Statistikat e shpikura nuk e mbulojnë anshmërinë
Published in Recensione
on 1 - 07 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Studentët nga Kosova braktisin UT-në, Shtulin dhe Universitetet tjera private nga Maqedonia”]
Arsimi është fushë jo shumë e hulumtuar nga mediat në Maqedoni, por, nga ana tjetër, shumë e rëndësishme për shoqërinë. Çështjet që kanë të bëjnë me të e ngjallin interesimin e publikut, andaj, një trajtim objektiv nga media, natyrisht që do ta ndihmonte zhvillimin e tij. Ky tekst që do të analizojmë, nuk e bën këtë gjë, për arsye të mungesës së fakteve dhe objektivitetit.
Linku deri te artikulli origjinal: Studentët nga Kosova braktisin UT-në, Shtulin dhe Universitetet tjera private nga Maqedonia
Data dhe koha e publikimit: 28.06.2016, 13:42
Data e recensionit: 29.06.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Është me interes dhe me rëndësi të madhe për publikun të mësojë për cilësinë e universiteteve, sidomos atyre publike, ku investohet edhe një përqindje e buxhetit ku qytetarët kontribuojnë si taksapagues. Është përgjegjësi e madhe profesionale dhe morale që të kritikosh fenomenin e mosfunksionimit të universiteteve sipas standardeve. Prandaj, për këtë janë të nevojshme disa burime dhe dëshmi.
Teksti në fjalë ka cituar vetëm një burim dhe pretendimet e tij i ka konsideruar si të vërtetë absolute. Asnjë tentativë nuk është bërë që të “përkthehen” në fakte dhe shifra, për të qenë më të besueshme.
““Vëllau im ishte në Shtul, mbaroi drejtësinë dhe katër vjet nuk mund të gjenë punë. Diplomën e kontestojnë dhe thonë se është marrur sa për sy e faqe. A tash më tha vëllau se nga universiteti Shtul i kanë larguar profesorët më të mirë nga Kosova si Hajredin Kuçin dhe shumë të tjerë. Me një fjalë më thotë vëllau që Shtulin e kanë bërë si çajtore familjare. Jo vetëm vëllau im, por e kam edhe djalin e hallës i cili studijon në Universitetin e Tetovës. Ai më thotë se mezi pret me padurim që ta bën transferin në Prishtinë. Po më thotë se atje shumica e profesorëve janë të korruptuar dhe vijnë nga Tetova dhe Gostivari dhe universitetet i kanë bërë si biznese familjare. Kur po i kujtoj këto raste unë po them publikisht se kurrë nuk vij të studijoj në Maqedoni”, ka deklaruar Dardani nga Prishtina.”
Autori ka ardhur në përfundim se studentët nga Kosova nuk i preferojnë universitetet e Maqedonisë. Nuk tregon se nga e ka nxjerrë këtë përfundim, por, sipas tij, edhe ata që regjistrohen, kryejnë vetëm disa vite dhe pastaj transferohen në fakultetet në Prishtinë. Kjo do të ishte një e dhënë alarmante, por vetëm nëse dikush do ta kishte konfirmuar. Asnjë autoritet dhe asnjë organ përgjegjës nuk është kontaktuar për të sqaruar dyshimet. Fjala “statistikë” përmendet vetëm si term, pa u elaboruar për çfarë statistikash bëhet fjalë dhe sa të besueshme janë ato.
“Ndryshe, edhe statistikat e fundit dëshmojnë se studentët kosovarë parapëlqejnë që të studijojnë në universitetet vendore. Rasti më i freskët është me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ku në konkursin e fundit janë paraparë që të regjistrohen mbi 1000 studentë.”
Si duket, në fund del në pah qëllimi i publikimit të këtij artikulli. Pasi ka “nëpërkëmbur” disa nga universitetet e Maqedonisë duke i veshur me disa karakteristika negative dhe duke mos ju dhënë hapësirën e garantuar për të shprehur qëndrimin tyre, përmbajtja, me ton promovues, njofton për Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe jep detaje me shifra që nuk i jep për asnjë informacion tjetër më lart.
Teksti është i njëanshëm, për shkak se problemi nuk është trajtuar në mënyrë objektive, nuk u jepet hapësirë e njëjtë të gjithë palëve dhe sjellen përfundime që nuk i takojnë autorit, aq më tepër kur nuk ka fakte të mjaftueshme. Ja disa nga standardet profesionale që autori duhet të kishte respektuar:
-
Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.
-
Zgjedhja e fakteve patjetër duhet të sigurojë informacion objektiv, duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet.
-
Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u japë mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vjen në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.
-
Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e