verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Leksion gazetaresk: Gazetaria qytetare – Në kërkim të parajsës së humbur

on 22 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Граѓанско новинарство – од секаде и од секој оној кој има желба за тоа. Блогирање во живо за време на претседателските дебати на изборите во САД. Фото: Digital JournalGazetaria qytetare – prej çdokund dhe prej çdokujt që ka dëshirë për këtë. Foto: Digital Journal

 

Nga ana tjetër e “vijave të kuqe” të gazetarisë tradicionale, korporative dhe partizuar është publiku dhe qytetarët, të cilët, në qoftë se marrin guximin t’i bëjnë hapat e parë për të marrë pjesë në demokraci, në këtë rast edhe nëpër mediat, do të dëshmojnë se publiku është shumë më tepër se sa treg për informata. Duke e përfaqësuar këtë parim, gazetaria qytetare i shndërron lexuesit, shikuesit dhe dëgjuesit në anëtarë të komunitetit, e jo në konsumatorë.

 

Shkruan: Zoran Bojarovski

 

Nuk është e rastësishme  që kërkimi për parajsën e humbur gazetareske fillon sot. Besimi në praktikën aktuale gazetareske në vend është në nivelin më të ulët që nga viti 2006 . Sipas hulumtimit  besimi i qytetarëve tek njerëzit dhe institucionet në vitin 2013 Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, mediumeve ju besojnë vetëm 37,4 % e qytetarëve. Kjo përqindje është rezultat e rënies së vazhdueshme të besimit të gazetarisë  nga viti 2006, kur gazetarëve ju kanë besaur 56,7 % e qytetarëve.

Ky erozion i besimit minon parimet themelore të rolit të gazetarisë në një shoqëri demokratike. Nëse gazetaria është duke humbur publikun dhe me këtë besimin e  si një mbrojtës të interesit publik, vihet në pyetje i gjithë koncepti i këtij aktiviteti dhe dispozitat kushtetuese për lirinë e shprehjes dhe mediave bëhen deklarata boshe.

Për këtë situatë, është koha që në Republikën Maqedonisë  të pushtohet hapësira e ashtu quajtur gazetari qytetare (civic journalism), diku quhet edhe gazetari  pjesëmarrje dhe mediume të komunitetit  (community media).

Së pari të tregojmë se gazetaria qytetare nuk e përjashton, dhe as nuk është alternativë për konceptin tradicional të gazetarisë që kufizohet nga korniza ngjarje-gazetar-redaktor-përmbajtje.

Një nga qëllimet e gazetarisë qytetare është të krijoj një dimension të ri në marrëdhëniet qytetarë dhe mediume. Ky koncept fillon nga pozitat e harruara  të gazetarisë që ka përgjegjësinë themelore në ndërtimin dhe forcimin e kulturës qytetare. Të qëndrojë mënjanë, si një vëzhgues neutral, nuk është më e mundur, edhe pse disa gazetarë nga gazetaria e larguar, e dëshirojnë këtë.

Gazetaria qytetare është krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve midis shtypit dhe komunitetit, mes gazetarisë dhe qytetarisë. Gazetaria qytetare inkurajon debat publik dhe inkurajon dhe fuqizon kulturën qytetare kur bëhet fjalë për qëllimet e gazetarisë dhe për rolin kryesor në ringjalljen e publikut të humbur.

 

Gazetari në emër të qytetarëve 

 

Inkurajimi dhe forcimi i kulturës qytetare me aktivitete për të rindërtuar marrëdhëniet mes qytetarëve dhe komuniteteve të tyre, nëpërmjet “involvimit” në proceset politike dhe proceset me interes për komunitetin e tyre të menjëhershëm, si dhe rikujtimin e vazhdueshëm se sistemi social, struktura e shoqërisë, janë pronësi publike – e cila është në zemër të gazetarisë qytetare.

Kjo imponon ripërcaktimin e marrëdhënieve mes gazetarisë dhe politikës.

Rezultatet nga  hulumtimi për besimin e qytetarve në institucionet në Republikën e Maqedonisë tregojnë në atë se  qytetarët për raportimit e mediumeve për proceset politike në vend e shohin si një lojë të gazetarëve dhe politikanëve në të cilat publiku është i përjashtuar.

Ne nuk duhet neglizhojmë se raportimi për politikën është arena në të cilën është lindur gazetaria qytetare. Me gjithë diversitetin e madh të temave të mbuluara, gazetaria qytetare gjithmonë do të kthehet në gazetarinë politike si dhe inevstigative, si pikë fillimi të marrëdhënies në mes qytetarëve dhe politikës .

 

И големите новинарски куќи ги забележуваат придобивките од граѓанското новинарство: „Видете и известете. Бидете граѓанин репортер“ – промоција за граѓанското новинарство на Си-Ен-ЕН. Фото: rsambrook

Edhe shtëpitë e mëdha gazetareske i vërejnë përfitimet nga gazetaria qytetare: “Shihni dhe raportoni. Bëhuni qytetar raportues” – promovim për gazetarinë qytetare në CNN. Fotografia: rsambrook

 

Prandaj, përmirësimi i vazhdueshëm i raportimit medial për politikën është hapi i parë i rëndësishëm në lidhjen dhe besim reciprok ndërmjet institucioneve gazetareske dhe  sektorit publik. Puna e politikanëve, aktivitetet e tyre gjatë mandatit që është dhënë nga qytetarët në emër të qytetarëve, nuk është “puna e tyre”, por veprimtari me interes të mediumeve dhe në interes të qytetarëve. Duhet të besojmë se rivitalizimi i kulturës qytetare do të inkurajojë gazetarinë për të kryer detyrën e saj kryesore – për të ndjekur transparencën në krijimin dhe zbatimin e politikave publike. Me të gjithë rrezikun për të shprehur blasfemi mbi parimet e gazetarisë së mirë, megjithatë, është koha për të thënë disa çështje se gazetaria nuk mund të ketë më pozicionin rehatshëm – të neutralitetit. Kjo pozitë është e gabuar kur është fjala nëse qytetarët duhet të marrin pjesë në krijimin dhe zbatimin e politikave publike, atëherë kur duhet të mbështetet pjesëmarrja e qytetarëve në debatet me interes publik, atëherë kur komuniteti përballet me probleme, atëherë kur politika nuk shkon në drejtimin që ishte premtuar, atëherë kur qytetarëve ju kërkohet vota e tyre zgjedhore…

Lënia e pozitës së rehatshme të neutralitetit nuk do të thotë se gazetarët të marrin anën e një partie politike në çështje politike në interes të shoqërisë. Nuk është qëllimi që lëshimi i neutralitetit duhet të deklaroj gazetarët si përfaqësues të partive politike ose kandidatëve të tyre. Shumë më shumë, do të thotë përkrahje aktive të qytetarëve të kyçen nenë debate publike, të insistojnë në ekzistencën e atyre debateve. Dhe më shumë: insistimi për hapësirë publike ku ndahet informacioni, ku ka debate, do të transformohen në aksion.

 

Nëpërmjet linjave të kuqe: Kur jeton në shoqëri

 

Një nga funksionet më të rëndësishme të gazetarisë së përgjegjshme qytetare, të mediumeve të komunitet, është që të “kalojnë linjat e kuqe” të mediumeve tradicionale, komunitetet  të  perceptohen si një entitet  dhe të përdorin sa më shumë mediume që është e mundur dhe instrumente  mediale për të trajtuar tema dhe çështje të komunitetit.

Të imagjinojmë një “kalim të linjave të kuqe”:  të marrim ndotjen e ajrit në Shkup. Pse nuk do të ishte e mundur për të formuar një koalicion të përkohshëm të qytetarëve, shoqërisë civile, mediumeve, kompanitë e interesuara që emetojnë gazra serë, pushteti lokal dhe partitë politike për të realizuar projekt për të zbuluar shkakun e ndotjes dhe për të gjetur një zgjidhje për këtë problem? A nuk është kjo nevojë e qytetarëve të Shkupit, si një zgjidhje për shëndetin e banorëve aktuale dhe të ardhshëm të qytetit? A nuk është kjo ide që është  shembull i pjesëmarrjes, veprimit demokratik të menjëhershëm bazuar në konsensusin me prioritet më të lartë të interesit  publikut?

Nuk është vetëm hipotetike edhe në praktikën tonë mediale  kemi përvojë me mediume të komunitetit. Edhe atë përvojë pozitive  Radio MOF  është medium i komunitetit. I komunitetit rinor. Aksioni i Forumi Rinor Arsimor dhe Radio MOF kur u soll ligji për të rritë ka dhënë rezultate.

 

Веб сајтот на МОФ

Ueb-faqja e FAR-it

 

Në përgjithësi, një pjesë e komunitetit të rinjve dhe të studentëve në vend janë thelbi i praktikave të mira për mediumet e komunitetit dhe gazetarisë me pjesëmarrje, sepse shumica e gazetarëve në këto mediume janë aktivist që në mënyrë vullnetare krijojnë përmbajtje gazetareske  për mediumet e tyre. (“Dalje”)

Nga ana tjetër e “linjave të kuqe” të gazetarisë tradicionale, korporative dhe partizuar është publiku dhe qytetarët se, në qoftë se guxojnë të marrin hapat e parë për pjesëmarrje në demokraci, dhe në këtë rast mediumet do të vërtetojë se publiku është shumë më se treg për informacion. Duke mbështetur këtë parim, gazetaria qytetare kthen lexuesit, shikuesit dhe dëgjuesit si anëtarë të komunitetit, jo si konsumatorët. Kur mediumet e komunitetit shpërndajnë informacion në lidhje me problemet e qytetarëve, me këto probleme përballen ata të cilët duhet ti zgjedhin, duke kërkuar zgjidhje përmes debateve argumentuese.

 

Në shkallët e gazetarisë qytetare

 

Tek ne gazetaria qytetare ende  është  koncept medial me korniza jo shumë  të qarta për aplikimin praktik, por, mundësitë e teknologjive të reja digjitale dhe platformat celulare hedhin dritë të ndritshme për potencialet që fshihen në mundësinë që publiku të merr pjesë  në përmbajtjet mediale dhe të bëhet zgjidhje serioze në informimin e qytetarëve.

Në vend ende nuk ka njohuri të mjaftueshme dhe vullnet që të jepet më shumë hapësirë për  pjesëmarrje të një mediumi të ri qytetar i cili nuk do të jetë nëpërmjet formës “letra të lexuesve” ose komentim on-line të cilat sa më shumë bëjnë derdhjen e trolleve në internet. Mirëpo, kjo nuk duhet të jetë pengesë për të treguar për format nëpërmjet të cilave deri tani, në disa hapësira tjera, praktikohet gazetaria qytetare, si dhe disa platforma tjera mediale të cilat mund të jenë një hapësirë shumë e frytshme si mediumet e komuniteteve.

Ajo çfarë është e rëndësishme të mbahet mend kur bëhet fjalë për konceptimin e një mediumi qytetarë të orientuar, të krijuar nga ata – qytetarët, ku, përkrah principeve të përbashkëta të gazetarisë qytetare, forma e mediumit përcaktohet nga karakteristikat e secilit komunitet veçmas.

 

Граѓанското новинарство во Сирија. Карикатура: Калид Албаих

Gazetaria qytetare në Siri. Karikaturë: Kalid Albaih

 

Në prezantimin e shkallëve të formave të gazetarisë qytetare me hapa të mëdha do ti kalojmë letrat e lexueseve, komentet në internet, deri tash forumet e famshme për debate dhe do të përshkruajmë disa ku njihet pjesëmarrja e menjëhershme e qytetarëve:

 

1. Gazetaria qytetare me qasje të hapur (open source media)

 

Kjo është një nga format bazike të gazetarisë qytetare ku në masë të madhe vinë në shprehje, kontributi, pjesëmarrja e qytetarëve. Nuk është e aplikueshme në praktikën e vazhdueshme gazetareske dhe më mirë është të përdoret kohë pas kohe kur e lejon storja gazetareske

Kjo formë më shpesh nënkupton bashkëpunim në mes gazetarëve profesional dhe qytetarëve në përgatitje, por edhe në fazën përfundimtare të realizimit të strojes. Ja si do të duket në praktikë: në fillim gazetarët e paralajmërojnë storjen e tyre. Të supozojmë se storja duhet të nxjerr përgjigje nga persona të njohur të cilët vendosin për komunitetin, për qytetarët. Nga ata, nga qytetarët, kërkohet të marrin pjesë me pyetje ose drejtime të cilët nga burimet duhet ti nxjerrin përgjigjet më të rëndësishme,  esenciale për qytetarët. Zgjidhen më të mirat dhe më pas u qasen burimeve.

Kredi e veçantë për këtë mënyrë të grumbullimit të informatave merret kur njoftohen personat zyrtar, politikanët dhe persona tjerë publik të cilët marrin vendime në emër të qytetarëve, pikërisht ato jenë autorët e pyetjeve që do ti parashtroni. Kjo (duhet) të shkaktoj përgjegjësi më të madhe në autoritetet lokale dhe komunitetin e biznesit.

Disa mediume të cilat praktikojnë këtë mënyrë të gazetarisë pjesëmarrëse shkojnë edhe një hap më tej edhe para se të publikojnë, ua bëjnë me dije storjen qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e të  njëjtit. Nëse gazetari dhe redaktuesi shohin se ka sugjerime të mira për rregullim të storjes në këtë fazë, ose nëse diçka mungon, i futin ato ndryshime dhe storja publikohet .

Në mënyrë stimuluese reagon në këtë lloj të storjeve gazetareske në versionin e publikuar të shënohen pjesët të cilët janë rezultat të pjesëmarrjes së qytetarëve. Kjo ju jep nxitje shtesë qytetarëve të cilët ende janë skeptik se mund të marrin pjesë edhe në këtë formë të krijimit të politikave në komunitetin e tyre .

 

2. T’ua kthejmë blog kulturën qytetarëve 

 

Edhe pse blog kultura në Republikën e Maqedonisë kishte progres serioz në një periudhë të caktuar, për arsye të një shprehie jo mirë të zhvilluar qytetare për pjesëmarrje autoktone mediale, blogjet, në masë të madhe, nuk arritën në fazën e stabilizimit si sferë mediale me ndikim.

Ndoshta është koha që të kthehen në skenë.

Përvoja tregon se blogjet, faqet personale në internet, nëse organizohen në emër të një aksioni të caktuar qytetar, mund të luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e mjedisit ku nxirren ide serioze dhe të dhëna dhe nga e cila, në masë të madhe, mund të ndjehet pulsi i komunitetit.

Ajo çfarë është e rëndësishme, është të mos prishen energjitë, të cilat edhe në ditët më të mira ishte mungesë e komunikimit nëpërmjet bllogjeve, kurëse bllogerët të organizohen në bllog komunitete.

Ata mund të jenë afatgjate, gjegjësisht në mënyrë të vazhdueshme të shprehin qëndrime, ose, mund të jenë ad-hoc të organizuara varësisht nga nevojat e qytetarëve dhe interesave të përbashkëta në një moment të caktuar.

Në vendet me kulturë të lartë mediatike dhe demokraci, dhe vet mejnë strim mediumet hapin mundësi për bllog komunitetet në platformat e tyre mediatike dhe kështu ju japin qytetarëve hapësirë këtu, në teritorin e tyre, të japin mendimin e tyre, të tregojnë, të sugjerojnë dhe të marrin pjesë në krijimin e politikave të cilat janë interes të tyre  .

 

Работилница за граѓанско новинарство во организација на етаблиран медиум од Берлин, Германија, 4 мај 2013 година. Фото: berlinergazette.de

Punëtori për gazetari qytetare në organizim të një medie të etabluar nga Berlin, Gjermani, 4 maj 2013. Fotografia: berlinergazette.de

 

Kjo transparencë në mediumet e vetëdije të lartë shërben si avokat i popullit i llojit të vet, mbrojtës i të drejtave të qytetarëve kur bëhet fjalë për lirinë e informimit dhe qasjes në burimet e informatave.

 

3. Ueb portal qytetar i pavarur

 

Kemi ardhur deri te niveli ku më pas gazetaria qytetare hynë në ujëra të thellë dhe për notim në ujërat mediale nevojitet entuziazmi dhe nevojat bazike me qëllim që qytetarët në mënyrë mediatike të marrin pjesë në jetën komunitetit dhe kapacitetet e gazetarisë profesionale.

Mirëpo, para kësaj të mbetemi në opsionin për ueb portal qytetar të pavarur.

Ende jemi në fazën kur ky angazhim medial është në baza vullnetare në bashkëpunim me nevojën që qytetarët në mënyrë mediale të shprehen dhe të kenë hapësirën  vetë mediale.

Versioni i redaktuar  i ueb portal qytetar të pavarur nënkupton se, sipas një marrëveshje paraprake, themeluesit e këtij portali do ti vendosin principet sipas të cilave qytetarët do të marrin pjesë në krijimin e përmbajtjeve të portalit. Ata, në princip gjithnjë do të trajton tema nga komuniteti dhe do të jenë lajme lokale, për punën e autoriteteve lokale, për problemet me  infrastrukturën  komunale, për aspektet sociale për aksionet humanitare të komunitetit, për qytetarët e suksesshëm të komunitetit si inspirim… Këshilli redaktues i një portali të tillë ka rolin e filtrit të përmbajtjeve të cilat i shkruajnë qytetarët nga aspekti që të ketë përmbajtje sa më cilësore dhe cilësinë minimale në aspekt të gjuhës së përdorur, të shkruarit, fotografi të përshtatshme и…Redaktorët kanë rolin e edukatorëve të cilët duhet të gjejnë mënyrën që portali për qytetarët ti paraqet standarde bazike për të shkruarit gazetaresk ose fotografimit.

Këshilli redaktues në strukturën e një portali të pavarur qytetar është i patjetërsueshëm edhe për arsye të pengimit të publikimit të përmbajtjeve të papërshtatshme, si dhe për vlerësimin e përmbajtjeve me rrezik nga disa pasoja ligjore.

Ky koncept i gazetarisë qytetare mund të plotësohet dhe version të shtypur. Kur të mendojmë se ky model i gazetarisë qytetare është i mundur në kushte tona, duhet të kihet parasysh se shumë komuna shtypin gazeta lokale të cilat papagesë ju ndahen qytetarëve të asaj komune. Ajo çfarë është e nevojshme është të bashkimi i iniciativave qytetare me politikën redaktuese të gazetës, të cilat edhe ashtu i financon komuna, në një hibrid produktiv me interes të komunitetit lokal.

 

4. Hibrid: gazetari profesionale + qytetare 

 

Në njërën nga shkallët e formave të gazetarisë qytetare është koncepti medial i cili praktikohet nga gazetar profesional nëpërmjet njohurive dhe shkathtësive të tyre. Njëri nga të parët dhe end enjë nga shembujt më të mirë të gazetarisë qytetare është portali i Koreano Jugor OhmyNews. Sot ky portal i gazetarisë qytetare ka “rekrutuar” rreth dyzetmijë, kini kujdes dyzetmijë bashkëpunëtor në Korenë Jugore dhe në mbarë botën, portali ka edhe botim ndërkombëtarë.

OhmyNewsNuk është vetëm shembull i suksesshëm i zërit të popullit, por edhe medium i vetëpërmbajtur, i cili edhe pse në shuma simbolike, i paguan lajmet dhe fotografitë e gazetarëve qytetarë. Pjesë profesionale e redaksisë gazetare janë redaktuesit dhe administratorët e portalit, kurse, armata e qytetarëve janë raportuesit të cilët nga minuta në minutë dërgojnë lajme dhe fotografi nga celularët e tyre ose kompjuterët .

 

Ohmy News

Ohmy News …

 

... и Ohmy News International

… dhe Ohmy News International

 

5. Qytetarët gazetar dhe profesionistët në bordin redaktues të integruar

 

Kur jemi te niveli i një bordi redaktues virtual, gjegjësisht të modelit të gazetarisë redaktuese, i cili për momentin nuk ekziston në praktikë. Sipas disa projeksioneve, një medium i tillë nën kulimin e njëjtë do të kishte edhe gazetar profesional edhe qytetarë me afinitete gazetareske.

Ky koncept sugjeron, për shembull, për një temë apo ngjarje të ketë dy tekste – një nga gazetari profesional i pajisur dhe organizuar sipas standardeve të profesionit dhe një të gazetarit qytetar të cilit i është lejuar të ketë mendim, komente, vlerësime të cilat vinë nga qëndrimet e komunitetit nga ku autori është qytetar.

Ky model ndoshta është më i përafërt me modelin e gazetarisë qytetare që e promovojnë dy gazetarët dhe aktivistët e medias dhe promotorë të famshëm të gazetarisë me pjesëmarrje , Xhef Jarvis dhe  Den Gilmor. Ata të dy i shohin mediumet dhe lajmet e qytetarëve, të komuniteteve, si konverzacion, si bisedë ku gazetarët profesional dhe gazetarët qytetar e ndajnë internet mediumin për të mirën, për benefitin e komunitetit.

Sigurisht, se në fund të këtij leksioni do të konstatojmë lirimi i hapësirës për gazetari qytetare dhe për mediume për shoqërinë nuk do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Do të jetë rënd të kuptohet  se kjo është nevojë. Do të jetë rëndë të jepet një pjesë e hapësirës publike për një gazetari të re dhe mediume të reja. Duhet të presim se këtë qytetarëve askush nuk do t’ju servojë në pjatë dhe veçanërisht jo politikanët. Qytetarët duhet vetë ti sigurojnë. Vetëm kështu mediumet qytetare do të jenë nga qytetarët për qytetarët. Në rrugën e lirisë…

 

Постер за промовирање на граѓанското новинарство преку снимање на видеа од страна на заинтересираните граѓани во Гоа, Индија, 19 февруари, 2011. Фото: Video Volunteers (VV)

Poster për promovimin e gazetarisë qytetare nëpërmjet inçizimit të videove nga ana e qytetarëve të interesuar në Goa, Indi, 19 shkurt, 2011. Fotografia: Video Volunteers (VV)

 

Mediume të komunitetit – Elementi i pestë

Tom Grander nga projekti “Rrjeti i praktikave qytetare” (Civic Practice Network, CPN), thotë mediumet e komunitetit e promovojnë pjesëmarrjen e qytetarëve si në mënyrat në vijim:
Të orientuar kah komuniteti: duke pasur parasysh se këto mediume janë të kthyera kah shoqëritë, aktivistët mediatik në gazetarinë qytetare kanë tema të përbashkëta, nevoja dhe dëshira. Sistemi i ndarjes së këtyre temave të përbashkëta e përfaqëson pjesëmarrjen për arsye se të gjithë janë të involvuar.
Reciprocitet: Çdo shfrytëzues potencial i informatave nga mediumet e komunitetit është – prodhues potencial i lajmeve. Është koha që të problematizohet situata në të cilin një medium distribuon informata deri te qindra mijëra shfrytëzues. Teknologjitë e reja, mediumet e reja dhe pajisjet e mençura e ndryshojnë gjithë konceptin dhe pos që e disperzojnë monopolin mbi informatat në një drejtim, e ofrojnë mënyrë e dy kahe – tash edhe qytetarët mund të grumbullojnë, të paketojnë dhe të dërgojnë përmbajtje mediale.
Kontributi: Forumet, të moderuara ose të hapura – bazohen në kontributet e pjesëmarrësve. Çdo informatë e re bëhet pjesë e forumit – e dhënë e cila mund të publikohet, të distribuohet më tej ose të jetë pik nisja për aksione mediale.
Pa kufizime: Secili mund të merr pjesë në mediumet e komunitetit. Kuptohet se, moderatorët ose këshillat redaktuese, qytetare, kujdesen që përmbajtjet të kenë nivelin e nevojshëm të mirësjelljes, të mos fyejnë, shpifin apo të jenë në kundërshtim me ligjin e komunitetit.

Të qasshme dhe të lira: Zhvillimi i teknologjisë, platformat e lira në internet për krijim të mediumeve on-line, qasja nga çdo vend në çdo kohë i bën mediumet e komunitetit me të vërtetë të qasshëm dhe të lirë.

 

Fleksibil: Softuerët e thjeshtë, instrumentet e lehta të platformave në internet për dizajnim të portaleve, ju japin mediumeve të reja edhe aspekt të fleksibilitetit për zhvillim të vendeve ekzistuese për përmbajtje dhe të shtosh pjesë të reja.

Burimet e shfrytëzuara:

www.poynter.org

www.cpn.org

www.buzzmachine.com

www.dangillmor.com


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja