verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Global Voices”: Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e konfirmoi dënimin për gazetarët që cituan deklaratë me akuzë për korrupsion

on 14 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Edhe pse tashmë është ish-shef i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim të Maqedonisë, si duket Sasho Mijallkovi akoma ka ndikim të madh mbi sistemin gjyqësor të vendit, veçanërisht kur bëhet fjalë për “nderin dhe autoritetin”.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e konfirmoi dënimin me para prej 8.300 eurosh kundër dy gazetarëve të javores së pavarur “Fokus”, Jadranka Kostova dhe Vllado Apostollov për shpifje ose “shkelje të nderit dhe të autoritetit të shefit të mëparshëm të shërbimit sekret”, i cili është edhe kushëri i kryeministrit në largim, Nikolla Gruevski, shkruan “Global Voices”.

Kjo është hera e tretë që gjykatat e Maqedonisë e vërtetojnë dënimin për citim të burimit, i cili thoshte se Mijallkovi ka qenë i përzier në korrupsion. Gjykata e shkallës së parë e përcaktoi gjobën për gazetarët në fillim të vitit 2014, Gjykata e apelit e vërtetoi aktgjykimin në shtator të vitit 2014, ndërsa Gjykata Kushtetuese e refuzoi ankesën e gazetarëve në nëntor të vitit 2015.

Македонскиот Уставен суд ја потврд_ - https___mk.globalvoices.org_01_13_24325_ 12

Gjykata Kushtetuese në vendimin e tij thekson se gjykatat e nivelit më të ulët kanë konstatuar me të drejtë se nuk ka bazë për përjashtimin e përgjegjësisë së Apostollovit dhe të Kostovës. Njëkohësisht, nga gjykata shtojnë se storjet e publikuara nuk përmbajnë informata me interes publik, por ka pasur qëllim “të fillohet me transmetimin e tashethemeve, të cilat seriozisht e kanë shkelur të drejtën e nderit dhe të autoritetit të dikujt”.

Mirëpo, gazetarët e javores “Fokus” thonë se storjet e tyre janë publikuar që të nxitet debat për çështjet me interes publik dhe se përmbajtja e tyre pa dyshim është temë me interes publik.

Kostova, e cila është kryeredaktore e javores, është dënuar me 5.000 еuro, ndërsa gazetari Apostollov me 1.000 еuro. Poashtu, të dytë duhet t’i mbulojnë shpenzimet e gjykatës në vlerë prej 3.300 еurosh, me çka shuma e përgjithshme e arrin vlerën prej 8.300 еurosh.

Ish-drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, i cili dha dorëheqje për shkak të akuzave të tjera për korrupsion dhe për keqpërdorim të pushtetit, e akuzoi “Fokus”-in në janar të vitit 2013. Javorja publikoi disa stroje duke cituar deklarata të Igor Ilievskit, ambasadorit të Maqedonisë në Çeki, ku ai e akuzon Mijallkovin për korrupsion.

Edhe pse gazetarët kërkuan nga Mijallkovi që të përgjigjet në akuzat e këtilla, ai refuzoi të japë intervistë dhe në vend të kësaj ngriti padi kundër gazetarëve.

Në tetor të vitit 2014, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë u bëri thirrje të gjithë gazetarëve dhe qytetarëve të tregojnë solidaritet me gazetarët e “Fokus”-it dhe të ndihmojnë të mblidhen mjetet që duhet të paguhen në bazë të aktgjykimit për storjet e publikuara hulumtuese.

Shoqatat e tjera të qytetarëve sikurse Rrjeti nacional kundër homofobisë dhe transfobisë i Maqedonisë organizuan ngjarje për mbledhjen e mjeteve në Çarshinë e vjetër të Shkupit më 14 tetor 2014 që t’i ndihmohet “Fokus”-it t’i mbulojë shpenzimet për dënimin për shpifje, si dhe ato për shpenzimet e gjykatës për rastin gjyqësor.

Македонскиот Уставен суд ја потврд_ - https___mk.globalvoices.org_01_13_24325_ 13

Rasti u karakterizua si shembull i frikësimit të medieve nga ana e raportuesit të Kombeve të Bashkuara për liri të të shprehurit, Frenk Laru, në qershor të vitit 2013. Disa gazetarë, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e pavarur e gazetarëve, “Raportuesit pa kufinj”, si dhe organizata të tjera e karakterizuan rastin si kërcënim të qartë ndaj medieve, ndërsa shumë vetë e vërtetuan “efektin frikësues” që ky aktgjykim e kishte mbi gazetarët e Maqedonisë.

Nikolla Mlladenov, themeluesi dhe redaktori i javores “Fokus”, u gjet i vdekur në një fatkeqësi automobilistike më 27 mars 2013 në rrethana të dyshimta. Pas fatkeqësisë, e përditshmja dhe javorja “Fokus” e ndërprenë shtypjen e tyre. Javorja vazhdoi të dalë në korrik të vitit 2013.

Vdekja e Mlladenovit u përmend në të ashtuquajturat “bomba” – bisedat e inçizuara në mënyrë të paligjshme nga ana e DSK-së në krye me Mijallkovin, të cilat i publikoi opozita gjatë vitit 2015. “Bomba” në të cilën përmendet Mlladenovi zbuloi biseda ndërmjet politikanëve udhëheqës të Maqedonisë, duke e përfshirë ish-ministreshën për punë të brendshme Gordana Jankullovska, zëvendësin e saj Ivo Koteski, si dhe Martin Protogjerin, shefin e kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski. Në këto biseda ka indikacione se pushteti e ka penguar hetimin dhe ka organizuar frikësim të gazetarëve të cilëve u vinte keq për vdekjen e Mlladenovit. Për pasojë, lideri i opozitës, Zoran Zaev dhe SHGM-ja kërkuan rihapje të hetimit, shkruan “Global voices”.

Abonohuni për lajmet më të reja