Aktualitete

Dy prilli, Dita ndërkombëtare e verifikimit të fakteve

на 7. 04. 2017 | | mk
Verifikimi i fakteve – dritë mbi dritën. Foto: Pixabay Dy prilli është promovuar si Dita ndërkombëtare e verifikimit të fakteve nga ana e Rrjetit ndërkombëtar për verifikimin e fakteve, të themeluar në kuadër të Institutit “Poynter” nga Sant Petersburgu, shteti federal i Floridës në SHBA, në bashkëpunim me organizatat për verifikimin e fakteve në botë. Siç thotë organizatori i ngjarjes në ueb-faqen e tij, “kjo nuk është një ngjarje e thjeshtë, por besim se më shumë se kurdoherë më parë nevojitet verifikimi i fakteve në politikë, në gazetari dhe në të gjitha fushat e tjera”. Kjo ditë nuk është zgjedhur rastësisht, thonë organizatorët. Bëhet fjalë për ditën që vjen pas ditës ndërkombëtare të shakasë (dhe të gënjeshtrës, v.j.) që të

KEMM-ja i vlerësoi si të arsyeshme 9 ankesa të Fondacionit “Metamorfozis”

на 7. 04. 2017 | | mk
Këshilli për etikë të mediave i Maqedonisë (KEMM), dje më 6 prill, ka miratuar 9 vendime në bazë të ankesave të parashtruara nga Fondacioni “Metamorfozis”, me ç’rast të gjitha ankesat janë vlerësuar si të arsyeshme. Ankesat kishin të bëjnë me mospublikimin e demantit të dërguar te portalet kurir.mk, lider.mk, makedonija24.mk, netpress.com.mk, plus24.mk, republika.mk, si dhe te televizonet “Kanal 5”, “Nova” dhe “Sitel”. Demantet të cilat “Metamorfozis” i ka dërguar te të gjitha këto media, kanë të bëjnë me gënjeshtrat dhe të pavërtetat e thëna për punën e Fondacionit para mediave nga grupit që quhet “Stop Operacioni Soros”, për të cilin nuk është e qartë se çka paraqet, kë e përfaqëson dhe kush qëndron pas këtij emri, duke pasur parasysh se

Demant: “Metamorfozis” nuk organizon protesta!

на 23. 03. 2017 | | mk
Fondacioni “Metamorfozis” nëpërmjet trajnimeve të tij i ndërton kapacitetet e organizatave joqeveritare për përdorimin e teknologjive të reja që të jenë më efikase në realizimin e misioneve të tyre dhe në përpjekjet e tyre për përforcimin e demokracisë, sundimin e të drejtës, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Pohimet e publikuara më 21 mars të vitit 2017 nga ana e mediave “Dnevnik”, TV “Nova” dhe “Veçer”, që i përshkruhen Mihajllo Manevskit, për çfarëdo lidhje të Fondacionit “Metamorfozis” me dhunën, paraqesin manipulim të vrazhdë dhe shtrembërim të së vërtetës. “Metamorfozis” nuk organizon trajnime për protesta, por punon në përputhje me misionin e tij, duke kontribuuar për zhvillimin e demokracisë dhe për përmirësimin e cilësisë së

U mbajt konferenca ndërkombëtare “E-shoqëri” në temën e verifikimit të fakteve dhe ndikimit të teknologjive të reja mbi gazetarinë

на 17. 02. 2017 | | mk
Lajmet e rrejshme të prezantuara si fakte, trillimet si realitet dhe (keq)përdorimi i parimeve dhe i standardeve mbi të cilat bazohet gazetaria e mirë ishin temë e konferencës së 12-të ndërkombëtare “Е-shoqëri.mk”: “Verifikimi i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja mbi gazetarinë”, që u mbajt dje në organizim të Fondacionit “Metamorfozis”.   Në konferencë u bisedua për rëndësinë e verifikimit të fakteve në medie edhe nga aspekti i luftës kundër lajmeve të rrejshme edhe nga aspekti i respektimit të standardeve në gazetari. Shërbimi për verifikimin e fakteve në medie është vegël e shkëlqyeshme për edukimin e qytetarëve që t’i dallojnë informatat e vërteta dhe cilësore, e me këtë të kontribuojnë në demokratizimin e shoqërisë – tha Bardhyl Jashari, drejtor

Demant për gënjeshtrat e publikuara nga SOS për Fondacionin “Metamorfozis”

на 6. 02. 2017 | | mk
Fondacioni “Metamorfozis” i dënon ashpër dhe i konsideron si gënjeshtër të madhe dhe shpifje, dhe në tërësi i demanton deklaratat e përfaqësueseve të grupit prej tre qytetarëve të quajtur “Stop operacioni Soros” (SOS), të shprehura në konferencën për shtyp të mbajtur me datën 4 shkurt të vitit 2017. Në këtë konferencë u thanë gënjeshtra për fondacionin “Metamorfozis”, duke përfshirë edhe akuza të pasakta se në llogaritë e fondacionit janë derdhur “shuma milionëshe”, të cilat, gjoja, janë përdorur për aktivitete partiake dhe për qëllime të LSDM-së. Me ashpërsi i refuzojmë këto shpifje dhe ofendime. Mjetet e fondacionit “Metamorfozis” asnjëherë nuk janë shfrytëzuar dhe nuk do të shfrytëzohen për aktivitete të cilësdo qoftë parti politike. Konstruksionet dhe manipulimet e këtilla kanë

“Bllokirame” – agregator i ri për bloge

на 23. 01. 2017 | | mk
Agregatori i ri për bloge, “Bllokirame”, do të promovohet sot në orën 12 në kafiterinë “Vinil” në Shkup, mirëpo do të fillojë edhe konkursi i ri për blogues. Më poshtë ua përcjellim komunikatën. Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që t’ua prezantoj projektin e ri “Bllokirame”, agregator për bloge në R. të Maqedonisë. Bloget mund të filloni t’i paraqitni në linkun e mëposhtëm: http://blokirame.mk/add Përveç thirrjes që t’i paraqitni bloget tuaja në agregator, njëkohësisht dëshiroj t’u njoftoj se si pjesë e projektit në bashkëpunim me “TV Nova”, rigrantim i Qendrës për menaxhim me ndryshimet (QMN), projekt i Bashkimit Evropian  dhe i kofinancuar nga Ambasada britanike në R. të Maqedonis, shpallim konkurs për të gjithë bloguesit në temën: “Të drejtat individuale

SHGM-ja e dënon dhunën verbale të pushtetit ndaj gazetarëve

на 17. 01. 2017 | | mk
e hënë 16 janar, 2017 Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënon dhunën e koordinuar verbale të pushtetit kundër gazetarëve , e cila është e drejtuar kundër lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. Këto sulme kanë për qëllim frikësimin dhe heshtjen e gazetarëve dhe ngulfatjen e kritikës në media. Me këtë pushteti dëshiron të pengojë informimin e opinionit për çështje të rëndësishme. Akuzat e VMRO-DPMNE kundër Fondacionit Shoqëria e hapur Maqedoni, për kinse korruptimin e gazetarëve, është ndërrim tezash të pushtetit të deritashëm, i cili nuk ka guxim të përballet me përgjegjësinë e vet për shpërdorimin masiv të mediave për qëllime politike. Deklaratat e drejtorit të Arkivit të Maqedonisë, Filip Petrovski për qërim hesapesh me mediat

DMDHP: Portalet informative t’i fshijnë të dhënat personale

на 16. 01. 2017 | | mk
KOMUNIKATË PËR MEDIAT Njëra nga kompetencat e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDHP) në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 7/05, 103/08, 124/10, 135/11, 43/14, 153/15 dhe 99/16), si organ i pavarur shtetëror për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë, është të zhvillojë politika dhe të japë udhëzime në lidhje me mbrojtjen e të dhënave

Papritmas ndërron jetë Vllado Gjorçev, gazetar dhe redaktor në “Meta” dhe autor në “Shërbimin për verifikimin e fakteve në media”

на 21. 11. 2016 | | mk
Vllade Gjorçev. Foto: Меta

“Shërbimi për verifikimin e fakteve në medie” mbeti pa njërin nga autorët e saj më të zellshëm dhe më të rregullt, i cili gjatë këtyre tre viteve e gjysmë në kuadër të projektit ka publikuar qindra recension dhe tekste të tjera, kurse të gjithë ne mbetëm pa njërin nga kolegët tanë më të vlefshëm dhe pa një profesionist të gazetarisë

Shkup, 20 nëntor 2016 – 11:18 (META) – Në orët e hershme të mëngjesit, papritmas  ndërroi jetë kolegu ynë,  Vllado Gjorçev, gazetar dhe redaktor në Agjencinë e Lajmeve “Meta”. Ai ishte pjesë e redaksisë së lajmeve “Meta” që nga fillimi i saj, dhe njëkohësisht ishte bashkëpunëtor aktiv i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media” dhe

“Jo për mosdënimin!” – IFEX e shënon 2 nëntorin me fushatë

на 2. 11. 2016 | | mk

Më 2 nëntor shënohet Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosdënimit* për krime kundër gazetarëve, që u parapa me Rezolutën e OKB-së të vitit 2013. Në këtë moment, 9 nga 10 raste të vrasjeve të gazetarëve në botë janë me status të pazgjidhur dhe kalojnë pa u dënuar. Kjo çon kah kultura e mosdënimit, ku zërat kritikë janë të heshtur, ndërsa qytetarët janë të privuar nga informatat e sakta për shoqëritë në të cilat jetojnë. Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosdënimit është moment kyç për ngritjen e vetëdijes globale për ndikimin e mosdënimit mbi lirinë e të shprehurit dhe për mobilizimin e aksionit për drejtësi. Këtë vit, IFEX-i e realizon fushatën “Jo për mosdënimin”, e cila i