verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ambasada e SHBA-ve kërkon sqarim ligjor nga prokuroria se kur një informatë trajtohet si sekret zyrtar

on 6 - 02 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Фото: Mike Mozart, 2014
Foto: Mike Mozart, 2014

 Ambasada e SHBA-ve në Shkup i fton autoritet që të japin sqarim ligjor të deklaratës së Prokurorisë publike të datës 3 shkurt, duke i përcaktuar në mënyrë më konkrete rrethanat në të cilat një informatë mund të trajtohet si sekret zyrtar dhe të sqarojnë se si gazetarët do ta dijnë se në cilat raste ekzistojnë rrethanat e tilla konkrete.

Ambasada e SHBA-ve thekson se e ka ndjekur me brengosje deklaratën e 3 shkurtit nga Zyra e Prokurorisë Publike, në të cilën thuhet se “publikimi i materialeve që mund të jenë lëndë e procedurës së mëtutjeshme penale është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit”.

“Mediat e lira janë bazë e një shoqërie demokratike dhe luajnë rol kritik në prezantimin e informatave që janë në interes të publikut, duke përfshirë edhe informacione për abuzime të mundshme të autoritetit е që mund të rezultojnë me procese penale kundër figurave publike. Jemi të shqetësuar se deklarata e Zyrës të Prokurorit Publik mund të keqinterpretohet nga mediat në Maqedoni si porosi se ato nuk duhet të kryejnë këtë rol të rëndësishëm”, thuhet në Deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

СООПШТЕНИЕ JORM

 

Abonohuni për lajmet më të reja