verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Burim i fortë për tekst kontradiktor

on 30 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

11262015-Dnevnik-SDSM-progr-crop-resize

[Recension: Zaevi vetë e ka shkruar programin e LSDM-së]

Kur do ta lexoni deri në fund, ajo që do t’u hutojë në këtë tekst është kontradikta në të. Sikur përbëhet nga dy përmbajtje të veçanta me teza, gjegjësisht tregime të ndryshme. E para, me të cilën fillon teksti dhe prej të cilës është nxjerrë edhe titulli, porosit se lideri i opozitës vetë e ka shkruar programin partiak, e jo ekspertët sllovenë për të cilët, ishte paralajmëruar “para disa muajsh” se do ta përpilojnë programin zgjedhor të partisë më të madhe opozitare.

Аutorja e kësaj përmbajtjeje mediatike u referohet burimeve partiake dhe thotë se programi është – gati, e menjëherë pas kësaj e zhvillon tregimin e dytë. Sipas saj, në tekstin e njëjtë, programi akoma shkruhet, ndërsa finalizimi i tij paralajmërohet se do të bëhet pasi të përfundojnë tribunat kur para qytetarëve do të elaborohen pozitat e partisë, dhe pas mbajtjes së kongresit partial ku fjalën e fundit, sipas burimeve të medies, do ta kenë “ekspertët, profesionistët, organizatat qytetare dhe intelektualët”.

Domethënë kur do ta lexoni këtë tekst, mbeteni pa përgjigje, gjegjësisht të hutuar. A është gati programi i partisë? Kush e ka shkruar atë? Pse mbahen tribuna të cilat duhet të shërbejnë si bazë për përgatitjen e programit, nëse ai tashmë është përgatitur?

11262015-Dnevnik-SDSM-progrLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi vetë e ka shkruar programin e LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 24.11.2015

Data e recensionit: 26.11.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Pse ka problem të këtillë në këtë tekst? Për shkak se ka “burim nga qarqet e larta partiake të partisë”. Ja për këtë arsye. Dhe aq për burimet e këtij lloji.

Një “margaritar” në këtë tekst është edhe ajo kur autorja shkrua për pyetjen e medies se pse partia opozitare “e pasqyron konceptin fitues programor të VMRO-DPMNE-së që së bashku me qytetarët ta shkruajnë programin”. Thotë, lideri i LSDM-së, “iu shmang përgjigjes”. E çka të përgjigjet?!? Sikur partia në pushtet paska copyright të konceptit, të drejta autorial, ekskluzivitet mbi të.

Çka të thuhet, përveç se teksti është përplot me anshmëri politike që është në kundërshtim me çdo kod gazetaresk. Të vendit ose ndërkombëtar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja