verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mbështetja për Bogoevskin dhe presioni mbi gjykatën, nuk është njësoj!

on 10 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

infomax-1

 [Recension: LSDM-ja ME PRESIONE MBI GJYKATËN: Mercenarët e tyre mund të demolojnë ku të duan, dhe të mos përgjigjen]

Në tekstin që i nënshtrohet kësaj analize shtrembërohen faktet që të manipulohet mendimi publik për qëllime propaganduese. Artikulli thotë se aktivistët opozitarë kanë bërë presion mbi institucionet gjyqësore kur njerëzit e tyre duhet të përgjigjen para organeve për veprat e kryera, që është absolutisht e pavërtetë.

sdsm-so-pritisoci-vrz-sudot-nivnite-platenici-mozhat-da-demoliraat-kade-sakaat-a-da-ne-odgovaraat-infomax-mkLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja ME PRESIONE MBI GJYKATËN: Mercenarët e tyre mund të demolojnë ku të duan, dhe të mos përgjigjen

Data dhe koha e publikimit: 05.10.2016

Data e recensionit: 06.10.2016

Recensuese: Simona Atanasova

AKUZA TË PAQËNDRUESHME

“Është e qartë se aktivistët dhe simpatizuesit opozitarë mund të djegin dhe të plaçkisin, e nuk guxojnë të përgjigjen para ligjeve. Gjatë protestave të dhunshme të LSDM-së në muajin prill, huliganët që në organizim të LSDM-së dhe SOROS-it portestuan nëpër Shkup shkaktuan kaos të vërtetë. Ata u sollën dhunshëm, thyen gjithçka para vetesh dhe shkatërronin nëpër rrugë”.

Në tekst bëhen akuza dhe akuza të paqëndrueshme. Me këtë rast, për asnjërën nga këto konstatime, nuk ofrohet dëshmi se janë të sakta, por u lihet lexuesve që të besojnë “verbërisht”.

Protesta që e organizoi pardje “Revolucioni laraman” ishte në shenjë të mbështetjes për aktivistin Pavle Bogoevski në fillim të gjykimit të tij, e jo për të bërë presion mbi institucionet gjyqësore, siç thotë teksti.

Edhe Bogoevski, siç deklaroi edhe vetë, nuk tenton të ikë nga përgjegjësia, por tha se nuk e pranon fajin për sjelljen e tij.

“Po, isha pjesë e grupit që Zvërlevskin në mënyrë të vrazhdë e quajtu turmë dhe jo, nuk pranoj faj për sjelljen time. Sipas definicionit, faji është qortim shoqëror. Nuk mund të më qortojë shoqëria sistemi juridik i të cilës lejon që shoqëria e Gruevskit 10 vite ta dhunojë drejtësinë në këtë vend dhe ta kidnapojë çdo pore të shoqërisë sonë. Do të pranojmë përgjegjësi për veprimet tona kur Gruevski dhe të inkriminuarit e tjerë në bisedimet e publikuara do të pranojnë përgjegjësi sallën gjyqësore pranë times, tha Bogoevski pas daljes nga salla gjyqësore”.

ASNJË NGA TRE DEKLARATAT

Pas përfundimit të seancës, para gjykatës deklaratë dhanë Bogoevski, avokati Sasho Dukovski dhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska. Në këtë artikull nuk është theksuar asnjëra nga tre deklaratat e dhëna para gjykatës.

Përveç kësaj, në artikull thuhet se protestat kanë qenë të dhunshme, që paraqet shtrembërim të plotë të fakteve për shkak se dhunë në protesta kishte vetëm në tre ditët e para, nga mbi 80 ditë protestim të vazhdueshëm.

Poashtu, Bogoevski fare nuk ishte pjesë e grupit që e demoloi zyrën popullore të kryetarit Ivanov dhe nuk akuzohet për këtë vepër, por për ngjyrosjen e Ministrisë për Kulturë.

Теksti manipulon edhe me konstatimet se “Revolucioni laraman” është i LSDM-së dhe se protestat janë organizuar nga Sorosi dhe LSDM-ja. Edhe për këto konstatime komentuese nuk janë ofruar dëshmi.

Ky artikull komentues dhe manipulues shkel një sërë rregullash dhe parimesh të parapara me Kodin e gazetarëve, në mesin e të cilave:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.
. (1)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (13)

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij. (16)

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

pjesërisht

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja