verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Trende” të lavdërimeve komentuese

on 25 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

vest-za-otcetot-na-vmro[Recension: Llogaridhënia, spirancë e VMRO-DPMNE-së]

Tekst propagandues i publikuar si mbështetje e drejtpërdrejtë për partinë në pushtet, VMRO-DPMNE, një ditë para se të mbahet tubimi i tyre popullor. Artikull që tregon se anshmëri të plotë ndaj një subjekti politik për mobilizimin e trupit votues.

fireshot-capture-34-otchetnosta-sidro-na-vmro-dpmneLinku deri te artikulli origjinal: Llogaridhënia, spirancë e VMRO-DPMNE-së
Data dhe koha e publikimit: 15.10.2016, 07:29
Data e recensionit: 21.10.2016
Recensues: Simona Atanasova

KOMENT I MASKUAR

Теksti është përplot me vërejtje komentuese, konstatime të pakonfirmuara dhe me lavdërime të pabaza. Shkrimi e manipulon publikun për shkak se nuk është ndarë në mënyrë adekuate dhe të dukshme nga lajmet e tjera. Edhe pse është tekst komentues, nuk gjendet në kategorinë “Komente” ose “Koment i redaksisë”, por gjendet në kategorinë e lajmeve nga Maqedonia.

“VMRO-DPMNE-ja përsëri promovon trende për udhëheqjen e vendit edhe atë nëpërmjet llogaridhënies, si parim themelor që është karakteristik për politikën e demokracive të zhvilluara, me të cilën gjërat në shoqëri ndryshojnë për të mirë”.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE në artikullin e shkruar është lavdëruar se promovon trende, edhe pse nuk përmendet se për çfarë trendesh bëhet fjalë, e pastaj krahasohet me politikat e demokracive të zhvilluara edhe pse nuk theksohet se për cilat demokraci bëhet fjalë dhe cilat parti nga bota e zhvilluar demokratike kanë trende të njëjta me VMRO-DPMNE-në. Poashtu, thuhet se gjërat gjërat në shoqëri ndryshojnë për të mirë, mirëpo nuk është sqaruar saktësisht se cilat janë ato gjëra që bëhen më të mira.

FRAZË QË TENTON TË JETË MBËSHTETJE

Fraza e vetme që e përmban teksti  dhe e cila vetëm minimalisht e largon nga vlerësimi “propagandë e pastër” është fraza “analistës sqarojnë”,  e cila gjendet në fillim të teksti dhe që shërbne vetëm si distancim formal. Në artikull mungojnë “analistët”, nuk ka as deklarata të tyre, kështu që fitohet përshtypja se ata nuk ekzistojnë.

Shumë fjalë, e asgjë nuk është thënë. Përveç lavdërimeve boshe për një parti në periudhën kyçe parazgjedhore.

Ky shkrim i ngjan reklamës parazgjedhore partiake, e cila duhet të ndahet nga zhanret e tjera gazetareske. I shkruar në mënyrë të këtillë, ky tekst nuk i plotëson as kriteret dhe kushtet minimale për të qenë produkt gazetaresk, në njërën nga gazetat më me ndikim dhe më me tirazh në vend.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja