verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Krim i mundshëm i fshehur prapa maqedonizmit

on 25 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Едмонд Темелко – брана на македонштината во Албанија I _ - http___zurnal.net_ 11

[Recension: Еdmon Temellko – digë e maqedonizmit në Shqipëri]

Ky tekst paraqet manipulim tipik dhe potencim të patriotizmit, përpjekje që LSDM-ja dhe Katica Janeva të paraqiten si armiq të popullit, si njerëz që i kanë ndjekur patriotët e mëdhenj maqedonas.

Едмонд Темелко – брана на македонштината во Албанија zurnal.netLinku deri te artikulli origjinal: Еdmon Temellko – digë e maqedonizmit në Shqipëri

Data dhe koha e publikimit: 13.02.2016

Data e recensionit: 19.02.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

LOJË PARAZGJEDHORE POLITIKE

E para, ajo që është e palogjikshme dhe që paraqet spin është lidhja e Zoran Zaevit me Katica Janevën dhe veprimi i tyre i përbashkët, gjegjësisht përpjekja që prokurоrja speciale të paraqitet sikur punon në diktatin e liderit LSDM-së. Fotografia e këtillë që një kohë të gjatë imponohet nga një pjesë e medieve, tani është plotësuar edhe me prokuroren Fatime Fetai, e cila e arsyetoi lëndën “Titanik”.

“A duan Zoran Zaevi, Katica Janeva dhe Fatime Fetai përsëri t’i gjykojnë maqedonasit për shkak të dashurisë ndaj atdheut?”

Çfarë lidhje ka Zoran Zaevi me prokurorinë dhe me Katica Janevën? Lidhja e tyre është përpjkeje që të krijohet një pasqyrë e gabuar në publik se katica Janeva vepron në bazë të asaj që i urdhërohet nga LSDM-ja. Pastaj, në tekst thuhet se ata kanë dashur “t’i gjykojnë maqedonasit për shkak të dashurisë ndaj atdheut”. Në aktpadinë kundër Edmond Temellkos askund nuk është theksuar se ai është i dyshuar për shkak të dashurisë ndaj atdheut, por më mashtrime zgjedhore.

Dashuria ndaj atdheut nuk mund të identifikohet me dyshimin për vepër penale, e aq më pak ai që është i dyshuar për shkeljen e ligjit mund të fshehet prapa patriotizmit. Pikërisht kjo bëhet me këtë artikull, që është në kundërshtim me standardet profesionale. Në fakt, produkti gazetaresk nuk duhet të gjykojë dhe të vlerësojë, por duhet të përmbajë informata me interes për publikun, ndërsa lexuesit vetë duhet të vlerësojë.

“Ata e arrestuan dhe u përpoqën që ta paraburgosin kryetarin e komunës së Pustecit, Edmond Temellko, i cili në skenën politike shqiptare u bë sinonim i rezistencës dhe këmbënguljes në luftën për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri.”

Këtu përsëri publikut lexues i ofrohet spin se Edmond Temellko është arrestuar për shkak se është kryetar i komunës së Pustecit. Nuk kontestohet fakti se ai është kryetari i vetëm komune maqedonas në Shqipëri, mirëpo në këtë rast kjo nuk është me rëndësi. Prokuroria speciale nuk ngriti padi kundër tij për shkak të kësaj, por për shkak të dyshimit për mashtrime zgjedhore. E kjo në tekst askund nuk është theksuar.

Më poshtë në tekst është dhënë biografia e gjerë e Edmond Temellkos, që lexuesit t’i bëhet me dije se çka ka bërë ai për komunën e Pustecit dhe thuhet se

“Еdmond Temellko ështëdigë e maqedonizmit në Shqipëri”.

Ky artikull ka për qëllim ta sulmojë prokuroren publike dhe ta lidhë atë me liderin e LSDM-së, ndërsa nga ana tjetër, ta paraqesë Temellkon si patriot të madh. Kjo, më shumë i ngjan lojës politike para zgjedhjeve, se sa raportimit gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja