verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Љубомир Костовски

Agjencitë duhet të kenë një qasje më të përgjegjshme ndaj raporteve

на 15. 03. 2017 | | mk
Publikimi i burimeve të lajmeve, posaçërisht kur bëhet fjalë për dokumente në formën burimore (nëpërmjet publikimit të tyre nëpër faqe), duhet të jetë obligim edhe i agjencive, me çka ato do ta forcojnë besimin e lexuesve dhe do të kenë ndonjë farë instrumenti të vetëkontrollit në raportim. Shkruan: Ljubomir Kostovski Duke pasur parasysh faktin që artikujt e agjencive transmetohen nga shumë përdorues, gazetarët që raportojnë për ngjarje për agjenci të caktuara ose shërbime të tyre, gjithmonë kanë përgjegjësi më të madhe ndaj lexuesve. Paanshmëria, gjithëpërfshirja dhe mbështetja në fakte dhe argumente gjithmonë supozohen tek agjencitë dhe ndaj tyre opinioni gjithmonë ka një besim pothuajse apriori. Kur thuhet në Britani se për një ngjarje ka raportuar BBC, kjo domethënë që lajmi

Mediat shqiptare në Maqedoni me qasje objektive ndaj PSP-së

на 2. 03. 2017 | | mk
Tregim krejtësisht tjetër – stacionet televizive në gjuhën shqipe. Foto: screenshot

Fakti që madje 82,7 për qind e shqiptarëve të anketuar të Maqedonisë kanë qëndrim pozitiv ndaj prokurores speciale Janeva dhe ndaj ekipit të saj, është rezultat edhe i mungesës së fushatës negative në media që konsumohen nga ky segment i popullatës.

Shkruan: Ljubomir Kostovski Anketa të cilën e bëri para do kohësh televizioni “Telma” në bashkëpunim me Qendrën maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, pa dyshim korrespondoi me shumë tema aktuale politike që na mundojnë të gjithëve. Njëra nga ato pyetje, gjithsesi, është se a do të ketë sukses Prokuroria speciale publike në misionin e saj, a e ka mbështetjen e publikut dhe a do të jenë nesër politikanët fajtorë që

Temë e nxehtë e përpunuar në mënyrë profesionale dhe faktografike

на 10. 02. 2017 | | mk

[Recension: Kush është kongresmeni që i vuri “kryq” Maqedonisë]

Në mënyrë faktografike dhe gjithëpërfshirëse, kjo është detyra që është përmbushur me këtë tekst për kongresmenin amerikan Dana Rorabaker. Artikujt e këtillë duhet të përshendeten, për shkak se tregojnë se edhe temat shumë të nxehta mund të pranohen me qetësi, siç do të thuhej në zhargonin futbollistik, fillimisht “të ndalen” e pastaj të përpunohen në mënyrë profesionale, pa iu nënshtruar emocioneve. Linku deri te artikulli origjinal: Kush është kongresmeni që i vuri “kryq” Maqedonisë Data dhe koha e publikimit: 07.02.2017, 16:03 Data e recensionit: 08.02.017 Recensues: Ljubomir Kostovski  

BEFASI PREJ PËRTEJ ATLANTIKUT

“Si shqetësuese i vlerësoi sot Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë deklaratat e kongresmenit amerikan Dana Rorabaker se

Përkujtimi i gjeneralit të vetëshpallur serb nuk është lajm

на 18. 01. 2017 | | mk

[Recension: SHTATËMBËDHJETË VITE NGA VRASJA Е ARKANIT: Ceca dhe fëmijët i organizuan përkujtim gjeneralit (FOTO/VIDEO)]

Lajmi me të cilin na bëhet me dije se në Beograd është organizuar përkujtim për kriminelin e njohur të luftës Arkain, tregon se një pjesë e medieve te ne ndaj kësaj figure të errët të historisë së paradokohoshme të Ballkanit akoma kultivojnë lidhje emotive. Transmetimi i lajmit të këtillë, me gjasë nga mediet serbe, nuk ka asnjë arsyetim për t’u trajtuar në ambientin e këtushëm. Linku deri te artikulli origjinal: SHTATËMBËDHJETË VITE NGA VRASJA Е ARKANIT: Ceca dhe fëmijët i organizuan përkujtim gjeneralit (FOTO/VIDEO) Data dhe koha e publikimit:  15.1.2017 – 16:14 Data e recensionit: 16.01.2017 Recensues: Ljubomir Kostovski PËRKUJTIMI PRIVAT, INTERES PUBLIK? “Këngëtarja e

Koha kur bloguesit u bënë kolumnistë

на 30. 12. 2016 | | mk
  Për të shkruarit serioz – platforma e re e bllogut Medium, e përshtatur për desktop dhe pajisje celulare, e thjeshtë për të punuar me të, ofron mundësi që teksti i shkruar edhe të dëgjohet me shtypjen e vetëm një butoni. Foto: medium.com, screenshot

Nëse bllogerët, do të ishin revolucioni i ri i mendimit të lirë, ata tani sërish e krijojnë vendin e tyre, duke hyrë si komentues standard relativ në mejnstrim mediumet. Ky kalim përputhet me lëvizjet e reja shoqërore te ne, nëpërmjet kërkesave intensive për demokraci në shoqëri dhe me faktin se kemi një skenë jo të balancuar mediale, ku opozita të paktën e mban kryesisht më cilësore internet – skenën.

Shkruan: Ljubomir Kostovski Nëse i kërkojmë gjërat,

E vërteta është ndryshe kur gazetari nuk është kureshtar

на 27. 12. 2016 | | mk
“Jugohromi” ose tregimet zgjedhore që përsëriten Shkruan: Ljubomir Kostovski Në spinimin e publikut marrin pjesë edhe gazetarët me shkrimet e tyre. Pozita e tillë servile e gazetarëve posaçërisht është e theksuar kur shkohet në ndonjë vizitë së bashku me përfaqësuesit e pushtetit dhe kur nuk parashtrojnë pyetje “të pakëndshme”, pa të cilat nuk mund të mendohet gazetaria profesionale.

Si e vlerësojnë agjencitë e marketingut dëgjueshmërinë e radio-stacioneve në Maqedoni?

на 17. 10. 2016 | | mk
Kush sa është i dëgjuar, kush sa fiton. Foto: Pixabay. Kolazhi: SHVFM

Në informatat më të reja të publikuara nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAM) për gjendjet në tregun mediatik në Maqedoni, ka edhe disa të dhëna hutuese

Shkruan: Ljubomir KOSTOVSKI Raporti i paradokohshëm për gjendjet në tregun mediatik në Maqedoni, të cilin e prezantoi Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAM) e hapi dilemën se pse mediet nuk fitojnë para nga sponsorët dhe reklamat në përputhje me shikueshmërinë, dëgjueshmërinë ose lexueshmërinë e tyre? Kjo, gjithsesi do të ishte një lidhje logjike shkak-pasojë në mes të ekzistimit të një numri aq të madh të medieve në të gjitha sferat (të shtypura, onljan, radio stacione dhe televizone)

Mbështetja vetëm në një burim mjafton vetëm për melodramë

на 2. 09. 2016 | | mk

[Recension: Matej ka nevojë për ndihmën tonë, duhet të shërohet në Slloveni]

Gjithmonë është e vështirë të flitet ose të shkruhet për fatkeqësitë e huaja, veçanërisht kur kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve. Storje të tilla ka gjithnjë e më shumë edhe në mediet e tjera dhe ato, kryesisht, janë të shoqëruara me fotografi të njerëzve të cilët, zakonisht, kanë nevojë për ndihmë të shtrenjtë mjekësore. Edhe storja që e observojmë këtu është e tillë, dhe në shikim të parë aspak nuk ndryshon nga ato që janë të ngjashme me të, të cilat, siç theksuam, janë gjithnjë e më shumë në numër. Megjithatë, a nuk është ky fakt arsye që në takimet e redaksive diksuh të mendojë se ndoshta

Terroristët arrestohen me këste dhe me fanfarë

на 22. 07. 2016 | | mk
“Qeliza 2” – luftë kundër terrorizmit apo propagandë. Foto: Screenshot i MPB-së

Sikurse edhe në gushtin e vitit të kaluar gjatë aksionit “Qeliza”, ashtu edhe tani, gjatë pjesë së saj të pretenduar të dytë, për pjesën më të madhe të personave të kërkuar si luftëtarë të SHI-së, policia e Çavkovit nuk ka njohuri të sakta operative. Prandaj, paraqiten edhe dyshimet se për ekipin e tij në MPB, kjo luftë ka vetëm karakter propagandues

Shkruan: Ljubomir Kostovski Në lajmet relativisht të rralla të mediave botërore për vendin tonë, aksioni i paradokohshëm i policisë maqedonase dhe arrestimi i katër pjesëtarëve të pretenduar të SHI-së, gjeti hapësirë edhe në mediet e huaja. Katër terroristë prapa grilave?! Kjo nuk u shkon për dore as

Titulli nuk gjendet në lajm

на 10. 06. 2016 | | mk

[Vetëm Zaevi mund të amnistohet dhe askush tjetër]

Bëhet fjalë për komunikatë të LSDM-së që është transmetuar në mënyrë korrekte, mirëpo është kornizuar me titull të gabuar. Në fakt, konstruksioni i titullit rri pezull, aspak nuk gjendet në lajm. Теndenciozitet dhe bërje politike gjatë transmetimit të një komunikate të zakonshme!  Linku deri te artikulli origjinal: LSDM: Vetëm Zaevi mund të amnistohet dhe askush tjetër Data dhe koha e publikimit: 06.06.2016,20:52 Data e recensionit: 08.06.2016 Recensues: Ljubomir Kostovski TITULLI E KA PRISHUR LAJMIN “Fjala është fjalë.Thamë, amnistitë e turpshme, jokushtetuese patjetër duhet të anulohen. Kjo edhe ndodhi. Thamë, ka bazë kushtetuese dhe ligjore për thirrjen e Parlamentit. Dhe kjo ndodhi. Thamë se nuk do të ketë zgjedhje kriminale më 5 qershor.

Abonohuni për lajmet më të reja