Analiza

Të drejtat realizohen duke kritikuar

на 15. 03. 2017 | | mk
  Në shtetet demokratike, mediet janë një mekanizëm kontrollues qëllimi i të cilit është të tejkalohet paaftësia dhe mosgadishmëria e njerëzve në pushtet që të përballen me gabimet e tyre.   Shkruan: Prof. Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut
  Zhvillimi i një shteti është në përpjesëtim të drejtë me aftësinë e atij shteti që t’i identifikojë dobësitë, mospërputhjet dhe problemet e veta. Sa më shumë dobësi, mospërputhje dhe probleme të arrijë një shtet të identifikojë, aq më lehtë mund të caktohet diagnozë e duhur dhe të zhvillojë e të zbatojë terapi më të duhur për tejkalimin e tyre. Sa më i madh të jetë numri i dobësive, mospërputhjeve dhe problemeve të cilat shteti do të mundohet

Përdorimi i termit “sorosoidë” është diskriminim

на 13. 03. 2017 | | mk, en
Termi “sorosoidë” qartazi përdoret për të etiketuar, diskredituar dhe nënçmuar një grup të caktuar njerëzish. Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Në disa medie kohët e fundit u bë i zakonshëm përdorimi i termit “sorosoidë”. Ky term përdoret në kontekst të ndryshëm, mirëpo gjithmonë me domethënie negative.
  • Demaskohet nëntoka politike: Sorosoidët themelojnë vetveten dhe aktrojnë sektor joqeveritar.
  • VEÇER: Këta janë mercenarët e Sorosit, që kërkojnë pushtet pa zgjedhje
  • Dosje sorosoidë: Media të rrejshme, gazetarë të rrejshëm… Vetëm paratë janë të vërteta
  • Latasi për sorosoidët dhe Radio FAR-i
  • “Civil”-i ka inkasuar gjysmë milionë euro nga SOROS-i vetëm për 3 vjet
  • LSDM-ja dhe sorosoidët kërkojnë t’u merret e drejta e votës mërgimtarëve dhe deputetëve nga diaspora

Përdorimi i gjuhës standarde në media: Drejtshkrimi, viktimë e gazetarëve

на 27. 02. 2017 | |
“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu. Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!” Faik Konica Shkruan: Fatlume

Veprimet (jo)etike gjatë përdorimit të mediave sociale

на 20. 02. 2017 | | mk
Si deri te informimi etik në rrjetet sociale. Fotо: Pixabay

Në dekadën e fundit të shekullit 20 u shënuan ndryshime drastike në procesin e prodhimit, distribuimit dhe shfrytëzimit të informatave. Ato janë pasojë e procesit të shpejtë teknik-teknologjik, i cili në vete përmban sasi enorme të potencialit për ekspanzion. Ndodhi “revolucioni mediatik” me ç’rast teknologjitë e avancuara e ndryshuan përgjithmonë mënyrën në të cilën krijohej, bartej, plasohej dhe ruhej komunikimi

Shkruan: Dr. Dejan Donev, profesor inordinar i etikës në gazetari dhe  i etikës në medie Mediet e reja ose të ashtuquajturat “medie të treta” që u paraqitën si rezultat i konceptit Web 2.0 dhe i teknologjive të reja mediatike, filluan të shihen si pjesë e ndryshimeve që ndodhën dhe ndodhin

Për çka raportohet kur me të vërtetë duhet të raportohet

на 8. 02. 2017 | | mk
Informim “i thyer”. Foto: flickr

Në një periudhë të tentimit që në fillim diskutabil për të formuar qeveri të re, përderisa jemi në pritje të tentimit të dytë, përsëri jemi dëshmitarë të parë të një praktike negative gazetareske, e cila gjithnjë e më shumë proklamohet si trend – “popullit t’i shitet mjegull me sukses”, në kushte kur ai nuk është i zgjuar në aspekt kritik, ndërsa çështja që ka të bëjë edikimin e tij elementar mediatik është çështje iracionale. Kështu, kemi eliminim të pyetjeve të publikut në lidhje me atë që ndodh aktualisht duke “gjuajtur” me rafal dhe vazhdimisht në hapësirën mediatike me shok nga bombat senzacionaliste dhe tensionuese. E publiku informohet, edukohet, mendon në mënyrë kritike dhe ofron zgjidhje

Luftë paranoike kundër jashtëtokësorëve nga planeti “SOROS”

на 30. 01. 2017 | | mk
Xhorxh Sorosi si shkak për të ndjekur hije të trilluara. Foto: Wikipedia/pixabay

Depërtimi i lehtë i termeve “agjent i huaj” (në Rusi) ose “SOROS” (në Maqedoni) në shumë medie proqeveritare është strategji e paramenduar e qendrave të fuqisë të kontrolluara nga pushteti. Zakonisht, këto terme gjithmonë janë të shoqëruara me ofendime dhe shpifje të drejtpërdrejta, si “kolonë e pestë”, “sorosoidë”, tradhtarë”, “spiunë”, “shkatërrim i Maqedonisë” e të ngjashme, pa informim objektiv dhe në mungesë të deklaratës ose të komentit nga pala tjetër, gjegjësisht nga vetë organizata ose fondacioni, që është cak i sulmit.

Shkruan: Boris Kamçev nga Sankt Petersburgu Katër vjet pas miratimit të ligjit për “agjentë të huaj”, mediet e pakta të pavarura në Rusi transmetojnë për sektorin e

Desorosoizimi, degjynelizimi dhe format e ngjashme të ekzorcizmit

на 27. 01. 2017 | | mk, en
Ithtarët e eksorcizmit kundër sektorit joqeveritar. Foto: Jacob Davis, 2004

Mënyra në të cilën i perceptojmë (“i shohim” dhe i paramendojmë) gjërat, në masë të madhe e përcakton sjelljen tonë. Mediet kontrollojnë se çka do të shohë publiku duke e dimensionuar fuqinë e stimulit, gjegjësisht e fokusojnë vëmendjen në një pjesë të asaj për të cilën informohet, me çka e kufizojnë edhe vëllimin edhe cilësinë e perceptimit. Në qoftë se në informatë stërmadhohet një pjesë e fotografisë, shumë lehtë mund të humbet konteksti dhe krejtësisht gabimisht të interpretohet ajo që e shohim dhe në përputhje me këtë të veprojmë, gjegjësisht të sillemi.

Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Njëra nga mënyrat më të thjeshta për

Analizë: “Desorosoizimi” dhe mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni

на 25. 01. 2017 | | mk
|Analiza për “Desorosoizimin” dhe mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni është hulumtim gazetaresk që analizon raportimin e një pjesë të mediumeve për këtë çështje, duke përfshirë edhe mendimin e ekspertëve apo gazetarëve profesionist|.  
Shkruan: Adrian KERIMI Fushata e partisë qeverisëse VMRO-DPMNE-së kundër Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni (apo kundër “Soros”-it), nuk la pa prekur edhe mediet. Thënë realisht, kjo nuk ishte një çështje e panjohur për publikun, por intensifikimi

Мultikulturalizmi dhe mediet

на 25. 01. 2017 | | mk
Еtnizim në vend të multikulturalizmit – cili është roli i medieve. Foto: pixabay Moskomunikimi i kulturave të ndryshme nën një “qiell” politik, më saktë në një vend, shkakton problem për atë se si të arrihet konsensus politik. Ndërsa konsensusi si çelës, nuk mund të bëhet duke imponuar sistem me vlera të supozuara, por vetëm me dialog të vazhdueshëm ndërmjet diversiteteve dhe me aksion të qytetarëve në gjendje të lirisë qytetare. Dhe këto dallime ndonjëherë debate të forta për jolirinë, frikën dhe për dhunën, e jo vetëm debate për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë. Prandaj, për çka dhe si raportuan mediet  për këtë çështje në periudhën e kaluar!? Shkruan: Dr. Dejan Donev, profesor inordinar i etikës në gazetari dhe

Çdo njeri ka të drejtë për liri të mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë (2)

на 19. 12. 2016 | | mk

Liria e të menduarit, e ndërgjegjes dhe e fesë, paraqet të drejtë themelore të njeriut. Niveli i praktikimit dhe i mbrojtjes së saj paraqet një nga reperët për nivelin e demokracisë së një vendi. Në kushte kur ekzistojnë bashkësi dominate religjioze dhe lidhje qartë ndërmjet përkatësisë etnike dhe asaj fetare, mund të paraqiten deformime që vështirë identifikohen. Меdiet kanë mundësi t’i trajtojnë këto degormime dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në mendimin publik.

Shkruan: Prof. dr. Мirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut (Pjesën e parë të analizës mund ta gjeni këtu)

2. Vija e dytë e shkeljes

Linja e dytë e shkeljes së Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare ka të bëjë me serinë e proceseve gjyqësore kundër Jovan/Zoran Vranishkovskit dhe një