verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: “Raportuesit pa kufij është një mashtrim”

on 18 - 02 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht, Anglisht

70-0987-00998000-reporteri-crop-resize

 

Nuk është hera e parë që i njëjti titull të paraqitet në këtë medie, për çka ekzistojnë edhe  gjurmë nga shfletuesi Tajm.mk . Këtë herë arsyeja është raporti i fundit i “Raportuesve pa kufij”, ku Maqedonia renditet në pozicionin e 123, që paraqet një rënie prej 6 vendesh në krahasim me vitin e kaluar. Teksti u botua menjëherë pas publikimit të raportit të fundit të “Raportuesve pa kufij,” pikërisht për të sjellë në pikëpyetje rëndësinë edhe për ta zhvlerësuar këtë organizatë dhe për ta justifikuar rënien në renditjen e cila është theksuar në raport. Teksti është i vjetër dhe është publikuar i plotë edhe më herët. „Mediat botërore” në të cilat thirret portali si burim, në të vërtetë është një medie nga Venezuela, të cilin artikullin e ka publikuar në vitin 2005.

Gjithashtu, artikulli “Raportuesit pa kufij është mashtrim” iu referohet artikujve tjerë të botuar në vitin 2008. Siç thotë Zharko Trajanovski në shqyrtimin e tij për të njëjtën temë, “gazetarët kanë të drejtë legjitime për të vënë në pyetje ata të cilët përpiqen të raportojnë mbi liritë e mediave dhe të bëjnë rangimin në bazë të kritereve të caktuara, mirëpo në çfarë mënyre e ka bërë këtë kjo medie, duke e ripublikuar titullin pashije “Raportuesit pa kufij, është një mashtrim?“.

70Linku deri te artikulli origjinal: “Reporterët pa kufij është një mashtrim”

Data dhe koha e publikimit: 13.02.2014, 17:35

Data e recensionit: 14.02.2014

Recensues: Mirosllava Burns

Vërtetësia: Në tekst shihen konstatime të cilat aspak nuk korrespondojnë me të vërtetën. Për shembull:

„Në raportin e fundit të Raportuesve pa kufij për vendin nuk janë dhënë kriteret e as  shpjegime të hollësishme se si është ardhur deri te ky vlerësim për lirinë e mediave që është jashtëzakonisht është i keq për shtetin.“

Rangimi nga „Raportuesit pa kufij” siç është e njohur, bëhet në bazë gjashtë kritereve: pluralizmi, pavarësia e mediave, kushtet operative dhe vetëcensura, kornizat ligjore, transparenca dhe infrastruktura informative.

Siç konkludoi Trajanovski në analizën e tij, ky artikull i panënshkruar përmend disa herë financierin “Soros”, si ilustrim të tezës se “organizata i krijon raportet e saj edhe duke u bazuar në qëllime të biznesit.” Megjithatë, në tekst nuk ka asnjë shpjegim, se në bazë të cilit qëllim të biznesit, Maqedonia në vitin 2009 u rendit në vendin e 34, si më e mira në Ballkan për nga liria e shtypit, kur qeveria u dërgoi “urime të sinqerta” gazetarëve me rastin e raportit.

Më tej thuhet:

Në ueb-faqen e Raportuesve pa kufij nuk shkruan se kush qëndron prapa këtyre të luftëtarëve të vetëshpallur për lirinë e shtypit, as nuk është emëruar bordi i drejtorëve.

Në ueb-faqen e “Raportuesve pa kufij” mund të gjenden anëtarët e të ashtuquajturit “Administration board”, gjegjësisht bordit drejtues, së bashku me shpjegimin se si janë zgjedhur anëtarët.

Më tej, e analizuam saktësinë e këtij paragrafi:

Pasqyrat financiare vjetore nuk japin as një ide të përafërt për atë se kush saktë i financon ata e as për rrjedhën e parave. Miliona dollarë të të ardhurave të tyre vjetore janë referuar si “të ardhura nga shitja e botimeve”, por nuk janë dhënë emrat e publikimeve, e as kujt i janë shitur. Nuk ka asnjë mundësi për blerjen e ndonjërit nga “publikimet” e tyre, shkruan Deneshen.

linkun në vazhdim mund të gjenden të gjitha informatat për financimin e “Raportuesve pa kufij” .

Nuk tregohet se cilat „media botërore” deklarojnë dhe si e argumentojnë këtë:

Mediat botërore transmetojnë se Raportuesit pa kufij, nuk janë organizatë për ta mbrojtur gazetarinë, por një organizatë për t’i mbrojtur interesat gjeopolitike.

Më tej në tekst, pa asnjë mbështetje, thuhet se Sekretari i Përgjithshëm, Robert Menard, ka “pranuar” se buxheti i “Raportuesve pa kufij” është siguruar nga organizata që janë të lidhura ngushtë me politikën e jashtme të SHBA-ve.

Në tekstin e lartëpërmendur, përdoret fjala ka „pranuar”, që media ta çojë lexuesin në mendim të gabueshëm, se ka diçka të dyshimtë, dhe se dikush „pranon”, që nënkuptohet se është manipulim, dhe nuk është mbështetur me asgjë.

Burimet e informatave: Burimet janë tekste të vjetra me vite, nga media nga Venezuela, dhe portali „Deneshen”. Ajo që është interesante është se po ky tekst, është publikuar edhe në “Kurir”, me rastin e raportit paraprak të „Raportuesve pa kufij”, sikur të ishte i shkruar “enkas” për rastin.

Përmbajtësia: Në tekst nuk është përmendur se Maqedonia, sipas raportit të fundit, renditet në vendin 123 dhe nuk ka të dhëna apo ndonjë përshkrim të rrethanave që çuan në këtë gjendje. Në raport se edhe pse vendi ka ndërmarrë reforma për të ecur në rrugën e Bashkimit Evropian, fasada e demokracisë në vitet e fundit nuk mund t’i fshehë shkeljet e shumta të lirisë së informimit. Në raport përshkruhet rasti i Tomisllav Kezharovskit (që është edhe një nga arsyet e rënies së Maqedonisë për gjashtë vende, v.j.), por jo edhe në tekstin e “Kuririt”, të transmetuar nga “Deneshen” .

„Pasi u dënua me katër vjet e gjysmë burg për zbulimin e emrit të një dëshmitari të mbrojtur në një rast gjyqësor për vrasje, dënimi me burg u ndryshua në arrest shtëpie, si rezultat i presionit ndërkombëtar”, konstatojnë nga organizata “Raportuesit pa kufij”.

Më tej, vërehet, një tendencë e ashpër që të kritikohet dhe në përgjithësi të vihet në pikëpyetje legjitimiteti i kësaj organizate dhe ajo të prezantohet si „sorosoide“, „e paguar“, „konspirative“ – e gjithë kjo e paketuar sikur këtë e thonë „mediat botërore” (që dihet se nuk është e saktë, por e atë e ka thënë media nga Venezuela para 9 vitesh).

Më tej, në tekst vërehet një manipulim i rëndë, ku është nxjerrë nga konteksti një fjali e marrë nga një kolumnë e Lubomir Fërçkoskit të vitit 2010, për të imponuar një tezë se LSDM-ja ka të bëjë me shkatërrimin e lirive të mediave:

Ne arritëm, të nderuar, me sakrificat tona (disa prej nesh me shuma të mëdha parash të paguara për dënime) ta rrëzojmë këtë qeveri jodemokratike, nga vendi 34 në vendin fantastikë të 68-të në listën e vendeve për lirinë e të shprehurit (sipas Raportuesve pa kufij)

Megjithatë, kjo pjesë është nxjerrë nga konteksti dhe ndërsa kolumnën e plotë mund ta lexoni këtu.

Anshmëria: Vërehet një tendencë e çuditshme, që media të manipulojë me faktet për të devalvuar një organizatë joqeveritare që i mbron të drejtat e gazetarëve, kurse nuk e përmend faktin se e njëjta organizatë e renditi Maqedoninë në vendin e 34 vetëm para disa viteve që u përshëndet nga qeveria. Si pasojë – kjo është anshmëri politike.

Komentim:

Pas shkrimeve të tilla të Fërçkovskit, bëhet e qartë se imazhin e lirisë së mediave në Maqedoni, në raportin e fundit të “Raportuesve pa kufij” e krijojnë njerëz të afërt me Vlladimir Millçinin dhe Fondacionin Shoqëri e Hapur-SOROS, duke marrë parasysh se në bazë të praktikës nga vendet e tjera, organizata krijon raporte duke u bazuar në qëllimet e biznesit, dhe se Xhorxh Sorosi është një nga financuesit. 

Ky është vetëm njëri nga komentet manipuluese që gjenden në tekst. Duke e fshehur faktin se rënia e rejtingut është për shkak të arrestimit të Tomisllav Kezharovskit, portali e akuzon Vlladimir Millçin për këtë, edhe pse ai nuk mund të jetë përgjegjës për arrestimin e gazetarëve.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Është e çuditshme që „Kuriri” i referohet portalit „Deneshen”, kurse i njëjti tekst është publikuar në „Kurir” vitin e kaluar.

Kualiteti i titullit: Këtu ka manipulim. Teksti është përpunim i një teksti tjetër të publikuar në vitin 2005 në venezuelanalysis.com. Në këtë tekst, titulli origjinal është “The reporters without borders fraud,” që përkthehet si „Mashtrimi i Raportuesve pa kufi”, dhe jo „Raportuesit pa kufij është një mashtrim”.

Sidoqoftë, titulli që çon në interpretim të gabuar, nuk e arsyeton tekstin, për arsye se nuk është se ku qëndron „mashtrimi”, nëse dikush në mënyrë transparente i publikon burimet e tij të financimit dhe bën rang listë.

Fotografia: Fotografia, e shprehur në kohë gazetareske (ku janë lajmet janë informatat e reja) është „nga gjyshi Nuhu” , sikurse edhe teksti. Ajo është një screen-shot nga një tekst që akoma ekziston, nga një medie në Venezuelë. Synon t’i devalvojë „Raportuesit pa kufi”, sepse ashtu njoftojnë “mediat botërore”. Kjo është vetëm alibi, kurse arsyeja e vërtetë që mund të nuhatet, për publikimin e shumëfishtë të këtij teksti, është të arsyetohet gjendja e rëndë e mediave në Maqedoni me “jorelevancën e organizatës”, raportet e së cilës i lexon tërë bota.

Përfundimi: Teksti është i vjetër, i ripublikuar dhe nuk është bërë asnjë tentim të ketë specifika për rangimin më të ri të “Raportuesve pa kufi”, por përkundrazi, është „universal”. Në të ka shumë etiketa të pabaza, manipulim, mospërputhje faktike që synojnë t’i zhvlerësojnë “Raportuesit pa kufij” për arsye se në listat e tyre Maqedonia ka rënë dukshëm sa i përket lirisë së mediave.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

ka fakte

deklratata jo të sakta

Pjesërisht

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

Pjesërisht

zyrtare, jozyrtare

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

Të pavërteta

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

kopje të pjesshme

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

Fototip i tekstit

joadekuate

manipulon

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.