verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Cunami prej konstruksionesh

on 11 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

КАНАЛ 5 - Телевизија - http___kanal5.com.mk_vesti_detail.asp_ID=89735 11

[Recension: Еkspertët dyshojnë në kredibilitetin e prokurores speciale]

Në fushatën mediatike, që udhëhiqet në mënyrë të orkestruar kundër prokurores publike Katica Janeva që të diskreditohet si personalitet, të dëmtohet kredibilitei i institucionit në krye të të cilit gjendet ajo dhe me konstrukcione, trillime dhe presione të frikësohet ekipi i saj, është e vështirë të përcaktohet se këto kronika a janë lajm në varg apo fushata kundër saj është duke u shndërruar në “cunami”.

КАНАЛ 5 - Телевизија - http___kanal5.com.mk_vesti_detail.asp_ID=89735Linku deri te artikulli origjinal: Еkspertët dyshojnë në kredibilitetin e prokurores speciale

Data dhe koha e publikimit: 06.02.2016, 20:19

Data e recensionit: 08.02.2016

Recensues: Аleksandar Pisarev

NJË NUK ËSHTË SHUMËS

Teksti në titull paralajmëron: “Еkspertët dyshojnë në kredibilitetin e prokurores speciale”. Sipas paralajmërimit të këtillë, është e logjikshme të priten mendime të ngjashme për temën që trajtohet. Nga kronika e papërfunduar deri në fund, përfundimi i parë është se njëjësi nuk mund të shumës, për shkak se bëhet fjalë për mendim të vetëm një eksperti. Manipulimi i këtillë bëhet që te lexuesit të shkaktohet huti se më tepër ekspertë konsiderojnë se

“Ka një lidhje të fshehtë ndërmjet udhëheqësisë së Lidhjes socialdemokrate dhe prokurores speciale publike, thotë analisti politik Sotir Kostov, duke i komentuar ngjarjet e fundit në prokurorinë speciale publike dhe deklaratat e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ku ai paralajmëron se çfarë aktivitetesh do të ndërmarrë Katica Janeva në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dhe bëhet e qartë se prokurorja speciale është nën ndikimin e dikujt.”

ÇDOKUSH ËSHTË I PAFAJSHËM DERI SA TË MOS DËSHMOHET FAJI

Pasi eksperti e ka thënë mendimin e tij, autori ndërlidhet me komentin e tij dhe konstaton se prokurorinë speciale publike janë duke e dridhur skandale, që janë rezultat i veprave penale, në mesin e të cilave edhe korrupsionit. Në tekst nuk ka burim se prej ku e ka marrë këtë informatë, e as që ka fajte me të cilat do ta dëshmonte korrupsionin eventual.

“Prokurorinë speciale publike gjatë ditëve të kaluara janë duke e dridhur edhe skandale që ndërlidhen me paditë penale për sjellje joprofesionale të prokurorëve, ofrim të mitës.”

Kjo informatë është plasuar sikur bëhet fjalë për fakte absolute, e për këtë nuk ka asnjë dëshmi e as paralajmërime se ka dëshmi për ofrim të mitës, të cilat i ka të njohura redaksia.

Në mënyrë të shtrembëruar është transmetuar edhe deklarata e liderit të opozitës, Zoran Zaev, nga tribuna në lagjen Kapishtec në Shkup (ku ai ka thënë se nga PSP-ja e pret atë e presin edhe shumë qytetarë), e pastaj ajo është vënë në kontekst të relacionit të afërt me prokuroren speciale publike. Nga fjalimi i tij është nxjerrë përfundimi se ajo punon sipas udhëzimeve të partisë opozitare dhe është nën ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë, që është spekulim.

Duke informuar në këtë mënyrë, janë shkelur parimet themelore të gazetarisë profesionale dhe nenet 1 dhe 14 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 1. Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Neni 14. Raportimi për proceset politike, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja