verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Me të gjitha forcat kundër Vanhautes!

on 17 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

vanhaute

[Recension: Përgjigje e ashpër ndaj provokimeve të Vanhautes: Prej lehtësuesit të mëparshëm, në njeri që leh dhe askush nuk e kupton seriozisht]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni ësht ofendues dhe përmban gjuhë përplot me urrejtje ndaj lehtësuesit belg, Piter Vanhaute. Duke u mbështetur vetëm në komente nga qytetarët, të cilët, gjoja, kanë qenë të revoltuar nga sjellja e Vanhatues, artikulli ka për qëllim të diskreditojë punën e ndërmjetësuesit. Në të aspak nuk ka arsyetim se për cilat provokime të Vanhautes qytetarët, gjoja, reagojnë, siç është theksuar në titull.

VanhauteLinku deri te artikulli origjinal: Përgjigje e ashpër ndaj provokimeve të Vanhautes: Prej lehtësuesit të mëparshëm, në njeri që leh dhe askush nuk e kupton seriozisht

Data dhe koha e publikimit: 11.03.2015

Data e recensionit: 15.03.2015

Recensuese: Silvana Zhezhova

TEKST PËRPLOT ME URREJTJE

Gjatë shkrimit të tekstit gazetaresk njëra nga detyrat e gazetarit është të dijë se në cilat burime të mbështetet, sa janë ato relevante, çfarë është përmbajtja që e citon. Dhe në qoftë se, me të vërtetë bëhet fjalë për komente të qytetarëve, është e palejueshme të transmetohen qëndrime në të cilat ka gjuhë të urrejtjes dhe të cila pa bazë dhe pa fakte përpiqen ta dëmtojnë autoritetin e një njeriut, në këtë rast të një politikani që vjen nga një vend tjetër. Nuk është aspak etike, as profesionale, që sjellja e një njeriu të krahasohet me sjelljen e një kafshe.

Van Hojte prej lehtësuesit të mëparshëm të bashkësisë ndërkombëtare tani u shndërrua në një qen rrugësh. Ecën nëpër rrugët e Shkupit dhe leh kundër VMRO-së. Sikurse edhe çdo qeni rruge, askush nuk i frikësohet dhe askush nuk e kupton seriozisht, e as që i përgjigjet lehjes së tij të kotë

Pastaj në tekst jepet një koment me të cilin mbrohet qëndrimi i këtillë i qytetarëve dhe me të cilin mbështetet një palë.

Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga diskreditimet, ofendimi dhe nënçmimi i këtij njeriu. Prandaj, ata me ashpërsi e porosisin që t’u japë fund gënjeshtrave dhe ta ndryshojë sjelljen e tij për shkak se është i padëshiruar.

FJALOR I PAHIJSHËM

Pa fakte dhe pa argumente për punën e lehtësuesit belg Vanhaute, ky publikim është tregim i stili “më the-të thash”, i shkruar me një fjalor jashtëzakonisht të pahijshëm, i cili kufizohet me primitivizëm. Në të, fare nuk janë respektuar standardet e gazetarisë së drejtë еtike, me ç’rast janë shkelur disa dispozita të Kodit të gazetarëve, në mesin e të cilave nenet 10 dhe 15:

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).  (neni 10)

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën.
Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.
(neni 15)


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja