verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gjuha e urrejtjes në televizionin “Kanal 5”

on 10 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

milenko

Теlevizioni “Kanal 5”, me publikimet dhe me qëndrimet e shprehura nga ana e Milenko Nedellkovskit në edicionet e emisionit të tij “Milenko Nedellkovski shou”, të emituara në data 15, 22 dhe më 29 janar, më 5 dhe më 12 shkurt të vitit 2016, nxit dhe përhap diskriminim, mosdurim dhe urrejtje në bazë të orientimit seksual, me çka e ka shkelur nenin 48 të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, thuhet në raportin me shkrim për mbikëqyrjen e kryer të programeve, që është ralizuar nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Аgjencia thekson se shkelja e ligjit ka të bëjë me atë se:

“në disa emisione radhazi, të cilat kanë qenë të inçizuara më parë, shërbimi programor televiziv në nivel shtetëror TV Kanal 5, merr vendim redaktues që t’i mundësojë autorit të emisionit të jetë burim i homofobisë dhe i gjuhës së urrejtjes në bazë të orientimit seksual.”

Mbikëqyrja e kryer e programeve nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike është realizuar sipas detyrës zyrtare dhe ka të bëjë me disa emisione të “Milenko Nedellkovski shou”, në të cilat ai: flet me gjuhën e urrjetjes dhe të diskriminimit, përdor gjuhë homofobike që t’i njollosë ata që mendojnë ndryshe politikisht, e barazon homoseksualizmin me sëmundje, etj. Agjencia në raportin e saj për vlerësimin se a ka homofobi, diskriminim dhe gjuhë të urrejtjes në bazë të orientimit seksual në emisionet “Milenko Nedellkovski shou”, u referohet disa dispozitave ligjore edhe atë: Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Raporti përmban një propozim me të cilin, për shkak të faktit se në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike nuk është paraparë masë për shkeljen e nenit 48, e në përputhje me Metodologjinë për kryerjen e mbikëqyrjes së programeve, “drejtori i Agjencisë inçizimet e emisioneve dhe raportin me shkrim nga mbikëqyrja e kryer e programeve t’i dorëzojë në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi për veprim të mëtutjeshëm”.

Raporti i shqyrton të gjitha aspektet relevante gjatë vlerësimit të një gjuhe si diskriminuese, homofobike dhe si gjuhë e urrejtjes (konteksti, personi që është përgjegjës, ekzistim i qëllimit, përmbajtja, shkalla dhe përmasat e të shprehurit dhe gjasat për ndikim mbi publikun dhe veprimet e ardhshme të tij).

Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara” e përshëndet vendimin e Agjencisë për kryerjen e këtij lloji të mbikëqyrjes mbi përmbajtjet mediatike të cilat përhapin urrejtje dhe mosdurim ndaj grupeve të caktuara të qytetarëve. Veçanërisht e përshëndesim vendimin për bashkëpunim ndërsektorial ndërmjet Agjencisë dhe Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi me qëllim të veprimit të mëtutjeshëm në raste të gjuhës së urrejtjes.

Raportin e plotët ë Agencisë mund ta shkarkoni këtu.

 

Abonohuni për lajmet më të reja