verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetarët që raportojnë nga gjykatat dhe panjohuritë e tyre për ligjet

on 23 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

Shpesh gazetarët në korridoret dhe sallat e gjykatave shkojnë në kërkim për lajme të pastra, koncize dhe të bujshme, siç thuhet – “bombë”, dhe kurrë nuk përmendin ndonjë ligj dhe nen i “cili është në lojë”. Gazetat i lexojnë edhe personat që kanë njohuri juridike, të cilët janë me dhjetëra mijë në shtet! Mbi të gjitha, gazetarët shkruajnë edhe për kuaj fuqitë e ndonjë automobili, edhe pse një numër i vogël i lexuesve e dinë definicionin për kuajt fuqitë!

Shkraun: Ljubomir Kostovski 

 

Tensioni ndërmjet gjykatave dhe shtypit gjithmonë do të ekzistojë, ndonjëherë rastësisht, nganjëherë me qëllim. Por, kjo është e mirë, sepse, pikërisht për shkak të tensionit do të ekzistojë dhe kontrolli i ndërsjellë” 

– ka thënë kohët e fundit Bjorn Reclaf,  gjykatës në Gjykatën e qarkut në Berlin, i cili ka ardhur në Ballkan në konferencë ndërkombëtare  “Gjyqësia dhe mediumet”, të organizuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ). Nuk ka informacion nëse ndonjë prej gjyqtarëve tanë, në radhë të parë zëdhënësit e gjykatave ishin aty, por fakti është se tensioni midis tyre, d.m.th gjyqësorit nga njëra anë dhe media në anën tjetër është me të vërtetë i vjetruar dhe se prezantimet do të kishin qenë dobishme. Përndryshe, një atmosferë e tillë e keqe është shumë më e vjetër, sidomos doli në pah pas arrestimit dhe gjykimit të gazetarit (rasti Kezharovski).

Për çfarë mund të kritikojmë raportimin gazetaresk nga gjykatat, objektivisht dhe pavarësisht nga konflikti në relacionin gjykatës – gazetar?

Së pari, natyrisht ajo që gjithmonë është  kritikuar gazetaria është: tentimi për të nxjerr titull të mirë, tu ofrojë lexuesve, dëgjuesve dhe shikuesve  pasqyrë koncize dhe të pakomplikuar  për një proces, ndërsa shpesh lënë anësh pjesë të vërtetës! Në qoftë se një imazh i tillë nuk e merr nga gjykata, gjithë se si, se do të ftojë pjesëmarrësit tjerë në procedurë, për shembull avokatët, gjithnjë e më shumë janë të pranishëm me vlerësimet e tyre për gjykimeve të caktuara ose segmente të tyre se sa zëdhënësit nëpër gjykata! Mirëpo, problem me deklaratat e avokatëve është se do të “tërheqin” kah argumentet e tyre dhe mund të keq përdorin publikun.

Megjithatë, gjuha juridike jo çdoherë është e thjeshtë, gjykatësit nuk janë gazetar dhe kanë stilin dhe formën e tyre që e përshkruajnë procesin. Gjykatësit shpesh kanë vërejtje në këtë kontekst se asnjëherë nuk citohet pse një person është liruar ose dënuar, bile nuk përmendet ndonjë nen dhe paragraf i ligjit sipas të cilit është sjell dënim.

Sigurisht se lexuesi shpesh ka njohuri laike për të drejtën, kërkon transkribim të gjuhës së përdorur nga gazetari, si edhe gjykatësit nuk munden shumë të heqin dorë nga vokabulari i tyre, kështu që gazetari është para një detyre ti plotësojë standardet redaktuese për koncizitet, por gjithashtu procesit ti jep “shpirt”, gjegjësisht të mundësoj që të gjitha palët në proces të vinë në shprehje dhe të marrin trajtim të barabartë.

 

Cila është marrëdhënia midis kuaj-fuqive të makinave dhe neneve të ligjeve

 

Duke lexuar me kujdes raportet në gjykata kohëve të fundit një gjyqtar, me të vërtetë më bindi se në asnjë artikull në kolonën për kronikën nga gjykatat, në asnjë rast nuk përmendet ndonjë nen apo paragraf i ligjit (ligjeve)?! Mund të jetë punë e lodhshme mirëpo, megjithatë është pjesë e respektit edhe ndaj atyre lexuesve që kanë ndonjë arsim juridik: gazetat i lexojnë, avokatët, gjykatësit, prokurorët, noterët … Ata janë dhjetëra mijëra në vend dhe ata paraqesin një grup goxha të mirë të konsumatorëve .

Gjykatësi im i njohur, në vërejtjen time se është një punë mërzitshme,  më tha se kur gazetarët shkruajnë për një makinë të re, nuk e përshkruajnë, edhe pse ata në mënyrë koncize shkruajnë për kuaj-fuqitë, numrin e cilindrave, etj, edhe pse shumica e lexuesve nuk e dinë se cili është përkufizimi  për kuaj-fuqitë ose nuk e dinë të krijojnë një pamje të numrit të cilindrave dhe funksionin e tyre në motor!

Të marrim një shembull nga  portali Akademik, i cili është i orientuar kah gjyqësia dhe i cili nuk kursen hapësirë kur bëhet fjalë për proces gjyqësor me interes publik . Të marrim rastin e gjykimit të gazetarit Kezharovski, gjegjësisht aferën Likuidimi si shembull .

Portali në vërtetë në mënyrë shumë pedante dhe me një morri faktesh dëshmon për vetë procesin.  Mjeshtërisht janë rregulluar të gjitha të dhënat që janë thelbësore – pjesëmarrësit, detaje për të vërtetën e dënimit, hierarkia e të pandehurve, arkiv komplet për aktivitetet paraprake gjyqësore, sipas ditëve dhe orëve por edhe minutave … Minierë e vërtetë për procesin ku gazetarët i kanë dhënë hapësirë vetëm për kolegun Kezharovski,  nga ku u humb nga pamja i gjithë procesi ku gazetari ishte i katërti në radhën e të pandehurve.
Të lëmë për një moment Kezharovskin, si pjesëmarrës në proces, por të shohim se a citohet ndokund ndonjë nen i ligjit? Jo, edhe në bazë të aktgjykimeve dhe lartësisë së tyre?!

Kjo sigurisht që është e rëndësishme për shkak se pjesë e kolegëve tanë – kryesisht anëtarë të MAN – thanë se vendimi ishte i rreptë (mirë që gazetari është dënuar, ai nuk është edhe i pafajshëm, por gjykatësja “e preu deri në fund” në përkthim të lirë). Shpejtë pas kësaj u dha përgjigje se Kezharovski është gjykuar sipas një nenit të caktuar dhe i është dhënë dënimi më i ulët i mundshëm sipas të njëjtit! Kjo më pas është përdorur si “mjet kryesor” përpara të huajve nga kryeministri Gruevski!

 

Kur ligji nuk bën, duhet të ndryshohet

 

Pra, kemi pasur tezën e gabuar në mbrojtjen e kolegut tonë, me dashje ose jo, kjo u përmend nga deputeti Pavle Trajanov dhe kërkoi ndryshimin e nenit të Ligjit, sipas të cilit nuk do t[ë ekzistojnë në këtë bazë dënime aq të larta në ardhmen, kur ligji nuk bën duhet të ndryshohet!

Të kthehemi në vetë procesin. Me kërkesë të lexuesve, pas përfundimit të procedurës  për aferën Likuidimi në shkallën e parë, revista për të cilën shkruaj  e hapi çështjen për dallimin në mes të dëshmitarit të mbrojtur dhe të rrezikuar , çka është njëri nga elementet kyçe në këtë proces !

Portali Akademik këtë çështje  e hap në mes të nëntorit 2013 edhe atë me iniciativë të deputetit Trajanov.

Si do që të jetë, dallimi në me këtyre dy kategorive penalo-juridike erdhi deri në Parlament, ku para asamblesë dallimin duheshte ta shpjegojë avokati i thirrur Jovan Joanidis. Kjo është për shkak të faktit se pavarësisht kaq shumë artikujve të shkruar rreth kësaj padie, askush në vend nuk e ka pa dallimin, mirëpo pasi u pa se ka dy kategorim dallimi nuk ishte i qartë për konsumatorët e kolumnave dhe për deputetët gjithsesi se jo.

Dhe përsëri mediumet që kanë raportuar për këtë rast “dëshmitari” në atë pjesë të deklaratës së avokatit, nuk i kanë dhënë hapësirë edhe pse aq shumë është shkruar dhe raportuar për rastin  Likuidimi!

Sa e rëndësishme është të ndiqet një proces në tërësi dhe të ketë hapësirë për të gjithë aktorët, fjalimet dhe rasti i freskët i aferës Likuidimi. Para lirimit nga paraburgimi në burgun në Shkupit të pandehurit të parë Ile Tanev, nga i cili prokuroria ka tërhequr fije në të gjithë aferën. Duket se ai ka kaluar tërë procesin padrejtësisht pa u vënë re dhe se interesin publik mund të “fitojë” edhe pas lirimit të tij ndoshta në shtëpi në një tjetër formë paraburgimi deri sa aktgjykimi të jetë i formës së prerë. Mediumet publikut duhet t’ia tregojnë gjithë atë që e kanë lëshuar gjatë muajve ë vjeshtës vitin e kaluar, kur ishte gjykimi. “Hapësira e kursyer” tash do të harxhohet nag e para, për një rast.

Ata gazetar që do të punojnë në këtë problem do të trajtojnë çështje nga kronika e zezë, ku hynë edhe raportimi nga gjyqet, duhet ë bëhet kujdes për të gjitha elementet të cilat janë të papërshtatshme për gazetarinë në këtë rrafsh, të cilët janë prezent në një kontekst më të gjerë. Por, gjithnjë të bëjnë kujdes edhe në thënien e gjyqtarit anglez Gordon Huart (1923) se gazetarët janë ata të cilët  “ bëjnë dallimin midis asaj se çfarë do të thotë të zbatohen ligjet dhe si janë zbatuar”. Pro, kjo kërkon që së pari gazetarët vetë ti njohin ligjet.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja