verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

KEMM: Mbi 120 ankesa për veprime joetike të medieve

on 1 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

СЕММ

Këshilli për etikë në media i Maqedonisë (KEMM) gjatë një viti e gjysmë të kaluar ka pranuar mbi 120 ankesa për arsye të ndryshme, u tha në konferencën e sotme për shtyp të KEMM-së. “Numri i ankesave që kanë ardhur dhe interesimi i qytetarëve, mirëpo edhe i organizatave dhe institucioneve të tjera, jep shpresë se vetërregullimi si proces mund të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e sistemit mediatik në vend, i cili në këtë moment është në krizë në aspekt të profesionalizmit dhe etikës”, informoi Sefer Tahiri,  anëtar i Komisionit për ankesa në kuadër të KEMM-së.

Bazat për parashtrimin e ankesave janë të ndryshme, dhe më shpesh kanë të bëjnë me raportimin e pasaktë dhe jokorrekt, gjuhën e urrejtjes, diskriminimin, mospërfaqësimin e palës së dytë, shkeljen e privatësisë, si dhe përzierjen e fakteve dhe të mendimeve. Palët që zakonisht ankohen janë qytetarët, organizatat qytetare, gazetarët dhe politikanët.

“Megjithatë, duhet më tepër kohë që të mësohet se çka është vetërregullimi, e çka rregullimi. Këtë e ngatërrojnë edhe gaxetarët edhe qytetarët, e veçanërisht politikanët”, tha Dragan Antonovski, kryetar i KEMM-së.

Vetëm një numër i vogël i ankesave janë zgjidhur me ndërmjetësim, që e vërteton faktin se mediet akoma rezistojnë që t’i pranojnë gabimet gjatë raportimit. “Në të njëjtën kohë, këtu është edhe problemi me mospublikimin e vendimeve, që akoma ekziston”, theksoi Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutive e KEMM-së. Ajo theksoi se akoma ka nevojë të punohet në mënyrë aktive për informimin për efektet e vetërregullimit, ndërsa për arritjen e këtij qëllimi KEMM-ja fitoi përkrahje nga UNESKO-ja dhe nga BE-ja, në kuadër të projektit për promovimin e lirisë së të shprehurit dhe të informimit dhe për përforcimin e mekanizmave për vetërregullim të medieve, që do të realizohet gjatë këtij viti.

(Publikimi inicial më 29 qershor 2016, ora 10:50)

Abonohuni për lajmet më të reja