verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Jo çdo qëndrim ka peshën e lajmit

on 25 - 08 - 2015       

[Recension: ‘Çfarë ka bërë ky njeri?!’]

Teknologjia sot lejon që më me lehtësi materialet video të përpunohen dhe po me aq lehtësi të përhapen duke përdorur rrjetet sociale. Por një gjë e tillë nuk përbën lajm. Shndërrimi në lajm i një video materiali origjina apo dhe autori i së cilës nuk dihet, hyn në sfera propaganduese që s’ka për qëllim informimin e drejtë. Mungesa e shumë elementëve bazike të një lajmi, bën që materiali që po recensojmë mos të jetë jo i plotë. Autori tregon se për kë bëhet fjalë por nuk shpjegon se çfarë! Qëllimi është të jetë kritik, por në fakt del tendencioz dhe jashtë standardeve profesionale.

Bëhet fjalë kryesisht për Ali Ahmetin…

Problemi në këtë artikull nuk qëndron se autori ka vendosur të raportoj për një fenomen propagandistik si ky, apo qoftë dhe synimi për të qenë kritik, por çështja është se nuk jepen detaje të cilat janë mese të nevojshme për të informuar lexuesin. Bëhet fjalë për përshkrimin e një video materiali që nuk duhet se kush e ka bërë me çka nuk duhet elementi bazë burimi.

Çfarë ka bërë ky njeriLinku deri te artikulli origjinal: Recension: ‘Çfarë ka bërë ky njeri?!’

Data dhe koha e publikimit: 20.08.2015

Data e recensionit: 21.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në faqet e internetit dhe rrjetet sociale të Lëvizjeve të reja politike në Maqedoni janë shfaqur video materiale propaganduese ku në shënjestër të kritikave dhe akuzave me ilustrime dhe përshkrimin e ngjarjeve është kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Videoja mund të jetë edhe vepër e një personi i cili mund të ketë pikëpamje dhe bindje të tija. Por jo të gjitha opinionet merren relevante. Edhe sikur të donim të raportojmë për këtë fenomen do të duhej të përfshiheshin të gjitha palët, autori por dhe i akuzuari. Si e tillë, dhënie rëndësie një materiali të tillë, vetëm sa vë medien në pozita të palakmueshme jo profesionalizmi.

“Çka bëri ky njeri ?!” është mesazhi që përcillet nga kjo video ku protagonistë është Ali Ahmeti:

Prezantimi i materialeve pa autor, dhe që mund te merren edhe si të dyshimta mund të merren si manipulime me elemente multimediale, diçka që nuk përmbush nevojën e lexuesve për informim të drejtë. Aq më tepër, lexuesi duhet të informohet pse lideri i BDI-së Ali Ahmeti akuzohet si autor i veprave që ilustrohen në video material. Por edhe mundësia që ai, apo subjekti që ai drejton të shpjegohet për akuzat.

Jo çdoherë gazetari has në mirëkuptim me kabinetin e një partie politike, por çdoherë është i detyruar të respektoj parimin e informimit të balancuar, duke kërkuar qëndrim nga të gjitha palët e përfshira në një ngjarje ose ndodhi, apo edhe akuza si rasti në fjalë.
Gjëja e vetme prej të cilës autori është distancuar në këtë artikull, është komenti, por kjo nuk mjafton që teksti të plotësoj standardet gazetareske. Për lexuesin me rëndësi është çfarë thuhet dhe jo çfarë fshihet pas një materiali të tillë. Mos përfshirja e të gjithë këtyre elementeve të lartpërmendura komprominton informimin e drejtë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

Nuk ka deklarata

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja