verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Leksion gazetaresk: Si të krijoni shpejtë infografikone efektive dhe dinamike me Infogr.am

on 28 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Избор на дизајн темплејт за Вашиот инфографик

Zgjedhja e mostrës për dizajnimin e infografikonit tuaj

Nuk është Microsoft Excel, kështu që nuk ka shumë opcione, por është i lehtë për t’u mësuar dhe shumë i shpejtë për ta përfunduar punën. Mirë se vini në Infogr.am, një ueb aplikacion shumë i dobishëm dhe i shpejtë, kur doni të postoni të dhëna të dizajnuara bukur grafikisht dhe shpejtë t’i ndani në internet me qëllim që t’i shohin të gjithë.

 

Shkruan: Vlladimir Petreski 

 

Infogr.am është ueb-faqe që mundëson krijimin e infografikoneve drejtpërdrejt në internet dhe u mundëson që ato t’i shpërndani në rrjetet sociale ose t’i prezantoni në bloge dhe ueb-faqe. Përdorimi bazik i ueb-faqes është pa pagesë, kurse përdorimi i variantit profesional paguhet 18 dollarë (përafërsisht 810 denarë) në muaj. Grafikonet mund t’i shkarkoni në kompjuterin tuaj (në format PDF ose PNG) edhe atë me rezolucion të lartë dhe më pas t’i përfshini në ndonjë medie të shtypur, libër apo t’i paraqitni në televizion. Gjithashtu, mund në mënyrë private t’i shpërndani, t’i mbroni me fjalëkalim të veçantë dhe të merrni zgjidhje shtesë të dizajneve. Mirëpo, kjo ueb-faqe më së shumti përdoret për përpunimin dhe prezantimin e infografikoneve në internet.

Почетна страница на Infogr.am

Faqja e parë e Infogr.am

Kuptohet, Infogr.am është mjaft i kufizuar në krahasim me aplikacionet profesionale për organizimin grafik dhe paraqitjen e të dhënave, si që është Microsoft Excel-i për shembull, si program më i njohur dhe më i shfrytëzuar për këtë qëllim dhe veçanërisht kur përdoret në kombinim me ndonjë program profesional grafik si që është Adobe Illustrator. Mirëpo, ideja e sajtit nuk është që të bëj gara aplikacione si që është Excel dhe Illustrator në aspekt të mundësive, opsioneve dhe kompleksitivitetit. Ideja është që në periudhë të shkurtër 10-20 minuta, në disa situata edhe më shpejtë infogrfikon efektiv dhe të thjeshtë, ku të njëjtin vetëm pas disa minutave mund ta publikoni në ueb faqen tuaj apo bllog. Përveç se bëhet fjalë për për përpunim të shpejtë të infografiteve, ato janë lehtë të ndryshueshëm, shpejtë mund të plotësohen dhe janë shumë dinamik. Kjo do të thotë se me shpejtësi mund të përmirësoni trafikonin, në qoftë se vëreni gabim, mund të ndryshoni pamjen dhe ti plotësoni, të ripostoni në vend tjetër, ta ndani me një ose dy klikime, të merrni kodin dhe të njëjtin ta futni në tekstin e ueb faqes tuaj. Duke pasur parasysh se në të njëjtën kohë  bëhet fjalë infografikon dinamik, në qoftë kaloni me miun mbi të, nga vendi ku gjendet kursori paraqiten numrat, të dhëna shtesë, të cilët shpjegojnë dhe i theksojnë elementet kryesore numerike dhe emërtimet e kategorive të matura.

Përveç qëllimit kryesor – përgatitjes dhe publikimit të infografikoneve, Infogr.am lejon pasurimin pasurimin me elemente të tjera tekst ose multimediale. Grafikonet mund ti plotësoni me tekst shtesë, fotografi ose ilustrime, edhe video. Gjithashtu, në qoftë se doni, mund të bëni një seri të tërë grafikoneve njëri ndër tjetrin në kuadër të një infografikoni. Përkrah mundësive të tilla, Infogr.am ka një varg të kufizimeve dhe kur punoni sajtin keni ndjenjën e frikësimit për kufizim të kreativitetit, funksionalitetit dhe mundësive, si dhe humbje të lirisë të manipulimit me të dhëna numerike dhe shprehjes grafike që e keni marrë për të gatshme kur keni punuar në Excel. Kurse, nga ana tjetër, nëse nuk keni përvojë paraprake me programe për prezantim grafik të dhënave numerike, ky sajt është vendi ideal për njohje me këtë problematikë, mirëpo, nëse jeni me përvojë me punën në Excel, sajti ju jep mundësinë që shpejt të përpunoni infografikone-shpejtësi që Excel nuk mund të arrij dhe për të cilën edhe nuk është dizajnuar.

Почетна страница откако ќе отворите сметка - копче за нов инфографик, копче за изработените инфографици и копче за надградба до професионалната верзија

Faqja e parë pasi ta hapni llogarinë tuaj – butoni për infografik të ri, butoni për inforgrafiket e përgatitura më parë dhe butoni për avancim në versionin profesional

Fillimi i punës në Infogr.am është i njëjtë si në sajtet tjera. Së pari duhet të hapim llogari (ACCOUNT) dhe më pas në ekran paraqiten tri susta rreth, të cilat ju thirrin për:

  • të krijoni infografikon të ri (CREATE);
  • të hyni në bibliotekë dhe të punoni infografikone të përpunuara më herët, ato të cilët i keni filluar më herët, mirëpo nuk i keni përfunduar (LIBRARY);
  • apo të avanconi llogarinë tuaj në nivel profesional (INFOGR.AM PRO).

Mirëpo, nga ky hap i parë, Infogr.am dallon shumë nga sajtet tjera. Është vetëm instrument, por një instrument i mirë dhe intuitive me shumë opsione, por, produkti përfundimtar varet nga ju. Kur do të zgjidhni opsionin përpunim të të infografikionit të ri, para jush shfaqet mundësia për zgjidhje të 6 dizajnëve të ndryshme të infografikoneve (susta INFOGRAPHICS, lartë në mes) dhe 14 lloje të grafikoneve (susta CHARTS, njëjtë lart në mes) edhe atë nga klasiket (në formë të drejtkëndëshit), deri te pazakonshmet, të cilat tregojnë sa herë është përdorur ndonjë fjalë ndokund (nëpërmjet madhësisë së fontit të fjalës konkrete – WORDCLOUD) ose sa ndonjë lartësi e dhënë është madhe në proporcion me madhësitë tjera të dhëna (nëpërmjet madhësisë së sipërfaqes së drejtkëndëshit që ajo madhësi zë në grafikon – TREEMAP), deri edhe te grafikone financiare të specializuara, të cilët shfrytëzohen për prezantim të lëvizjeve çmimeve të aksioneve në berzë  për një periudhë të caktuar kohore (java, muaji, viti), derisa në të njëjtën kohë paraqitet edhe lëvizja e çmimeve për të njëjtën ditë (FINANCIAL).

Избор на видот на графиконот во Вашиот инфографик - има 14 видови секој со по 1 до 4 варијанти

Zgjedhja e llojit të grafikonit për infografikonin tuja – ka 14 lloje, secili me nga 1 deri në 4 variante

Zgjidhni ndonjërin nga dizajnet që e keni dispozicion dhe prë të cilin mendoni se është më i përshtatshëm në aspekt të të dhënave të cilat doni në mënyrë grafike ti paraqitni. Në këtë fazë mos  brengosni nëse nuk jeni të sigurt se çfarë doni. Dizajni i tërë infografikionit dhe grafikoneve në të mund të ndryshohet  më vonë gjatë punës, ashtu siç mund të ndryshohen ngjyrat në kuadër të dizajnit të zgjedhur me qëllim që infografikioni të fitojë për nga origjinaliteti.

Pasi të keni zgjedhur dizajnin e infografikonit dh llojin e grafikionit në të, gjëja e parë që duhet të vendosini është se çfarë përmban  infografikoni juaj. Ai ka titull, nëntitull, më fund ka vend për autorin/burimin e të dhënave. Mirëpo, pos kësaj, nëpërmjet sustave poshtë në të djathtë  mund të shtoni më shumë grafikone, hartën gjeografike, tekst, fotografi, por edhe video klip.  Kuptohet, me të gjitha këto elemente nuk duhet tepruar për arsye se infografikoni juaj do të duket shumë i madh(gjegjësisht shumë i gjatë) dhe do të ketë shumë elemente. Ka infografikone ku të dhënat janë të shumta dhe meritojnë nga ato të bëhen 2 ose 3 grafikone njëri pas tjetrit, por edhe kjo nuk duhet të praktikohet gjithnjë. Më mirë është të fillohet me një grafikon. Por, edhe sikur ta teproni në fillim,  gjegjësisht të zgjidhni shumë elemente për infografikonin, secili nga ato mund të fshihet duke shtypur sustën iks (X), e cila gjendet lartë në të majtë të çdo elementi. Mundet deri në pafundësi të shlyeni dhe të shtoni elemente të reja  nga të gjitha llojet në dispozicion me tërheqje të thjeshtë të elementeve lartë ose poshtë duke shtypur sustën e miut, kur kursorin do ta veni mbi elementin të cilin doni ta largoni, mund ta ndërroni radhitjen elementeve në rendin vertikal.

Основна работна поврзшина - долу десно се копчињата за вметнување графикон, географска карта, текст, фотографија и видео

Sipërfaqja kryesore e punës – poshtë djathtas janë butonat për futje të grafikonit, hartës gjeografike, tekstit, fotografisë dhe videos

Më pas vinë futja e të dhënave. Ato i futini ose drejtpërsëdrejti në tabelë, e cila do të paraqitet pasi të klikoni dy herë në grafikonin ose kartën gjeografike, të cilat paraprakisht i keni zgjedhur të jenë pjesë e infografikionit tuaj ose mund ti futini nga ndonjë skedar tabelar të cilën Infogr.am e njeh, si që janë skedarët në Еxcel. Nëse nuk jeni të shkathtë në përpunimin e tabelave dhe nëse nuk jeni të sigurt se si ti strukturoni të dhënat, zgjidhni më shumë grafikone dhe klikoni dy herë mbi to me qëllim të analizoni të dhënat e para në aspekt prove, të cilat i keni futur si provë dhe të testoni se çfarë grafikoni do të del nga tabelat ekzistuese.

Опција за внесување на податоци за графиконот - директно во таблеа или преку увозн а податоците од друга датотека

Opcioni për futjen e të dhënave në grafik – drejtpërdrejtë në tabelë ose nëpërmjet importimit të të dhënave nga një fajll tjetër

Opsionet janë të shumta, por, ky është një instrument i ri nuk është bë për tabela dhe grafikone komplekse, por për diçka më të thjeshtë, gjegjësisht për tabela e cila përmban disa kolona dhe deri 20 reshta. Nëse punoni me kartë gjeografike, mund të futni të dhëna vetëm për shtete (jo për qytete ose rajone brenda shteteve), me çka keni mundësinë ose të zgjidhi shtetin në tërësi ose brenda shënoni rrethin, ku madhësia e diametrit varet nga madhësia e dhënë (për shembull nëse doni të tregoni numrin e popullatës në shtete të ndryshme, rrethi për Greqinë do të ishte dukshëm më i vogël se sa ai i Gjermanisë, për arsye se Gjermania ka shumë më shumë banorë). Një opsion tjetër që  mund ta aplikoni tek hartat është që të gruponi të dhënat sipas kontinenteve  ose grupeve të shteteve.

Për opsionet që mund ti merrni kur punoni me grafikone shumë varet se çfarë lloj grafikoni do të zgjidhni. Këtu duhet të eksperimentoni se çfarë lloj trafikoni, gjegjësisht çfarë paraqitje të trafikoni më shumë ju përshtatet. Zgjidhni një lloj të trafikonit, filloni nga klasiku, p.sh. cial paraqitje grafike realizohet me drejt këndësh (BARS), shihni opsionet në aspekt të mënyrës së prezantimit të cilën ua ofron ky lloj i grafikonit.

Наместете го изгледот на графиконот

Rregullojeni pamjen e grafikonit

Përveç manipulimit me të dhënat, këtu mund ti ndërroni edh ngjyrat dhe settingsat (linku COLORS and SETTINGS). Kjo do të thotë (nga larët poshtë) mundet:

  • Ta definoni lartësinë e grfikonit brenda në infografikon në pika (PIXELS – PX);
  • Drejtimin e lëvizjes së shenjave në boshtin ipsilon (Y);
  • Emrat e shenjave për të dy boshte ipsilon (Y) dhe iks (X);
  • Gamën e të dy boshteve (shihni sa është gama e të dhënave të futura dhe shtoni edhe 10 %, sipas rregullës, në të dy anët, vetëm nëse të dhënat tuaja nuk fillojnë nga zeroja. Në këtë rast në njërën anë të boshtit nuk mund të shtohet asgjë);
  • Mirëpo mund të shtoni ngjyra shtesë (shtohen ngjyra automatikisht) nëse për atë ka nevojë, gjegjësisht nëse keni më shumë varriabla të cilave ju duhen shënim me më shumë ngjyra.

Kur do të përfundoni me këtë, klikoni në linkun EDIT DATA që ët ktheheni pas tek të dhënat e futura, shihni se çfarë mundësish për prezantim ofron Infogr.am për grafikonin tuaj të zgjedhur, zgjidhni nëse doni pamje rrjete të trafikonit, si të jetë distribuimi i të dhënave dhe ngjashëm mund ta mbyllni këtë segment (link DONE).

 

Промена на дизјанот на целиот инфографик  и други опции

Ndryshimi i dizajnit të gjithë infografikonit dhe opcionet e tjera

Tash mund ta shihni pamjen e parë të infografikonit tuaj. Lartë në të majtë mbi infografikonin keni dy susta. E djathta (e cila i ngjanë syrit) jep pasqyrë për atë përpunuarën (PREVIEW), e majta (SETTINGS) ju mundëson të bëni ndryshime bazike grafike dhe plotësime:

  • të ndryshoni tërë pamjen infografikonit, gjegjësisht të zgjidhni një templjetë krejtësisht ndryshe , nëse nuk jeni të kënaqur me atë që keni zgjedhur;
  • të ndryshoni pamjen e infografikonit të zgjedhur (i çelur, ngjyrë kafe ose i zi, p.sh.) çka do të thotë se sfondi do të jetë i çelur, i zi ose diçka në mes;
  • ta ndryshoni gjerësinë e të gjithë infografikonit në piksell;
  • të vendosini se cilën sustë për ndarje do ta shtypni në grafikon, gjegjësisht cili rrjet social (Facebok, Twiter, Google Plus ose Pinterest janë katër opsionet në dispozicion);
  • dhe të zgjidhni se në cilin drejtim do të lëviz teksti (nga e majta në të djathtë ose në të kundërtën – kjo është e nevojshme në gjuhën arabe).

Ndryshimi i pamjes së tekstit, përsëri bëhet në vend ashtu siç tek secili program për punimin e tekstit. Hijezimi i shkronjave bëhet, për shembull, me selektim të të gjithë tekstit në kornizën (CTRL+A) dhe më pas jepet urdhëri standard për bold (CTRL+B), italik (CTRL+I) dhe e nënvizuar (CTRL+U).

 

Објавување на инфографикот

Publikimi i infografikonit

 

Споделување на социјалните мрежи и преземање на кодот за вметнување на инфографикот на Вашиот веб сајт

Shpërndarja në rrjetet sociale dhe shkarkimi i kodit për futjen e infografikut në ueb-faqen ose blogun tuaj

Butoni blu SHARE, lart në të djathtë mbi infografikonin, ju mundëson të postoni infografikonin kur të jeni gati, menjëherë të ndani në rrjetet sociale, më pas të merrni kodin i cili është i nevojshëm që të publikoni infografikonin në ueb faqen tuaj ose bllog. Incizimi në infografikonin tuaj është automatik, pas çdo ndryshimi, kështu që për këtë nuk duhet të brengoseni. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se në qoftë se e ndryshoni mendimin për ndonjë ndryshim, duhet të kujtoni se si të ktheheni pas, ose më e thjeshtë para se të filloni të ndryshoni, bëni kopje të infografikonit ekzistues. Në fillim të punës, nëse doni të bëni ndryshime të një infografikoni ekzistues për të cilin nuk jeni të sigurt se do t’ju pëlqej, klikoni butonin LIBRARY dhe do të paraqiten të gjitha infografikonet tuaja të përpunuara. Nën secilin nga ata ka nga 4 butona (PREVIEW, EDIT, DUPLICATE dhe DELETE). Me butonin DUPLICATE м mund të bëni kopje të infografikonit ekzistues dhe ta ndryshoni pa fikë se do ta humbisni origjinalin . për fat të keq, sajti nuk ju ofron gati se asnjë ndihmë shfrytëzuesve dhe thjeshtë mund të parashtroni pyetje deri tek administratorët nëpërmjet kontakt formularit .

Библиотека - сите Ваши инфографици на едно место. Секој од нив можете да го прегледате, измените, дуплицирате или избришете

Biblioteka – të gjitha infografikonet tuaja në një vend. Secilin prej tyre mund ta shfletoni, ta ndryshoni, ta kopjoni ose ta fshini

Më e rëndësishme për të mësuar se si ta përdorini Infogr.am është që të eksperimentoni. Të gjeni një set të të dhënave të cilat mirë i njihni dhe të keni mbajtur mend pamjen e grafikonit që del nga ato, veni në tabelë të sajtit në tempjetë të ndryshëm dhe shihni çka do të fitoni në të gjitha variantet e templejtit konkret (templejtet kanë nga 1-4 varianat të ndryshme).

Si shembull, keni dy infografikone të përpunuar në Infogr.am.

I pari është më i thjeshtë dhe është publikuar nga bllogu ANFAS. Ku tregohet klasifikimi funksional i buxhetit të vitit të kaluar

I dyti është portali Telegraf  dhe është më kompleks. Përmban tri grafikone, ku secili nga ato ka tre skenar, të përpunuar nga tri tabela të ndryshme me të dhëna dhe tekst i veçantë i postuar pas trafikoni të parë.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja