verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Adrian Kerimi

Lajm i pushtuar nga amatorizmi

на 1. 03. 2017 | |
[Recension: « Foto » Shkupi pushtohet nga grafite kërcënuese] Gazetari nuk guxon të ndikohet nga rrethanat, për të cilat raporton. Raportimi me emocione kalon vijat e profesionit, e në vend se të informojë, gazetari shndërrohet në makineri propaganduese që imponon mendim. Në tekstin që po recensojmë,  sillen përfundime duke mos u bazuar në dëshmi dhe fakte. Gjithashtu, tekstit në fjalë i mungojnë elemente, të cilat bëjnë që në këtë artikull

Edhe gazetari, njëjtë si zëdhënës partiak, bën propagandë!

на 28. 02. 2017 | | mk
[Recension: Edhe Agim Vinca, njëjtë si BESA, kërkon Ridefinimin e shtetit] Artikulli është një tekst tipik i cili dëshmon se si funksionon propaganda përmes mediave. Si model, propaganda shfrytëzon shumë burime, qoftë edhe jo relevante, me qëllimin e vetëm që opinionit t’i imponojë mendime dhe vlerësime, të cilat, më pas shndërrohen në ndonjë lloj veprimi. Teksti në fjalë shfrytëzon një mendim të një publicisti, i cili në fakt ka dhënë

Oferta e gazetarit – akoma më e keqe se ofertat partiake

на 21. 02. 2017 | |
[Recension: Oferta e Zaevit për shqiptarët më e keqe se e VMRO-së] Gazetaria nënkupton të shkruash për diçka çfarë mund të dëshmosh, e jo thjeshtë të shkruash për atë që e di si gazetar apo qytetar. Gjithashtu raportimi në linja jo të drejtpërdrejta është mungesë korrektësie ndaj publikut. I tillë është lajmi që po recensojmë, ku janë përzier çështjet për të cilat raportohet, duke folur për një platformë apo propozim

Plagjiaturë me titull ofendues!

на 20. 02. 2017 | | mk
[Recension: Këmbshtrembti tallet me votuesit shqiptar: Të votosh kundër VMRO’së, është trendi] Ndonëse shumë portale elektronike thirren në profesionalizëm dhe parime gazetareske, mund të vërejmë veprime të shumta në kundërshtim me parimet e profesionit, gjë që vërteton një qasje të papjekur të një pjese të këtyre mediave ndaj gazetarisë. Veprim i tillë, që tashmë është bërë i zakonshëm nëpër mediume joprofesionale, vërtetohet edhe përmes lajmit që po e recensojmë. Në

Temë e qëlluar, qasje e huqur

на 16. 02. 2017 | | mk
[Recension: Banorët e Shutkës nuk duan pishinë, kërkojnë gjinekolog] Lajmi që po recensojmë është një temë e qëlluar që prek interesin publik. Fatkeqësisht, mënyra se si i është qasur gazetari çështjes është e huqur. Përkundër pritjeve të qytetarëve, jo vetëm atyre të Shutkës, puna e gazetarit nuk është kryer me përgjegjësi, e teksti nuk e ka informuar opinionin për problematikat që shtjellon në mënyrën e duhur. Të dhënat në tekst

Ja lajmi që dëshmon tendencë, përtesë dhe mungesë të profesionalizmit

на 14. 02. 2017 | |
[Recension: Ky është politikani që i janë ofruar 5 milionë euro për formimin e Qeverisë ?] Gazetarët nuk guxojnë të bëjnë lajme duke u bazuar në spekulime. Spekulimet dhe informacionet e pakonfirmuara janë e kundërta e asaj që e quajmë gazetari. Shkrimet gazetareske, të cilat në bazë të burimeve ngrenë dyshime për çështje të caktuara, nuk duhet të plasohen në opinion nëse nuk janë të konfirmuara dhe të komentuara nga

Njëri me veturë, tjetri me autobus, thotë gazetari pa dalë fare në terren për fakte!

на 13. 02. 2017 | |
[Recension: Kryetari i komunës së Likovës me veturë në punë, kryetari i Shkupit me autobus] Mishmashi i çështjeve për të cilat raportohet shpërqendron lexuesit dhe si përfundim sjell vetëm dezinformim apo huti për publikun. Teksti që po recensojmë nuk posedon relevancë ose dëshmi, e cila do të jepte bazë që çështja të raportohet apo denoncohet në opinion. Për fjalët e para të cilat thuhen në tekst, lajmi nuk ka asnjë

Strategji për shkatërrimin e gazetarisë me propagandë partiake

на 9. 02. 2017 | |
[Recension: A e zbardhi Afrim Gashi strategjinë mes LSDM-së dhe BESËS për të shkatërruar shqiptarët?] Raportimi dhe bindjet personale janë dy çështje, të cilat gazetari profesionist nuk guxon asnjëherë t’i ngatërrojë. Nëse një gazetar profesionist dëshiron të jep një qëndrim personal në lidhje me një zhvillim, atë mund ta bëjë përmes opinioneve të shkruara dhe të publikuara në shtyp ditor qoftë edhe në platformat online. Lajmi dhe mendimi personal nuk

“Sekretet” e Ali Ahmetit duhet zbuluar me fakte, e jo me ironi

на 8. 02. 2017 | | mk
[Recension: Çfarë “sekreti” ka Ali Ahmeti që nuk lëvizë nga vendi kur përmend Bilall Kasamin!] Ja një lajm, sa për t’i thënë. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë teksti që po e recensojmë. Për fatin e keq të lexuesve, artikulli nuk përmban asgjë të rëndësishme. Kushdo qoftë që ka menduar se më këtë pak tekst informon lexuesit, ia ka huqur, ngaqë ky tekst, thjeshtë, nxit reagime dhe frustrime. Në

Konstatimet pa burime janë vetëvrasje profesionale në gazetari!

на 7. 02. 2017 | |
[Recension: BDI shpëton nga vetëvrasja politike , ja kush ishte kundër kush ishte pro koalicionit me VMRO-në] Kur gazetarët mundohen të japin konstatime duke mos pasur burime relevante në tekst, kjo nënkupton se ka bazë për të shikuar lajmin me shumë rezervë, e ndoshta edhe për shpifje. Nëse qëllimi i tekstit ka qenë të informojë duke shfrytëzuar burime të brendshme është në rregull të përmenden emra, por përderisa nuk kërkohet

Abonohuni për lajmet më të reja