verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Александар Писарев

Edukimi mediatik – digë mbrojtëse nga manipulimet

на 15. 03. 2017 | | mk
Përdoruesit e përmbajtjeve mediatike duhet të zhvillojnë aftësi kritike të vetat dhe njohuri që do tu ndihmojnë që t’i lidhin idetë komplekse, t’i dallojnë përgjigjet e duhura, t’i identifikojnë lajthimet dhe t’i vlerësojnë në mënyrë kritikuese përmbajtjet mediatike. Me një fjalë, kjo nënkupton një arsimim mediatik dhe posedim të aftësive kreative që të zbulohen manipulimet tek produktet mediatike.   Shkruan:Aleksandar Pisarev
  Sipas definicionit, mediet janë mjete për informim masiv, por edhe mjeti më i fortë për formimin e sistemit të vlerave shoqërore me të cilin ndikohet në formimin e opinionit publik. Megjithatë, në epokën e globalizimit mediet gjithnjë e më shumë bëhen edhe një „mjet i interpretimit masiv”, dhe sipas kësaj, gjithnjë e më shumë humbet funksioni i tyre

Fotografia gazetareske dhe foto lajmi

на 15. 03. 2017 | | mk
 

Fotografia gazetareske është një fushë e veçantë në gazetari. Ajo, përveç transmetimit të informacionit, duhet të shfaqë një pasqyrë të plotë të realitetit. Problemi me fotografinë gazetareske qëndron në atë se gjithnjë e më shumë funksioni i saj i vetëm është ta plotësojë hapësirën, boshllëkun në tekst, ose ndërmjet dy teksteve.

  Shkruan: Aleksandar Pisarev
  Nëse i analizojmë recensionet e publikuara në faqen tonë, në pjesën që i referohet fotografisë, vlerësimi më i shpeshtë është: „nuk manipulon e as nuk informon – është vendosur vetëm si ilustrim”. Disa fotografi janë aq stereotipe, aq shpesh dhe aq gjatë janë përdorur për ilustrim të shkrimeve, sa lexuesit tashmë janë mësuar me to dhe nuk i vënë re aspak.

Leksion gazetaresk: REPORTAZHI

на 15. 03. 2017 | | mk

Reportazhi është fryt i inspirimit të gazetarit i cili më së shpeshti rrjedh nga forma fillestare, themelore gazetareske që është lajmi ose informacioni. Nëse kemi një lajm dhe nëse gazetari atë e përjeton me të gjitha shqisat e tij, e ndjen dhe din që prej tij të nxjerrë më tepër, mund të futet edhe në aventurë dhe prej tij të bëjë reportazh.

Shkruan: Aleksandar Pisarev
Reportazhi është forma më e bukur, por njëkohësisht edhe më e ndërlikuar e gazetarisë në të cilën ngjarja rrëfehet përmes tregimit. Nevojitet përgatitje serioze, shumë mund, pjesëmarrje në ngjarje, vrojtim i të gjitha detajeve, njohuri enciklopedike…e vendosin në paraliteraturë, dhe është vulë personale e gazetarit në bazë të së cilës edhe pa nënshkrim lexuesit e

Cilët faktorë ndikojnë tek lajmi dhe raporti?

на 15. 03. 2017 | | mk

Gazetarët nuk janë më vetëm grumbullues të lajmeve. Prej tyre pritet që të hulumtojnë, të jenë kritikë ndaj asaj rrethit ku jetojnë, por dhe të jenë proaktiv, të iniciojnë debat publik për të gjitha temat e interesit shoqëror. Kjo do të thotë se mediet duhet të jenë të përgjegjshme, sepse merren me punë publike.

Që të jenë të përgatitur për këto sfida, gazetarët duhet të kenë një fond të madh të dijes, të arsimohen vazhdimisht dhe ta ruajnë reputacionin e tyre në shoqëri. Këtë do ta arrijnë vetëm me një qasje të balancuar dhe tolerante ndaj temave që i përpunojnë, duke u mbështetur vazhdimisht tek kodi i profesionit të gazetarisë.

  Shkruan: Aleksandar Pisarev   Përse duhet një hyrje kaq

Pajisjet e tekstit – mbititulli, titulli, nëntitulli

на 15. 03. 2017 | | mk

Lexuesit më së shpeshti ndalen tek ato lajme dhe informata që janë të pajisura mirë dhe që më shumë ua tërheqin vëmendjen. Disa tekste me shumë gjasa asnjëherë nuk i shikojnë, kryesisht për shkak të mbititullit, titullit dhe nëntitullit të keq, ose për shkak se teksti nuk është i pajisur me këto elemente bazë të formës gazetareske.

  Shkruan: Aleksandar Pisarev   Si duhet të duket një lajm, informacion, analizë, reportazh në medie, që të tërheqë vëmendjen e lexuesve. Pa marrë parasysh se a i ndajmë lexuesit në ato të cilët informatat nga mediet i marrin si „fast food”, ose duan që në mënyrën e vjetër tradicionale t’i diskutojnë përmbajtjet me një kafe, ekzistojnë rregulla se di duhet të plasohet

Përveç ndërgjegjes dhe përkushtimit për punë, gazetari duhet të posedojë edhe dije

на 28. 12. 2016 | | mk

Gazetaria kërkon arsimim të vazhdueshëm, kompletimin e kulturës së përgjithshme, e cila duhet të jetë më e gjerë nga ajo mesatarja, ndjekjen e trendëve botërore nga të gjitha fushat, profesionalizëm në fusha të caktuara dhe njohuri të përgjithshme për historinë, politikologji, drejtësi, ekonomi, sociologji, psikologji sociale, filozofi, logjikë, art, sport dhe teknologji bashkëkohore.  

Shkruan: Аleksandar Pisarev Që gazetari sa më mirë ta kryej profesionin e vet, përveç ndërgjegjes dhe punës, duhet patjetër të posedoj edhe dije. Kjo nënkupton deri-diku edhe dije enciklopedike, pastaj kulturë të përgjithshme në fushat që i ndjek. Për shkak të mungesës së njohurive elementare në shumë fusha, të cilat janë objekt i interesit publik është evidente mungesa e teksteve interesante dhe emisioneve që është njëra nga

Si të transmetohen fjalët e politikanit kur në to ka elemente të gjuhës së urrejtjes

на 16. 12. 2016 | | mk

Më e rrezikshme është që nëpërmjet medieve të përhapet urrejtja dhe paragjykimet, për shkak se kjo zakonisht përfundon me dhunë. Меdiet që përhapin dhe që transmetojnë gjuhë të urrejtjes, janë pjesëmarrëse në krimet e mundshme që mund të ndodhin prej saj. Gazetarët dhe mediet janë përgjegjëse për përmbajtjet që i plasojnë ose që i emitojnë pa marrë parasysh se kush i prodhon ato.

Shkruan: Аleksandar Pisarev Zakonisht janë politikanët ata që përmenden se gjenerojnë gjuhë të urrejtjes, me ç’rast gazetarët janë vetëm në rolin e transmetuesit të gjuhës së tillë, distributorit apo megafonit, nëpërmjet të të cilit politikanët në këtë mënyrë i komunikojnë porositë e tyre. Si duhet ta transmetojë gazetari fjalimin e drejtpërdrejtë të subjektit politik, liderit të partisë

Me konstruksione dhe të pavërteta kundër sektorit qytetar

на 4. 11. 2016 | | mk

[Recension: 230.000 еuro për Laramanët, e për ne faada dhe rrugë të shkatërruara]

Ky është edhe një tekst nga seria e teksteve propaganduese që janë përplot me konstruksione dhe të pavërteta kundër aktivistëve qytetarë, Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni dhe partisë më të madhe opozitare. Më e keqja është se këto shkrime quhen “hulumtime”, edhe pse në esencë ato paraqesin një përmbledhje të thjeshtë të trillimeve që janë publikuar disa herë në medien e njëjtë me tituj të ndryshëm. Linku deri te artikulli origjinal: 230.000 еuro për Laramanët, e për ne faada dhe rrugë të shkatërruara Data dhe koha e publikimit: 26.10.2016 Data e recensionit: 01.11.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

PUBLIKIM SENZACIONALIST ME QËLLIM TË CAKTUAR

Lexuesve u është ofruar

Çka është kontestuese në tabelën dygjuhësore në Çair?

на 13. 10. 2016 | | mk

[Recension: Selia partiake e LSDM-së në Çair sot në mëngjes fitoi tabelë dygjuhësore]

Recensojmë një tekst jokorrekt dhe tendencioz, që i mohon dispozitat kushtetuese dhe ligjore për përdorimin e gjuhëve të nacionaliteteve në Republikën e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë i konteston të drejtat e njeriut që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës amtare. E gjithë kjo bëhet me një qëllim të vetëm: të diskreditohet lideri i opozitës, Zoran Zaev, dhe të paraqitet në dritë negative para zgjedhjeve të caktuara për më 11 dhjetor. Linu deri te artikulli origjinal: Selia partiake e LSDM-së në Çair sot në mëngjes fitoi tabelë dygjuhësoreа Data dhe koha e publikimit: 09.10.2016, 16:54 Data e recensionit: 10.10.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

ÇKA THOTË KUSHTETUTA DHE

Tekst pa dioptri gazetareske

на 30. 09. 2016 | | mk

[Recension: Kutet e dyfishta të Zaevit e demaskuan fushatën e LSDM-së dhe PSP-së për zgjedhjet]

Njëra nga shkeljet më të mëdha gjatë raportimit për proceset zgjedhore është mosrespektimi i standardeve themelore për informim objektiv, të paanshëm dhe të saktë. Pikërisht një raportim të këtillë, tepër tendecioz kemi në tekstin që e recensojmë. Në artikullin e panënshkruar në formë të komentit-analizës, nuk ka argumente që do ta dëshmonin vërtetësinësinë e asaj që pohohet, ndërsa “deklаratat” e ekspertëve të cilëve u referohet teksti nuk janë askund. Linku deri te artikulli origjinal: Kutet e dyfishta të Zaevit e demaskuan fushatën e LSDM-së dhe PSP-së për zgjedhjet Data dhe koha e publikimit: 27.09.2016, 18:12 Data e recensionit: 29.09.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

“GJYKATËS KOMPETENT”

E

Abonohuni për lajmet më të reja