verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm pa bazë dhe strukturë

on 7 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Shok me nipin e Ali Ahmetit, ministër I FRESKË e I RI]

Jo çdo gjë është për t’u shtjelluar në një lajm, aq më tepër kur nuk kemi fakte dhe dëshmi relevante. Çështja e zgjedhjes së ministrave të ri të BDI-së, për gazetarin duhet të jetë bazë për të hulumtuar më tepër dhe për të arritur deri tek e vërteta se përse ka ndodhur ky ndryshim në këtë parti, e jo për të “mbushur ujë me shoshë”, duke bërë lajm të bazuar në gojëdhëna. Nëse opinioni është habitur bashkë me strukturat e partisë, gazetari duhet të jetë ai, i cili shuan hamendjet tek publiku. Mirëpo, këtë nuk është e thënë dhe nuk është profesionale ta bëjë këtë duke i bërë lajm mendimet dhe vlerësimet personale, por duke dëshmuar dhe shpalosur pakënaqësitë apo vlerësimet e palëve të prekura në lajm.

Emrat e ministrave të rinj të BDI-së nuk kanë habitur vetëm opinionin, por edhe vetë strukturat e partisë. Të gjithë janë pyetur se nga dolën këto emra që më parë kanë qenë pak të njohur, e madje të panjohur fare në aktivitete partiake. Mirëpo pasi kanë kaluar 24 orë nga propozimi i tyre, shumë aktivistë të lartë të BDI-së kanë vërejtur një detaj interesant-shumica e ministrave të rinj janë shokë të afërt të Bujar Ahmetit, nipit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti (bashkë në foto).

Shok me nipin e Ali Ahmetit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Shok me nipin e Ali Ahmetit, ministër I FRESKË e I RI! “
Data dhe koha e publikimit: 05.04.2016
Data e recensionit: 06.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

I apostrofuari në tekst, gjithnjë gëzon të drejtën për t’u prononcuar. Nëse gazetari nuk e bën këtë, pala e prekur ka të drejtë reagimi dhe demanti, madje edhe për një lajm si ky, gjë që është e përcaktuar edhe nga rregullat profesionale, si dhe nga ato ligjore. Gazetari nuk është ai i cili sjell dhe jep përfundime apo konstatime, por këtë e bën lexuesi. Përmes fakteve dhe dëshmive, të cilat i përcjellen lexuesit në lajm, publiku mund të gjykojë për një rast si ky, por assesi autori, sepse mu veprimet e tilla e bëjnë përmbajtjen joprofesionale, tendencioze dhe të njëanshme.

 Kjo ka shtuar edhe më tepër revoltën në BDI te një pjesë e strukturave partiake që kanë filluar të pyeten nëse më me rëndësi është të japësh kontribut për BDI-në, apo të jesh shok i Bujar Ahmetit, – transmeton Lajm.

Një element tjetër që bie në sy, e që është jashtë çdo standarti të gazetarisë profesionale, është fakti që personat në fotografi nuk dihet nëse janë pyetur se vallë mund të (keq)përdoret fotografia e tyre! Kjo mund të vlerësohet edhe si shkelje e privatësisë së burimit, ose e të drejtës autoriale, me ç’rast autori, në qoftë se kërkon pala e dëmtuar, duhet të tërhiqet nga qëndrimet dhe të kërkojë falje nga personat e prekur në përmbajtje.

Si shtesë e qasjes joprofesionale është edhe fakti i cili përsëritet shpesh në këtë dhe në shumë prej mediave tjera në Internet, ku tekstet fillojnë dhe mbarojnë – me anonimitet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

Nuk përjashtohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja