjashme)

–          Manipulime në argumentim

–          Teknikat propaganduese

 

Pyetje hulumtuese:

 

1)      A ka keqpërdorim të mediumit për qërim hesapesh me personalitete, me ç’rast shkilen të drejtat e njeriut?

2)      A mund të vërehet mungesë e distancës profesionale nga subjektet politike?

3)      A ka shtrembërim të të dhënave esenciale, me qëllim që të manipulohet opionioni?

4)      A ka potencim të njëanshëm të të dhënave, me qëllim që të manipulohet opionioni?

5)      A ka shtrembërim të qëllimshëm të fakteve, me qëllim që të manipulohet opionioni?

6)      A ka prezantim manipulativ të perceptimeve dhe të qëndrimeve si fakte?

7)      A ka përpjekje për falsifikim dhe manipulim me dokumente?

8)      A ka fabrikim të të dhënave dhe të mendimit publik (anketa dhe të ngjashme)?

9)      A mund të vërehen manipulime në argumentim?

10)  A mund

11)  A mund të vërehen teknika të tjera propaganduese?

 

Për identifikim dhe kategorizim të shpejtë të analizave, elementet e të gjitha fushave janë përmbledhur në këto shprehje të shkurtuara (tag-e): mosnjohja e dallimeve, stereotipizimi negativ, përforcimi i paragjykimeve, gjeneralizimi, seksizmi, mizogjinia, homofobia dhe transfobia, ksenofobia, eigizmi, gjuha e urrejtjes, qasja përjashtuese, qasja senzacionaliste, mosrespektimi i të margjinalizuarve, injorimi, supozimi i pafajësisë, viktimizimi i viktimës, qasja selektive, sugjerimi i aktvendimit, çekuilibri, privatësia gjatë gjykimit, priavtësia e shtëpisë, privatësia seksuale, jeta familjare, privatësia e identitetit, privatësia e komunikimeve, inçizimi i paautorizuar, emitimi i paautorizuar, (mos)kërkimi i informatave, (mos)prezantimi i informatave, (mos)kundërshtimi i redaktorit, nxitja e dhunës, diskriminimi, nxitja për diskriminim, diskriminimi i shumëfishtë, mosnjohja e diskriminimit, përbuzja dhe turpërimi, etiketimi, ofendimi, shpifja, diskreditimi, diskualifikimi ad-hominem, (mos)rishqyrtimi i autoritetit, parashtrimi (jo)kritik i pyetjeve, (mos)nxitja e debateve, qërimi  i hesapeve me personalitetet, fshehja e të dhënave, potencimi i njëanshëm, shtrembërimi i fakteve, falsfikimi i dokumenteve, manipulimi me dokumente, fabrikimi i të dhënave, manipulimi me anketat, manipulimi në argumentim, teknikat propaganduese. Kjo listë nuk është përfundimtare dhe mund të zgjerohet, por lista e definuar që më parë e tag-eve mundëson sistematizim preciz të përmbajtjeve, lidhje të tyre dhe ndjekje të trendeve.

Kriteret për përzgjedhjen e analistëve

 

Analistët që janë anëtarë të ekipir i kanë këto detyra:

  • identifikojnë raste të mosrespektimit të standardeve profesionale gazetareske në media, duke përfshirë edhe shkeljen e të dejtave të njeriut ose trendet në kualitetin e punës së mediave në kontekst më të gjerë;
  • bëjnë analiza të bazuara në analizë kritike të diskursit për rastet e tilla.

Kandidatët për anëtarë të ekipit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • të kenë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut (angazhim profesional, edukim, veprim joqeveritar);
  • të kenë përvojë në shkrimin e raporteve hulumtuese, kolumnave dhe/ose analizave
  • të mos kenë/ të mos kenë pasur funksione partiake;
  • ta njohin mirë gjuhën e shkruar letrare maqedonase ose shqipe;
  • si bazë të angazhimit të tyre profesional në sferën e mediumeve e pranojnë Kodeksin e gazetarëve të Maqedonisë ose ndonjë kodeks tjetër ekuivalent të standardeve etike dhe profesionale që është i miratuar nga ndonjë organizatë relevante e gazetarëve (ky zotim për pranimin e standardeve për vetërregullim duhet të sqarohet në kuadër të letrës së motivimit).

Përparësi gjatë zgjedhjes do të kenë kandidatët të cilët:

  • kanë marrë pjesë në monitorim të mediave;
  • janë anëtarë të shoqatave për të drejtat e njeriut;
  • momentalisht nuk janë në marrëdhënie pune në ndonjë medie nga Maqedonia;
  • munden në nivel profesional t’i analizojnë mediumet në gjuhën maqedonase ose shqipe.
  • kanë përvojë në zbatimin e qasjes për analizë kritike të diskurseve

Kandidatët paraqiten në konkurs publik me biografi të shkurtër, letër motivimi, si dhe linke deri te 3 artikuj personalë ose publikime të skenuara. Pastaj vazhdojnë intervistat me kandidatët më të përshtatshëm, dhe më pas bëhet përzgjedhja e kandidatëve më adekuatë sipas kualiteteve të tyre, përvojës, kohës që kanë në dispozicion dhe interesave, dhe e gjithë kjo varësisht nga nevoja momentale për zgjerimin e ekipit.

Llojet e analizave

 

Shërbimi për verifikimin e fakteve prodhon dy lloje të analizave. Lloji i parë i analizave paraqesin recensione të shkurta dhe strukturuara  të produkteve mediale, para së gjithash të artikujve që janë në dispozicion nëpërmjet internetit. Lloji i dytë i analizave janë artikuj më të gjatë të cilat në formë të kolumnave i shqyrtojnë çështjet nga fusha e standardeve profesionale gazetareske ose e zbatojnë parimin e analizës kritike të diskursit që ta tërheqin vëmendjen për kontekstin më të gjerë që ndërlidhet me kualitetin e punës së mediave.

 

Recensionet e artikujve (Ekipi 1 – recensentët)

Ekipi i parë përbëhet nga gazetarë të cilët për çdo ditë bëjnë recensione të përmbajtjeve nga mediat, duke funksionuar si personel redaksie, duke i identifikuar dhe duke i analizuar artikujt e rëndësishëm dhe relevantë të ditës. Vëllimi i paraparë i produksionit të Ekipit 1, mesatarisht është:

  • 15 recensione në javë dhe
  • 3 artikuj më të gjatë në muaj, me theks në edukimin e publikut për zbatimin e standardeve gazetareske, për shembul si të zbatohet ndonjë nen i Kodit në punën e përditshme të një gazetari.

Recensionet i përmbajnë këto elemente/pjesë përbërëse: vërtetim të saktësisë – verifikim të fakteve që janë përmendur në artikull dhe vlerësim të zbatimit të standardeve profesionale gazetareske.

Vërtetimi i saktësisë duke çuar në burime relevante të fakteve që gjenden në internet nëpërmjet të ashtuquajturave hulumtime nga tavolina (desk-research). (Si burime shfrytëzohen Enti shtetëror i statistikës, dokumentet zyrtare në ueb-faqet GOV.MK, veçanërisht të Ministrisë për financa dhe organet e tij vartëse; Kuvendit, Regjistrit qendror, Bashkimit Evropian, Bankës botërore, CIA World Factbook – kjo listë është e hapur, d.m.th. mund të shtohen edhe burime të tjera), raporte dhe deklarata nga palët e interesuara, veçanërisht organizatat e qytetarëve me ekspertizë relevante, e poashtu do të shfrytëzohet edhe Ligji për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, me qëllim që të merren informatat që nuk janë në dispozicion në internet. Për dallim nga praktika e zakonshme e mediave, të cilat nën presionin që t’i kërkojnë lajmet më të reja ekskluzive nuk e shfrytëzojnë Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik për shkak të kohës së gjatë të pritjes, Shërbimi do të fokusohet në gjetjen e fakteve pa marrë parasysh se a duhet kohë më e gjatë për këtë.

Zbatimi i standradeve profesionale: Vlerësimi i shkallës së respektimit nga ndonjë tekst i aspketeve të caktuara të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë[5], të cilat janë pjesë edhe e mekanizmave globalë profesionalë për vetërregullim, siç janë Deklarata e Federatës ndërkombëtare të gazetarëve (IFJ) për parimet e sjelljes së gazetarëve[6], Kodi i etikës i Shoqatës së gazetarëve profesionalë[7], si dhe kodet ndërkombëtare të gazetarëve[8]. Burimet e dyfishta të kritereve profesionale zbatohen me qëllim që të pengohen ankesat nga mediat, të punësuarit e të cilëve nuk janë anëtarë të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe shpesh reagojnë duke thënë se  shoqata nuk ka jurisdiksion mbi ta. Mirëpo, pjesë thelbësore e profesionit të gazetarit është vetëidentifikimi, që nënkupton përmbajtje ndaj ndonjë kodi profesionalс – nëse jo të vendit, atëherë ndërkombëtar/global. Në këtë aspekt bëjnë pjesë dy lloje të verifikimit:

(1)   Verifikimi “teknik”: zbulimi i prezencës ose mungesës së elementeve thelbësore në artikujt gazetaresk siç është përcaktuar me kriteret profesionale – prezenca ose mungesa e dy burimeve, relevanca e burimeve të shfrytëzuara, struktura e artikullit, publikimi/dukshmëria e korrigjimeve, etj. dhe

(2)   Verfikimi në lidhje me të drejtat e njeriut: respektimi i privatësisë, dinjiteti, prezenca e gjuhës së urrejtjes, diskriminimi, etj, të cilat poashtu janë pjesë e kodeve.

Како основа за елементите кои се испитуваат во рамките на рецензиите на дневни написи (вистинитост на факти, извори на информации, содржајност, пристрасност, коментирање, плагијат, квалитет на наслов и фотографија, говор на омраза и уредување за веб) како клучни се земени следните одредби од Кодексот на новинари на Македонија:

  1. Новинарот треба да објавува точни, проверени информации и нема да прикрива суштински податоци и да фалсификува документи.
    Доколку информацијата не може да се потврди, или станува збор за претпоставка, односно шпекулација, тоа треба да се каже и да се објави.
    Точноста на информацијата треба да се провери колку што е тоа можно.
  2. Новинарот ќе го назначи изворот на информациите, но ако изворот бара да остане анонимен, новинарот ќе го заштити.
  3. Не смее да се дозволи рекламирањето и другите комерцијални мотиви да влијаат врз слободата на информирањето.
    Треба да постои разграничување меѓу рекламирањето и новинарскиот текст со илустрацијата.
  4. Новинарот е должен да ги почитува личната болка и жалост.
  5. Начинот на информирање, во случаи на несреќи, елементарни непогоди, војни, семејни трагедии, болести, судски постапки мора да биде ослободен од сензационализми.
    Во судските постапки треба да се почитува принципот на пресумпција на невиност, да се известува за сите вклучени страни во спорот и да не се сугерира пресуда.
  6. Новинарот нема свесно да создава, ниту да преработува информации што ги загрозуваат човековите права или слободи, нема да говори со јазикот на омразата и нема да поттикнува на насилство и на дискриминација по која било основа (национална, верска, расна, полова, социјална, јазична, сексуална ориентација, политичка…).
  7. Новинарот ќе се придржува и на општоприфатените општествени стандарди на пристојност и почитување на етничките, културните и религиозните разлики во Македонија.
  8. Плагијаторството е неприфатливо.
    Цитатите не смеат да се користат без да се нагласи изворот или авторот;
  9. Новинарот треба да прави разлика меѓу фактите и мислењата, меѓу веста и коментарот;
  10. Известувањето од политичките процеси, посебно од изборите, треба да биде непристрасно и избалансирано.Новинарот мора да обезбеди професионална дистанца од политичките субјекти.
  11. Новинарот мора да ја негува културата на говорот и етиката.
    Неспојливо со новинарската професија е непримерната комуникација со јавноста.

Шемата за категоризација наведена подолу е изведена од кодексите и најдобрите практики за новинарство на интернет, како одраз на примената на професионалните стандарди во еден текст.

Системот на квалитативно оценување овозможуваповрзување на написи според одредени својства, какои рангирањапо разни параметри на ниво на сите направени рецензии.

Едукативните написи, т.н. Новинарски лекциисе занимаваат со новинарските стандарди од поширок аспект и не ограничени на анализа на еден поединечен напис од медиумите, туку се фокусираат на обработка на некоја појава, тренд и едукативна разработка на темата во насока на подучување со позитивни примери и давање насоки за подигнување на квалитетот на работа. Овие написи инспирацијата ја црпат од етичките новинарски кодекси, стручната новинарска литература, литературата посветена на онлајн-издаваштвото, како и од праксата во Македонија.

Ekipi 2: Analiza kritike e diskursit

 

Ekipi i dytë, që përbëhet nga analistë që janë ekspertë për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe tema të tjera relevante, do të bëjë analiza të diskursit mediatike. Gjatë një muaji, mesatarisht përgatiten nga 8 analiza të këtilla, në format të kolumnave të shkruara, në gjuhë që është e kapshme për opinionin e gjerë.

 

Këto studime të diskurseve mediatike në shoqërinë e Maqedonisë fokusohen në fuqinë e mediave jo vetëm t’i prezantojnë, por edhe t’i formësojnë praktikat shoqërore që ndërlidhen me interesat specifike në kontekstin e dhënë. Me fjalë të tjera, diskurset mediatike legjitimojnë dhe delegjitimojnë praktika specifike shoqërore. Të inspiruar nga analiza kritike e diskursit (në anglisht: critical discourse analysis), zbatimi i diskurseve mediatike, analistët trajtojnë çështje kontroverze që kanë të bëjnë me mediat, të drejtat e njeriut, etikën gazetareske, të menduarit kritik dhe debatin publik, manipulimin me mediat dhe propagandën. Si ilustrim për diapazonin e këtyre analizave mund të shërbejë lista e mëposhtme e temave dhe çështjeve:

 

  • Mediat dhe të drejtat e njeriut
    Si është e vendosur dhe sa respektohet e drejta për lirinë e të shprehurit te mediat në Maqedoni? A janë gazetarët të motivuar të luftojnë për të drejtën për qasje të lirë deri te informatat dhe për interesin publik? A e respektojnë gazetarët të drejtën për privatësi? A është arsyetuar ndërhyrja në privatësinë personale duke u thirrur në nevojat e shoqërisë dhe interesin publik?
    A është respektuar parimi i supozimit të pafajësisë gjatë raportimit për persona të dyshuar për kriminalitet dhe për rastet gjyqësore? A përpiqen gazetarët të mbajnë ekuilibër ndërmjet gjykimit korrekt të të dyshuarve dhe të drejtës së opinionit që të jetë i informuar?
    A e shohin gazetarët vetëveten si mbrojtës të të drejtave dinjitetit dhe lirisë së njeriut, si dhe a sillen në atë mënyrë? A u japin zë të pazëshmëve?
  • Mediat dhe diskriminimi
    Si i identifikojnë gazetarët anëtarët e grupeve pakicë? A respektohet dinjiteti dhe e drejta për privatësi e anëtarëve të grupeve pakicë kur raportohet për to? Si i paraqesin mediat grupet e lëndueshme? A i përforcojnë ose a i rishqyrtojnë diksurset mediatike stereotipet dhe paragjykimet ekzistuese kundër grupeve të diskriminuara? Si sillen mediat, gazetarët dhe redaktorët ndaj problemeve të diskriminimit, stigmatizimit dhe të përjashtimit shoqëror/social, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës ndaj anëtarëve të grupeve të lëndueshme? Sipas cilës perspektivë dhe në bazë të cilave argumente legjitimohen ose delegjitimohen përjashtimi, diskriminimi, dhuna, gjuha e urrejtjes dhe jotoleranca?
  • Gazetaria etike
    A janë gazetarët të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre etike që gjenden në Kodin etik të gazetarëve? A sillen gazetarët ndaj burimeve, subjekteve dhe kolegëve si ndaj qenieve njerëzore që meritojnë respekt? A i nxjerrin në pah praktikat joetike të gazetarëve dhe të mediave që prodhojnë lajme? A bëjnë ato dallim ndërmjet përfaqësimit dhe prezantimit të lajmeve, ndërmjet fakteve dhe komenteve? A mbajnë gazetarët distancë profesionale nga politikanët?
  • Të menduarit kritik dhe debatimi
    A janë gazetarët kritikë ndaj burimeve zyrtare të informatave? A tregojnë mediat vullnet që të përkrahin këmbim të hapur të mendimeve, pluralizëm  të ideve dhe të qëndrimeve? A promovojnë llojllojshmëri të mendimeve dhe debatim kritik? A kanë gazetarët kapacitete dhe shkathtësi për diskutim kritik? A kanë shkathtësi për të menduar në mënyrë logjike? A janë gazetarët të aftë të identifikojnë mashtrime logjike dhe të argumentuara?
  • Manipulimet mediatike dhe propaganda
    Pse gazetarët i keqpërdorin mediat e tyre për “t’i qëruar hesapet” me kundërshtarët e tyre, duke i përfshirë edhe kolegët e tyre? A ka shenja të dukshme të shtrembërimit të qëllimshëm të fakteve dhe interpretim të gabueshëm të mendimeve? Çfarë strategjish zbatohen për shtrembërimin e fakteve dhe për ta manipuluar opinionin? Çfarë manevrash strategjike përdoren për t’i shmangur ose për ta ndërprerë diskutimin kritik? Cilat mashtrime të argumentuara përdoren më shpesh në diskurset politike mediatike? Cilat janë llojet kryesore të propagandës që mund të identifikohen në diskurset mediatike në Maqedoni?

Gjatë analizave, si bazë përdoren këto Rregulla për diskutim kritik[9]:

 

  1. Rregulla e lirisë (në anglisht: Freedom rule) – pjesëmarrësit nuk duhet ta pengojnë njëri tjetrin gjatë bërjes publike të qëndrimeve ose gjatë nxitjes së dyshimit për qëndrimet.
  2. Rregulla e barrës-së-dëshmisë (në anglisht: Burden-of-proof rule) – pala e cila e paraqet qëndrimin e saj e ka për detyrë ta mbrojë/argumentojë atë nëse kjo kërkohet prej saj.
  3. Rregulla e pikëpamjes (në anglisht: Standpoint rule) – kur një palë e sulmon ndonjë pikëpamje, kjo patjetër duhet të jetë për ndonjë pikëpamje të cilën me të vërtetë e përfaqëson ndonjë palë tjetër.
  4. Rregulla e relevancës (në anglisht: Relevance rule) – një palë mund ta mbrojë qëndrimin e saj vetëm duke paraqitur argumente që ndërlidhen me atë qëndrim.
  5. Rregulla e premisës së pashprehur (në anglisht: Unexpressed premise rule) – një palë nuk guxon që në mënyrë të rrejshme ta paraqesë diçka si premisë që është lënë pa u shprehur nga pala tjetër, ose të kontestojë ndonjë premisë që ai ose ajo e ka lënë si implicite.
  6. Rregulla e pikës fillestare (në anglisht: Starting point rule) – palët nuk guxojnë në mënyrë të rrejshme të paraqesin premisa si pranim të pikës fillestare, ose të kontestojnë ndonjë premisë që paraqet pikë të pranuar fillestare.
  7. Rregulla për skemën e argumenteve (në anglisht: Argument scheme rule) – një qëndrim nuk duhet të konsiderohet përfundimisht i mbrojtur nëse mbrojtja nuk është bërë nëpërmjet skemës përkatëse të argumenteve që është zbatuar në mënyrë të drejtë.
  8. Rregulla e vlefshmërisë (në anglisht: Validity rule) – rezonimi gjatë argumentimit duhet të jetë i vlefshëm në aspekt logjik dhe duhet të ketë mundësi të caktohet vlefshmëria duke e bërë eksplicite një ose më tepër premisa të pashprehura.
  9. Rregulla e mbylljes (në anglisht: Closure rule) – mbrojtja e pasuksesshme e një qëndrimi patjetër duhet të çojë në situatë që protagonisti ta tërheqë qëndrimin e tij, ndërsa mbrojtja e suksesshme duhet të çojë në situatë që antagonisti/kundërshtari t’i tërheqë dyshimet e tij.
  10. Rregulla e shfrytëzimit (në anglisht: Usage rule) – Palët nuk duhet të përdorin formulime që nuk janë të qarta sa duhet ose që janë hutuese, apo me dy kuptime, dhe ato duhet t’i interpretojnë formulimet e palës tjetër sa më me kujdes dhe sa më saktë.

Publiku i projektit

 

Publiku primar i projektit janë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që i shfrytëzojnë teknologjitë e reja, përqindja e të cilëve në krahasim me popullatën e përgjithshme është mbi 58% – shfrytëzues të internetit/uebit dhe 45% – shfrytëzues të rrjeteve sociale. Në fokus janë të rinjtë, përfaqësuesit e organizatave qytetare dhe aktivistët, si dhe gazetarët dhe punëtorët e tjerë medialë. Produksioni i vazhdueshëm i artikujve që janë të dedikuara për edukim publik dhe aktivitetet për ngritjen e vetëdijes publike do të përpiqen që ta pozicionojnë Shërbimin për verifikimin fakteve nga mediat si një nga burimet kryesore të përmbajtjeve interesante në ueb-hapësirën e Maqedonisë. Komunikimi i drejtpërdrejtë dhe aktivitetet për rrjetëzim, para së gjithash janë të orientuara nga profesionistët aktivë, organizatat watch-dog dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, aktivistët digjitalë, në mesin e të cilëve bloguesit dhe shfrytëzuesit me ndikim të mediave sociale, si dhe gazetarët profesionalë.

 

Publikun sekondar të projektit e përbëjnë organizatat që merren me zhvillimin e mediave, institucionet arsimore që krijojnë kuadro nga fusha e gazetarisë dhe publiku i përgjithshëm (të gjithë qytetarët e Maqedonisë).

 

Përdoren një sërë materialesh të ndryshme për komunikim dhe materialeve të projektit që projekti të sqarohet dhe të promovohet parа grupeve të qëllimit, ku bëjnë pjesë ueb-faqja, materialet për trajnim, artikujt, raportet dhe veglat nga fusha e mediave të reja. Të gjitha këto resurse do të jenë në dispozicion onlajn.

Brendimi dhe përfaqësimi publik

 

Porosia kryesore e projektit është “qytetarët kanë të drejtë të kenë lajme dhe informata objektive dhe profesionale të cilat janë të bazuara në fakte” (në anglisht: “Citizenshavetherighttofactbased, objectiveandprofessionalnewsandinformation“).

 

  • Emri i projektit në gjuhën maqedonase është “Проект на УСАИД за зајакнување на медиумите во Македонија – Компонента Сервис за проверка на факти од медиумите“, e shoqëruar me vërejtjen “имплементирана од Метаморфозис”.
  • Emri i projektit në gjuhën shqipe është „Projekt i USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve në media”, e shoqëruar me vërejtjen “Implementuar nga Metamorfozis”.
  • Emri i projektit në gjuhën angleze është “USAID Media Strengthening in Macedonia Project – Media Fact-Checking Service Component”, e shoqëruar me vërejtjen “implemented by Metamorphosis”.

 

Porosia primare e USAID-it, se bëhet fjalë për përkrahje “nga populli amerikan” (në anglisht: This aid is“from the American people”) do të përfshihet në pjesën narrative të të gjitha materialeve të projektit. Të gjitha materialet dhe botimet duhet të jenë të shënuara me logot e USAID-it dhe të Fondacionit Metamorfozis, sipas specifikimeve të përcaktuara në kuadër të marrëveshjes së projektit dhe Strategjisë për brendim dhe shënim.

 

Ueb-faqja dhe instrumentet dhe rrjetet e tjera sociale përdoren për promovim publik të aktiviteteve dhe mobilizim të qytetarëve për përkrahje të çështjeve me interes të përbashkët, e që kanë të bëjnë me kualitetin e punës së mediave.

 

Gjatë dizajnimit të ueb-faqes, Metamorfozis do të fusë një link deri te ueb-faqja e USAID-it dhe do t’ia dërgojë USAID-it për miratim. Ueb-faqja do të jetë e shënuar në mënyrë adekuate dhe në faqen kryesore e poashtu edhe në faqet e tjera do të ketë edhe njoftim për lirim nga përgjegjësia ku do të thuhet: “Informatat e publikuara në këtë ueb-faqe nuk janë informata zyrtare të Qeverisë së SHBA-ve dhe nuk i paraqesin këndvështrimet ose pozitat e USAID-it ose të Qeverisë së SHBA-ve.” (në anglisht: “Theinformationprovidedonthis Web siteisnotofficial U.S. Governmentinformationanddoesnotrepresenttheviewsorpositionsofthe U.S. AgencyforInternationalDevelopmentorthe U.S. Government.”).

 

Në kuadër të mundësive teknike, prezenca e Shërbimit në rrjetet sociale do të shënohet në mënyrë të njëjtë. Faqet në Facebook ofrojnë hapësirë për një publikim të tillë. Nga ana tjetër, profilet në Twiiter japin hapësirë prej vetëm 140 karakteresh për përshkrim. Prandaj ato do të përmbajnë link deri te ueb-faqja zyrtare e Shërbimit si dhe një link deri te profili i USAID Maqedoni (@USAIDMacedonia).

 

Profilet në rrjetet sociale janë në dispozicion për qasje nëpërmjet: facebook.com/ProverkaNaFakti dhe twitter.com/ProverkaNaFakti në gjuhën maqedonase dhe nëpërmjet emrit shfrytëzues verifikimiifakteve (Facebook) dhe twitter.com/VerifikoFaktet në gjuhën shqipe.

 

Logoja e USAID-it si dhe shprehja “nga populli amerikan” (në anglisht: “fromtheAmericanpeople”) do të përdoret edhe në të gjitha njoftimet për media, në dokumentet me fakte dhe në materialet e tjera.

 

Dokumenti “BrandingStrategyandMarkingPlanfor USAID StrengtheningMediainMacedonia Project – MediaFact-Checking Service Component” përmban përshkrim të detajuar të obligimeve në lidhje me brendimin dhe shënimin e të gjitha materialeve që duhet të realizohen nga ana e ekipit të projektit të fondacionit Metamorfozis, e poashtu janë përfshirë edhe elementet dhe procedurat e tjera të detyrueshme.

Për metodologjinë

Kjo metodologji është rezultat i analizës së kontekstit në gazetarinë onlajn të Maqedonisë, konsultimeve me ekspertë, literaturës profesionale gazetareske, testimeve dhe shembujve të suksesshëm në suaza botërore.

 

Abonohuni për lajmet më të reja