verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Udhëzuesi i USAID-it për mediat sociale për sektorin civil

on 3 - 07 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Social Media Guide for CSOsUSAgency for International Development-pic

Për nder të Ditës së mediave sociale 2014, USAID-it, sot e publikoi udhëzuesin për përdorimin e mediave sociale.

Publikimi me titull Rrjetet sociale: Udhëzues për përforcimin e shoqërisë civile nëpërmjet mediave sociale është përgatitur me qëllim që t’i mësojë organizatat joqeveritare si t’i realizojnë qëllimet e tyre komunikuese dhe me sukses t’i drejtohen publikut të tyre nëpërmjet mediave sociale.

Udhëzuesi ofron pasqyrë të praktikave më të mira që përdoren te mediat sociale për inicimin e temave dhe debateve të rëndësishme për çështje me interes për sektorin civil. Duke pasur parasysh faktin se mediat sociale ndryshojnë shpejt, publikimi nuk koncentrohet në ndonjë platformë individuale sociale, por në vend të kësaj OJQ-ve u ofron zgjidhje se si t’u qasen mediave sociale në tërësi pa marrë parasysh se cila është platforma dhe si t’i arrijnë qëllimet e tyre programore duke e shfrytëzuar këtë medie.

Është dhënë një pasqyrë e platformave të mëdha globale siç janë: Facebook-u, Twitter-i, Youtube-i, dhe Google+, me këshilla si të përdoren këto rrjete, e janë përfshirë edhe ato rrjete sociale që kanë përfshirje rajonale. Pastaj, ofrohet edhe pasqyrë për shfrytëzimin e veglave analitike me qëllim që të matet suksesi në shfrytëzimin e mediave sociale, e janë theksuar edhe indikatorët kryesorë për performansat, që duhet të analizohen.

U është kushtuar vëmendje edhe çështjeve të sigurisë dhe privatësisë, udhëzuesi ka listë të veglave dhe resurseve onlajn, si dhe një fjalor prej pothuajse 90 termeve që përdoren në kuadër të mediave sociale.

Publikimin prej 85 faqeve në versionin flipbook mund ta gjeni këtu, ndërsa në versionin PDF mund ta merrni këtu.

Abonohuni për lajmet më të reja