verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kryeministri im – një ditar i tërë televiziv

on 30 - 12 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Колаж: СПФМ
Kolazh: SHVFM 

Paramendoni se sa “rëndë” është për kryeministrin, kur ai citohet dhe përmendet në gjashtë kronika në një TV-Ditar. Deri më tani edhe në erën e LSDM-së edhe në erën e VMRO-së, agjendat ditore të kryeministrit janë “prerë” në pjesë, por kryeministri nga Shtipi, do të mbetet gjatë në analet e gazetarisë (jo)profesionale.

 

Shkruan: Vele Mitanoski

 

Pjesa e parë – investimet: Kryeministri ishte nisur për në Shtip, në fshatin Novo Sello të Shtipit, që të hap një muze të ri, kësaj radhe të aktivistëve të VMRO-së nga kjo rrethinë, për periudhën 1893-1934. Në gishtat e njërës dorë mund të numërohen mediat që e definuan si “Edhe një muze të figurave nga dylli”! Ato, të tjerat, „që të mos u kujtohet vllehëve”, si spin-mjeshtër të dëshmuar, muzeun e kishin planifikuar para sportit. Të harxhohen para për figura prej dylli, dhe të futesh në xhepin e shtresave më të varfërve nuk është aq e udhës në këtë kohë. Për atë, së pari fillo me investimet. E bashkuar – edhe si informatë dhe si spin ekuacion: Përderisa Zaevi kërcënohet me bomba, qeveria punon 24/7 dhe realizon projekte për popullin, kurse Gruevski sjell investime (Alfa, Sitel, Netpres, Republika, Lider, Plus24, Veçer, RTM…). Që të jetë më e bindshme, „Alfa” raportin na e sjell në formë shumë sqimatare:

“Duke u shërbyer me gjuhën e futbollit, Nikolla Gruevski theksoi se bisedimet janë me një investitor të huaj i cili dëshiron të investojë në Maqedoninë Veriperëndimore në minutën e 89, kurse javën e ardhshme një kompani e re do ta publikojë planin e saj aksional…”

Kuptohet, ne mund edhe më tej të thirremi në ironinë (si atdheu i fundit), por, këto me të vërtetë janë të zgjuar. Profesori Denko Maleski tregon se si amerikanët i kanë thënë se këta nuk e kanë ndërmend të largohen nga pushteti. Por, edhe pse të largohen, kur mbijetesën e kanë përsosur? Edhe si strategji edhe si taktikë. Asgjë nuk ia lënë rastësisë. Që të mbështetet përparimi i frontit qendror – me komandantin, paralelisht, sulmohet nga të dyja pozicionet anësore. Nga e majta dhe nga e djathta. Në temën e investimeve, në lajmet e njëjta, „Kanal 5” bisedoi me zëvendës-drejtorin e agjencisë për investime të huaja, Kliment Sheqerovski. „Kurir”-i me Alek Nikovskin:

“Vetëm për tre ditë dy kompani të mëdha amerikane nga industria automobilistike kanë publikuar investimin e tyre në Maqedoni. Kompania Genterm do të investojë në Prilep, kurse Kapkon në Shkup …”

Megjithatë, “Sitel”-i është numër një, edhe një herë është violina e parë në këtë korr të mediave. Nga penda e kuadrit të tij më të mirë, në ditar dhe në një koment të veçantë “paralel”. Me të vërtetë, ashtu e paralajmëruan – si kolumnë!

Pjesa e dytë – kompensimet për honoraret: Poenta kresore e Gruevskit për bashkëpunëtorët me honorar është se qëllimi kryesor është që atyre t’u ndihmohet e jo t’u bëhet dëm! Është e vërtetë se ata do të marrim shumë më pak, por do të kenë sigurim shëndetësor dhe social! Të gjithë të barabartë, përveç neve pensionistëve – të cilët jemi më pak shumë se të barabartë! Kuptohet, edhe zyrtarët dhe funksionarët shtetërorë! Diçka ngjashëm si te Orvelli! Nëse ka mundur “Zoti” që së pari për vetes t’i lëshojë mjekër, pse ata të mos munden. Gjegjësisht ne – pensionistët!

Pjesa e tretë – trafostacioni: Gruevski së bashku me menaxhmentin e MEPSO-së vizituan largpërçuesin e ri 400-kilovolt, me gjatësi 70 kilometra, nga Shtipi deri te kufiri maqedono-serb në afërsi të Kumanovës. Vlera e këtij projekti është 9,7 milion euro. Me këtë korridor vihet lidhje elektro-energjetike me Republikën e Serbisë për transmetim të energjisë elektrike dhe rritet besueshmëria në sistemet elektro-energjetike në nivel regjional…

Pjesa e katërt – provimi shtetëror: Do të mbahte, jepni vërejte, „Veçer“-i kupton i pari dhe transmeton deklaratën e kryeministrit, i cili thotë: Nuk pranojmë „nuk dua asgjë të ndryshojë”.  Ja edhe disa pika nga vlerësimet e kryeministrit:

“Më e rëndësishme për këtë çështje është të pyetemi nëse në Maqedoni situata është ideale apo, kemi blerje të diplomave pa njohuri dhe se diçka duhet të bëhet dhe të ndërmerren hapa konkrete…”

 

“Në Maqedoni, një periudhë të gjatë, në 15 vitet e fundit, kemi situata në të cilat disa njerëz, pa njohuri elementare, kanë marrë diploma dhe kjo nuk është e shëndoshë për një shoqëri, dhe vetë për ato persona…”

 

“Provimi shtetëror nuk është diçka që ne e kemi zbuluar, ai ekziston në disa shtete, në Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari, është sistem i dëshmuar dhe ekziston më shumë se 100 vjet. Atje këtë askush nuk e kundërshton, edhe ato janë gjithashtu shtete demokratike dhe me autonomi të universiteteve. Te ne kjo është risi dhe e shfrytëzuan partitë opozitare, rrjeti që financohet nga Sorosi. Ne kemi misionin tonë t’i rrisim standardet në të gjitha sferat duke e përfshirë edhe sferën e arsimit…”

Nëse dikush ka harruar se çfarë ishte thënë në Shtip, kjo u përsërit edhe në mbledhjen e hapur të qeverisë. Do të ketë provim, bile studentëve do t’u ndihmohet. Në vitin dytë dhe të katërt, vetëm me dy vjet pauzë – derisa nuk i kanë harruar njohuritë. Me këtë u pajtua edhe ministri Abdilaqim Ademi, në rolin e nxënësit ekstern – përpara kryeministrit.

Pjesa e pestë – muzeu: “Rrallë gjenden vende të tilla në të cilat kanë lindur dhe janë rritur shumë revolucionarë të njohur, vojvodë, komitë dhe veprimtarë të tjerë nga periudha e Ilindenit dhe pasilindenit. Secili guralec në Novo Sello fsheh historinë e vet, tregimin e vet dhe domethënien e vet” (i para e kuptoi dhe e transmeton “Veçer”-i). RTM-ja disa “ma tolloviti kokën”: Në këtë muze janë vënë 11 figura prej dylli nga aktivistë të njohur nga periudha e ilindenit dhe pasilindenit, të cilit vijnë nga fshati Novo Sello e Shtipit … “Kurir”-i, standard, në krye të detyrës, dhe me njoftimin: “Gruevski në dy ngjarje sot në Shtip”, por edhe me FOTO: Është hapur muzeu i VMRO-s në Novo Sello të Shtipit.

Për pak nga Gruevksi do të nxirnin edhe pjesën e gjashtë, por edhe ai nuk është aq naiv. Nuk shkoi ta marrë dekoratën “Shën Nikolla”, ua prishi merakun atyre të cilët i vardisen për pastorimin e tij. Me te vërtetë do të ishte e tepërt. Ua prishi argëtimin edhe sehirxhinjve – majtapçinjve dhe ironizuesve. Ndoshta edhe ai e di se megjithatë nuk është mirë kur është edhe shumë mirë. Në atë kor të të përkrahësve të hazdisur u humb edhe ai pak mendim kritik i „Libertas“-it, se Qeveria do të harxhojë 100.000 euro para të buxhetit për analizë të efekteve nga projekti qeveritar për tërheqje të investimeve të huaja dhe për studim me masa për përmirësim, i “Skaj”-it për kremtimet në Shtip të Shën Nikollës, i “Kanal 77” – “Pas Shën Nikollës –Muzeu i VMRO-së dhe katër milion denarë për 11 figura dyll”, i “Vest”-it me fotografitë e figurave të dyllit të Todor Aleksandrovit dhe të Ivan Vanço Mihajllovi, në “Toçka” dhe kaq.

Në vend të përfundimit: Para më shumë se një vit, kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviq e kanë kritikuar, sipas tij, “gjoja disa intelektualë – nga Shpiçkovina!”. Dhe ja, si zëvendësim për PN, Zorani i çoi në Shpiçkovinë! Mirëpo, atje në HTV ka autoritete dhe redaksi e cila dërgoi një ekip gazetaresk, pikërisht në Shpiçkovinë dhe prej atje, kolegun e Gruevskit tonë u çua në tre Shpiçkovina!!! Shumë e lehtë, shumë e thjeshtë: banorëve lokalë u dhanë mikrofona, nëpërmjet të cilave ata porositën: asnjëherë më të mos e shohin në këtë vend, kurse vota për të – edhe njëherë, vetëm në ëndërr! Çfarë do t’u ndodhte kolegëve tanë nga (jo)HTV-ja, sikur të guxonin ta bënin një gjë të tillë dhe ku do t’i çonte kryeministri jonë? Dhe si mendoni: pse te ne nuk shikohet HTV-ja? Për shkak të rregullave apo për shkak të standardeve që i praktikon. A do të dalë te ne ndonjë Latin apo Stankoviq nga Maqedsonia. Në fakt, ka një Hloverka, por ajo nuk i fton mysafirët që t’u japë mundësi të thonë diçka të mençur dhe të dobishme, por i shfrytëzon si dekor dhe mundësi – që ajo vetë të tregojë se sa e mençur dhe e ngritur është!!!


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja