verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetaria joetike: Përdorimi senzacionalist i termeve ‘pedofil’ dhe ‘pedofili’

on 22 - 05 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Padyshim, mbrojtja e fëmijëve nga dhuna seksuale paraqet temë me interes të veçantë publik. Nga gazetarët pritet që t’i bashkangjiten luftës për të drejtat e fëmijëve, t’i hulumtojnë rastet e dhunës seksuale dhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve, por edhe t’i respektojnë standardet e gazetarisë etike.

Çka duhe të dijnë gazetarët që raportojnë për dhunën seksuale ndaj fëmijëve?

Kur gazetarët raportojnë për fëmijët, veçanërisht për tema delikate, siç është dhuna seksuale, është e domosdoshme, por kjo nuk është e mjaftueshme që t’i përmbahen parimit etik “minimizoni dëmin”.

Si e para, gazetarët duhet t’i njohin dispozitat ndëshkuese, si dhe dispozitat e “Konventës për të drejtat e fëmijëve”, veçanërisht nenin 34, ku thuhet:

“Vendet nënshkruese obligohen t’i mbrojnë fëmijët nga të gjitha format e shfrytëzimit seksual dhe maltretimit seksual”.

Në fakt, me këtë konventë, shtetet janë obliguara të ndërmarrin masa për parandalimin e nxitjes ose detyrimit të fëmijëve që të futen në ndonjë aktivitet seksual joligjor, shfrytëzimin e fëmijëve për prostitucion dhe praktika të tjera seksuale joligjore, si dhe shfrytëzimin e fëmijëve në shfaqe dhe materiale pornografike.

Poashtu, gazetarët duhet t’i njohin edhe standardet e veçanta etike për raportim medial për fëmijët, siç janë:Udhëzimet etike të UNICEF-itudhëzimet dhe parimet e Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe Udhëzimet për raportim dhe informim për të miturit (Doracak për etikën në gazetari. Redaktorët mund të përfitojnë shumë edhe nga “Parimet redaktuese për fëmijë të BBC”.

Mbrojtja e privatësisë dhe identitetit të fëmijëve

Kur raportojnë për fëmijët që janë viktima të dhunës seksuale, gazetarët duhet ta mbrojnë privatësinë dhe identitetin e fëmijëve, si dhe t’i shmangen përcjelljes joadekuate të informatave që mund të çojnë deri te identifikimi i tyre. Gazetarëve u rekomandohet që assesi të mos e zbulojnë adresën e fëmijëve për të cilët raportojnë.

Udhëzimet etike të UNICEF-it në mënyrë eksplicite u urdhërojnë gazetarëve që gjithmonë ta ndryshojnë emrin e fëmijës dhe ta mjegullojnë identitetin vizual të çdo fëmije që është identifikuar si viktimë e maltretimit ose shfrytëzimit seksual. Sipas udhëzimeve në Doracakun për etikën në gazetari, madje edhe:

“Informatat që merren nga mjekët, punëtorët socialë, edukatorët, arsimtarët ose të afërmit që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte çojnë në identitetin e të miturit, nuk guxojnë të publikohen”.

Sipas Udhëzimeve për media të Kongresit të tretë kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe të adoleshentëve, kur raportohet për maltretim seksual dhe eksploatim, asnjëherë nuk duhet të identifikohen nëpërmjet fjalëve ose fotografisë, jo vetëm fëmijët, por edhe vendet ku mund të gjenden fëmijët e lëndueshëm. Sipas udhëzimeve dhe parimeve të Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, gazetarët dhe organizatat mediale duhet t’i shmangen ”përdorimit të fotografive të seksualizuara të fëmijëve”, si dhe përdorimit të ”stereotipeve dhe të paraqitjeve senzacionaliste” kur promovojnë materiale që përfshijnë fëmijë.

Raportimi senzacionalist për dënimin me vdekje të “pedofilit”

“Mënyra e informimit në raste të… tragjedive familjare, sëmundjeve, procedurave gjyqësore, duhet të jetë i lirë nga senzacionalizmat.”

Gjatë disa viteve të kaluara, mediat kanë qenë përplot me artikuj senzacionalistë në temën e “pedofilisë”. Shembull më i freskët është faqja e parë e të përditshmes “Veçer”, me titullin senzacionalist “Një pedofil pushkatohet në Shkup në vitin 1987!”, dhe nëntitullin ”Në Maqedoni në vitet e tetëdhjeta ka pasur disa vendime gjyqësore me dënim me vdekje, prej të cilave njëra për pedofili, e zbatuar me vendim të gjykatës së qarkut”. Artikulli i referohet një artikulli tjetër të publikuar në “Veçer”, në datën 4 shkurt 1987, ”Krimineli dënohet me vdekje”.

Përveç në titull, gazetarja disa herë i përdor shprehjet ”pedofil” dhe ”pedofili”:

”Në Republikën e Maqedonisë është shqiptuar dënim me vdekje për pedofili në shkurt të vitit 1987”.

“Babai pedofil dhe monstër…”

“Veçeri, në vitin 1987, e ka ndjekur këtë rast monstruoz të pedofilisë dhe shqiptimin e dënimit me vdekje”.

Çka është më problematike në aspekt etik në raportimin e këtillë që i referohet tekstit të publikuar para më shumë se 26 vjetëve?

E para, as te titulli dhe nëntitulli, e as te kopja e publikuar e tekstit të vitit 1987 nuk hasen shprehjet “pedofil” dhe ”pedofili”, e mu këto shprehje theksohen më tepër në artikullin e vitit 2013.

E dyta, në artikullin e vitit 2013 në mënyrë eksplicite thuhet se ”është shqiptuar dënim me vdekje për pedofili” (që implikon se pedofilia atëherë ka qenë vepër penale) edhe pse në artikullin e vitit 1987 thuhet se dënimi me vdekje kriminielit i është shqiptuar ”për shkak të dhunimit dhe vrasjes së vajzës së tij të mitur…”.  Emri dhe mbiemri i viktimës përsëri është publikuar në një kontekst krejtësisht tjetër, që mund të sjellë deri te ripërtrirja e traumave të familjes më të gjerë të viktimës.

E treta, në artikullin e vitit 1987 raportohet se viktima e veprave penale dhunim dhe vrasje ka pasur 15 vjet. Rasti nga media është “diagnostifikuar” si ”pedofili” edhe përkundër asaj se as në vitin 1987, e as sot, nuk ka pasur dispozitë penale “pedofili”, por ekziston dispozitë penale që sanksionon „sulm seksual ndaj të miturit që nuk ka mbushur 14 vjet” (gjegjësisht „përdhunim ose marrëdhënie jo e natyrshme seksuale me person të mitur që nuk ka mbushur 14 vjet”, sipas KP të RSM-së të vitit 1977).

Gazetarja me këmbëngulje e favorizon diagnozën klinike “pedofili“, në vend që të raportojë për dispozitat e kodit penal në të cilat është bazuar vendimi gjyqësor. Gazetarët duhet ta dijnë se termi “pedofili” është term medicinal, dhe se vetë personeli mjekësor paralajmëron që ai të mos përdoret si term juridik. Gazetarët duhet të përmbahen nga përcaktimi i diagnozave klinike dhe këtë punë duhet t’ia lënë personelit mjekësor që janë të autorizuar të japin diagnoza.

Kur raportojnë për raste gjyqësore, mediat duhet të përdorin terme juridike. Aq më tepër,që një pjesë e madhe e njerëzve që bëjnë vepra penale seksuale mbi fëmijët nuk kanë diagnozë të pedofilisë, ndërsa diagnostifikimi i pedоfilisë nuk nënkupton domosdoshmërisht kryerjen e marrëdhënieve seksuale me fëmijë, sepse sipas definicionit të deritanishëm mjekësor, pedofilia mund të jetë ”аkt ose fantazi…”.

Raportimi senzacionalist për procedurën gjyqësore (dhe tragjedinë familjare) të para 26 viteve, e përcjellë me diagnostifikimin mediatik të “pedofilëve“, u publikua nga shumë media. Disa prej tyre e zmadhuan dëmin, duke publikuar tituj pa përcaktim kohor, që mund të shkaktojnë huti te lexuesit se në Maqedoni  akoma zbatohet dënimi me vdekje me pushkatim mbi “pedofilët” (Për shembull, Një pedofil në Maqedoni dënohet me vdekje me pushkatimPushkatohet pedofili në Shkup!Në Maqedoni shqiptohet dënim me vdekje për një pedоfilPedofili nga Maqedoniа dënohet me vdekje me pushkatim).

Por, a kontribuon me të vërtetë gjuajtja senzacionaliste mediale e “pedofilëve” për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale?

(Vazhdon: Si të raportohet në mënyrë etike për “regjistrin e pedofilëve”?)

********************************************************************************************

 

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook:http://www.facebook.com/USAIDMacedonia.

Abonohuni për lajmet më të reja