Aktivitete

Piter Pomerancev: Në botën e post-fakteve e ardhmja zhduket

на 21. 02. 2017 | | mk
Piter Pomerancev: Demagogët dhe populistët shikuesit i ofrojnë armiq dhe konspiracione. Foto: SHVFM

Në vazhdim po ua sjellim fjalimin e autorit dhe gazetarit ukrainas-britanik, Piter Pomerancev, njërit nga analistët dhe kritikë më të rëndësishëm botërorë të propagandës bashkëkohore autoritare, të cilin e mbajti nëpërmjet lidhje për video-konferencë nga Londra, në Konferencën ndërkombëtare “Е-Shoqëri: Verifikimi i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja mbi gazetarinë“. Konferenca u mbjat në Shkup më 31 janar të vitit 2017 në organizim të Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, ndërsa Pomerancev këtu flet në temën : “Verifikimi i fakteve kundrejt lajmeve të rrejshme”

Përshëndetje! Mirdita Maqedoni! Me të vërtetë më vjen keq që nuk mund të jem me ju sot. Për fat të keq, gjithë

Njoftim: Verifikimi i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja mbi gazetarinë

на 23. 01. 2017 | |
  Në emër të këshillit organizativ, kemi nderin t’ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën e dymbëdhjetë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk, e cila sivjet do ta trajtojë temën e Verifikimit të fakteve dhe ndikimin e teknologjive të reja mbi gazetarinë. Konferenca do të mbahet më 31 janar 2017, në hotelin “Holiday Inn” në Shkup, Maqedoni. E organizuar në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni, komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve në media që implementohet nga Fondacioni Metamorfozis, konferenca do t’i tubojë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave që punojnë në zhvillimin e kësaj fushe, dhe do t’u mundësojë atyre që të rrjetëzohen dhe t’i këmbejnë përvojat gjatë përballjes me manipulimet mediatike me qëllim të rritjes së cilësisë

Verifikimi televiziv i fakteve – pse politikanët gënjejnë

на 21. 06. 2016 | | mk
Në kuadër të konferencës së sivjetme POINT 5.0 të sektorit joqeveritar nga Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Sarajevë nga fundi i muajit maj, u organizua edhe punëtoria ndërkombëtare për verifikimin e fakteve në televizion (TV Factchecking). Kjo veprimtari është duke u rritur me shpejtësi dhe tani në botë ka rreth 100 operacione për verifikimin e fakteve të shprehura në publik, para së gjithash nga ana e politikanëve, në më shumë se 40 vende të botës. Në punëtori ishin të pranishëm përfaqësuesit e Fondacionit “Metamorfozis”: Vlladimir Petreski, redaktor i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media”, Теоfil Bllazhevski, redaktor/gazetar në “Vërtetmatësi” dhe Simona Atanasova, gazetare në Agjencinë “Meta”. Shikojeni video-inçizimin nga punëtoria, të përgatitur nga kolegët e

Bashkëpunimi ndërmjet sektorit qytetar dhe medieve është kyç për qeverisjen e mirë

на 7. 04. 2016 | | mk
Bashkëpunimi ndërmjet sektorit qytetar dhe medieve është faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për ndikimin mbi qeverisjen e mirë dhe nxitjen e qytetarëve të kërkojnë llogari nga institucionet shtetërore dhe të kyçen në krijimin e politikave publike. Në këtë përfundim erdhën të pranishmit në tryezën e sotme rrumbullake në temën “Sektori civil dhe mediet për qeverisje të mirë”, në organizim të Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, ku u shënua fillimi i projektit katërvjeçar ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, i cili implementohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Së bashku me përfaqësuesen e Fondacionit “Metamorfozis”,  Tamara Resavska, ngjarjen e hapi edhe Irena Ivanova, udhëheqëse e programeve në Delegacionin e Bashkimit

Takim për “Medien shqiptare sot në Maqedoni”

на 5. 10. 2015 | | mk
Dhjetëra gazetarë nga disa media, online, të shkruara dhe televizione, kombëtare dhe lokale morrën pjesë në takimin“Media shqiptare sot në Maqedoni” që u organizua nga organizata “Metamorphosis”.
Qëllim i këtij takimi ishte promovimi i projektit “Verifikimi i fakteve” dhe rëndësia e tij, sidomos në kontributin që kjo nismë jep në shërbim të rritjes së vetëdijesimit tek publiku për gazetari profesionale por dhe si një mjet ndihmës për vetë media në respektimin e standardeve të gazetarisë.
Në takim u diskutua edhe rreth realiteteve të medieve shqiptare në Maqedoni, ku në fokus nga gazetarët dhe redaktorët e pranishëm ishin përparimet por dhe sfidat e gazetarisë në gjuhën shqipe në Maqedoni. Në takim u fol edhe për hapa të përbashkët për mundësitë e

Trajnime për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes në sferën mediatike

на 1. 10. 2015 | | mk
Të nderuar, Fondacioni Metamorfozis dhe Misioni i OSBE-së në Shkup bëjnë thirrje për paraqitje të pjesëmarrësve për të marrë pjesë në trajnimet për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes në sferën mediatike, të cilat janë kryesisht të dedikuara për redaktorët, gazetarët dhe administratorët e ueb-portaleve. Qëllimi i trajnimeve është të kontribuojnë për përforcimin e kapaciteteve të medieve onlajn në Maqedoni për ta njohur dhe për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës që nxit dhunë dhe krim nga urrejtja, si dhe për promovimin e standardeve profesionale gazetareske në sinergji me Shërbimin për verifikimin e fakteve nga mediet. Trajnimet do të mbahen gjatë tetorit të vitit 2015, në këto data dhe vende:
  • 7 tetor (e mërkurë) në Shkup, hoteli Stone Bridge
    14

Thirrje publike për furnizim të shërbimit: Ueb-aplikacion për arkivim të përmbajtjeve mediatike

на 20. 07. 2015 | | mk
Fondacioni “Metamorfozis” shpall thirrje publike për furnizim të shërbimit: ueb-aplikacion për arkivim të përmbajtjeve mediatike. Thirrja bëhet në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni – Komponenta “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media”, që implementohet nga “Metamorfozis”. Projekti ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë më tepër llogari nga mediet, si dhe t’u ndihmojë gazetarëve në zbatimin e standardeve të tyre profesionale, duke u ofruar vegla në internet dhe resurse për edukim publik dhe për ngritjen e vetëdijes publike. Qëllimi i furnizimit është përgatitja e ueb-aplikacionit për arkivimin e përmbajtjeve nga mediet që do të mundësojë ruajtjen e përmbajtjeve të ueb-faqeve që janë zgjedhur nga shfrytëzuesit dhe ueb-faqeve të zgjedhura automatikisht, si

Ftesë për ngjarje promovuese: “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”

на 2. 06. 2015 | | mk
 

4 qershor 2015, e enjte, prej orës 11 – 12.30, Klubi i gazetarëve, Shkup

  Sa mund t’u ndihmojnë të dhënat e hapura organizatave qytetare mediave, aktivistëve dhe institucioneve shtetërore në avancimin e interesit publik? Fondacioni “Metamorfozis” Ju fton në promovimin e ueb-faqes së “Shkollës për të dhëna – Maqedoni”, si pjesë e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”, që do të mbahet të enjten, më 4 qershor 2015, me fillim në orën 11, në hapësirat e Klubit të gazetarëve në Shkup. Në ngjarje, fjalim përshëndetës do të mbajë аmbasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, h.t. Çarls Edmund Geret. Ueb-faqja “Shkolla për të dhënat gjendet në adresën: schoolofdata.metamorphosis.org.mk Në promovimin e ueb-faqes do të

Punëtori/garë në temën “Mini-videoja ime e parë”

на 12. 05. 2015 | | mk, en

  Instituti freng në Shkup, fondacioni “Меtamorfozis” dhe rajoni i Normandisë së Poshtme ju ftojnë të merrni pjesë në punëtorinë “mini-videoja ime e parë” dhe kështu të merrni pjesë në garë. Punëtoria dhe gara “mini-videoja ime e parë” organizohen në kuadër të edicionit të 8-të të Festivalit të filmit freng@fff.mk Punëtoria “mini-videoja ime e parë” do të mbahet të mërkurën më 20 dhe të enjten më 21 maj 2015 prej orës 17 deri në orën 20, në Hapësirën multimediale për mësim të Insitutit freng në Shkup (rr. Мaksim Gorki, nr. 18) dhe do t’u mundësojë të bëni një mini-video me ndihmën e celularit tuaj.
Qëlimi i punëtorisë është përgatitja për zhvillimin e skenarit dhe marrja e këshillave teknike sa i

Shërbimi për verifikimin e fakteve në mediume në konferencën POINT30 në Sarajevë

на 30. 05. 2014 | | mk
Prej 22 deri më 24 maj në Sarajevë u mbajt konferenca e tretë ndërkombëtare POINT në organizim të organizatës joqeveritare “Zastone“, ku morën pjesë organizata lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, që veprojnë në Ballkan, në Evropën Lindore dhe më gjerë. Tema e konferencës ishte “Përgjegjësia politike dhe teknologjitë e reja” dhe ajo përmbante prezantime dhe punëtori të shumta, të përmbledhura në një program treditor, me ç’rast kishte ligjërues, përveç nga rajoni, edhe nga SHBA-të, Ukraina, Rusia, Egjipti dhe shumë vende të tjera. Disa nga prezentimet më interesante kishin të bëjnë me teknikat e reja në internet që u përdorën për herë të parë në fushatën e kryetarit aktual të SHBA-ve, Barak Obama, e të cilat i sqaroi drejtori i fushatës për