verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kurthi i mosdijes: Mediet dhe universiteti i ri

on 28 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Илустрација на Лафонтеновата басна „Волкот и јагнето“ од Г. Доре (1868). Објавена од Библиотеката Межане (CC BY-SA).

Ilustrim i fabulës së Lafontenit “Ujku dhe qengji” nga G. Dore (1868). Publikuar nga Biblioteka Mezhane (CC BY-SA).

Cilat pyetje mediet e lëshuan rastin t’i parashtrojnë në qoftë se me të vërtetë kishin dëshirë që objektivisht ta informojnë publikun për themelimin e universitetit të ri shtetëror në Shkup?

Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Оbjektiviteti gjatë raportimit paraqet gurthemel të gazetarisë bashkëkohore. Njëri nga kushtet kryesore për raportim objektiv është njohja e materies për të cilën shkruhet, informohet. Gazetari duhet ta kuptojë materien për të cilën raporton që të ofrojë informatë adekuate, të mund të parashtrojë pyetje adekuate dhe të mund t’i kontrollojë lëshimet e qëllimshme ose të paqëllimshme të pushtetit.

Më parë kemi shkruar për atë se ” shumë shpesh, gazetarët mjaftohen vetëm duke i transmetuar aktivitetet e nëpunësve zyrtarë pa bërë analizë të përmbajtjes së këtyre aktiviteteve dhe pa i problematizuar procedurat që ndërlidhen me to, ndërsa publikut i mbetet që të hulumtojë më tutje, të vendosë në kontekst, të kërkojë arsyetim”. Kemi shkruar edhe për atë se “gazetarët në artikujt ose kontributet e tyre nuk insistojnë të marrin përgjigje në pyetjet që ndërlidhen me dispozitat ligjore, të cilat paraqesin element thelbësor të informatës konkrete”“.

Në një situatë të këtillë, politikanët dhe funksionarët e lartë shtetërorë ndjehen shumë të rehatshëm. Ata e dijnë se askush nuk do t’i pyesë për atë që e flasin dhe se mund të japin çfarëdo lloj deklarare që nuk ka lidhje me realitetin dhe ajo të mos sfidohet nga askush. Njëkohësisht, publiku fiton një pasqytë krejtësisht të gabuar për aktivitetet e pushtetit dhe për veprimin e politikanëve dhe të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Politikanët duhet të sfidohen qoftë gjatë dhënies së deklaratës, qoftë më vonë, duke bërë analizë të detajuar të asaj që është thënë. Kjo është veçanërisht me rëndësi kur bëhet fjalë për deklarata që kanë të bëjnë me vendime të ndërlikuara që në vete përfshijnë elemente thelbësore që ndërlidhen me ushtrimin e demokracisë dhe sundimin e të drejtës.

Situata më e re kur mediet e lëshuan rastin që të pyesin dhe t’i identifikojnë lëshimet e pushtetit është deklarata e kryeministrit Nikolla Gruevski për formimin e universitetit të ri.

“Sot morëm vendim që të hapet edhe një universitet në Shkup që do të quhet “Nënë Tereza”. Ai do të jetë në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht dhe do të ketë një dimension serioz ndërkombëtar për shkak se do të ketë edhe profesorë edhe nxënës edhe maqedonas edhe shqiptarë, mirëpo edhe të huaj”, deklaroi Gruevski.

Deklarata u transmetua në një numër të madh mediesh…

…pa asnjë analizë të mëtutjeshme, pa e problematizuar atë, apo pa parashtruar pyetje.

Themelimi (e jo hapja, siç thotë Nikolla Gruevski) i universitetit shtetëror është proces i ndërlikuar, i cili nënkupton involvimin e një numri të madh të subjekteve, nënkupton ndjekjen e një procedure që është përcaktuar në mënyrë shumë precize dhe duke pasur parasysh nevojën për ndarjen afatgjate të mjeteve financiare nga buxheti i shtetit, kërkon sqarim dhe arsyetim shumë të detajuar.

Cilat pyetje mediet e lëshuan rastin t’i parashtrojnë në qoftë se me të vërtetë dëshironin objektivisht ta informojnë publikun?

E para, asnjë medie nuk parashtroi pyetje për atë se a është bërë ndonjë analizë paraprake вnë bazë të së cilës do të konstatohej nevoja për themelimin e institucioneve të reja të arsimit të lartë. A është bërë analizë paraprake për nevojat e profilit konkret me arsim të lartë të cilin do ta prodhojë universiteti i ri, për ekzistimin e arsyeshmërisë praktike ose shkencore, për ekzistimin e kuadrit adekuat shkencor. Nëse është bërë një analizë e këtillë, kush e ka bërë, pse deri tani nuk ka pasur debat publik për këtë çështje, kush ka marrë pjesë në dhënien e mendimit dhe ku janë rezultatet e analizës.

E dyta, asnjë medie nuk e pa të nevojshme që ta pyesë Nikolla Gruevskin se çka do të thotë deklarata e tij se Qeveria ka marrë vendim për hapjen e universitetit të ri? A do të thotë kjo se është ndryshuar neni 25 i Ligjit për arsimin e lartë, sipas të cilit,

“Institucion të arsimit të lartë si universitet dhe si një të universitetit ose si institucion i pavarur i arsimit të lartë themelon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me ligj.”?

Nga mediet nuk pritet që ta dijnë çdo ligj dhe çdo nen të ligjeve, mirëpo, ka gjëra që lehtë mund të kontrollohen, veçanërisht kur kanë të bëjnë me kompetencat kryesore të pushtetit ligjdhënës. Kjo deklaratë dhe/ose vendim i Qeverisë, të vëna në kontekst të nenit 26 të Ligjit për arsim të lartë, flasin për shkelje serioze të rendit kushtetues në Republikën e Maqedonisë dhe për marrje të dhunshme të pushtetit nga Kuvendi, gjegjësisht bartjen e tij në pushtetin ekzekutiv.

E treta, asnjë medie nuk parashtroi pyetje në lidhje me tregjuhësinë që përmendet në deklaratën e Nikolla Gruevskit. Në çka bazohet kjo ide, si do të realizohej kjo, a do të ishin lëndë të caktuara në gjuhë të ndryshme, apo të gjitha, dhe paralelisht do të formoheshin grupe që do të ndiqnin mësim në gjuhë të ndryshme? Cili është qëllimi që dëshirohet të arrihet nëpërmjet tregjuhësisë? Pse nuk promovohet mësimi në tre gjuhë në fakultetet ekzistuese, por ka nevojë për formim të universitetit të ri?

E katërta, gazetarët nuk parashtruan pyetje për implikacionet financiare nga themelimi i universitetit të ri. Sipas Ligjit për arsim të lartë, gjatë themelimit të universitetit të ri duhet të sigurohen mjete së paku për një cikël mësimor. Kjo çështje është posaçërisht e rëndësishme nëse merret parasyhs se tashmë një periudhë të gjatë Qeveria e pengon plotësimin e vendeve të zbrazëta për profesorë në universitetet ekzistuese shtetërore me arsyetimin se nuk ka mjete, me çka e vë në pikëpyetje mbijetesën e një pjese të fakulteteve dhe të instituteve shkencore.

Mosparashtrimi i pyetjeve nga mediet për tema të këtilla të ndërlikuara e pamundëson informimin objektiv, i shndërron mediet në vegla të thjeshta propaganduese të strukturës në pushtet dhe e shkatërron rolin e tyre si kontrolluese të pushtetit.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja