verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

SPGPM-ja e dënon ashpër tekstin e Mirka Velinovskës

on 27 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

27 prill 2016

SPGPM-ja e dënon ashpër tekstin e Mirka Velinovsksë në të cilin bëhet linçim mediatik i pjesëtarëve të lëvizjes majtiste Solidariteti dhe mbi anëtarët e partisë “E majta”, që janë bashkëluftëtarë tanë në Kartën për solidaritet për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Si Sindikatë e gazetarëve, SPGPM-ja është e provokuar në mënyrë plotësuese të reagojë ndaj kësaj përmbajtjeje, e cila më tepër paraqet tekst me premisa të sigurisë dhe të zbulimit, që është shkruar në frymën e traditës “më të mirë” të krijimtarisë sulmuese, e cila, për fat të keq, edhe te ne përfshihet me termin gazetari, edhe pse aspak nuk është e tillë.

E kemi për detyrë të theksojmë se nuk bëhet fjalë për produkt të profesionit të cilit i takojmë dhe shprehim solidaritet të thellë dhe të paluhatshëm me viktimat e këtij teksti, nga i cili, si profesionistë, distancohemi me vendosmëri dhe e dënojmë atë.

Burimi: SPGPM

Abonohuni për lajmet më të reja