verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Mercenarët e Sorosit” – mantrë e mësuar mirë dhe etiketë për çdo manxhë

on 27 - 03 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

al-jezeira-09876-0987-crop-resize

 

[Recension: Zaevi i nervozuar, LSDM-ja dhe mercenarët e SOROS-it me skenar për destabilizimin e Maqedonisë nëpërmjet “Al Xhezirës”]

 

Ky është edhe një tekst që nxin dhe nënçmon, dhe me këtë rast nuk i merr parasysh faktet, ndërsa në pjesën më të madhe edhe i keqpërdor ato. Artikulli manipulon, e shtrembëron të vërtetën, spinon. Nuk ka qasje kritike, nuk ka debat në tekst, madje edhe kolegëve gazetarë të cilën sulmohen nuk u është dhënë e drejta që të “mbrohen”. Kjo do të thotë se teksti që në fillim e shkel nenin 16 të Kodit të gazetarëve:

Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë median e tij për t’i qëruar hesaspet me individët, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

al jeeiraLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Zaevi i nervozuar, LSDM-ja dhe mercenarët e SOROS-it me skenar për destabilizimin e Maqedonisë nëpërmjet “Al Xhezirës”

Data dhe koha e publikimit: 20.03.2015, 16:40

Data e recensionit: 24.03.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

 

DEFOKUSIM NGA E VËRTETA

“LSDM-ja është ballafaquar me mospasjen e efekteve dhe të përkrahjes nga populli siç shpresonin dhe pritnin. Zaevi është nervoz dhe i frikësuar nga dëshmitë kundër tij, përpiqet që Maqedoninë ta fusë në destabilizim, tensione ndëretnike dhe ndërfetare.”

Që në fillim, teksti spinon dhe nuk e tregon të vërtetën. Edhe pse thuhet se nuk ka efekte dhe përkrahje nga populli, nuk ofrohen dëshmi për këtë. Nuk është publikuar ndonjë anketë e mendimit publik me të cilën do të mbështetej teza e këtillë. Me këtë rast, nuk është sqaruar se çka ka pritur LSDM-ja që të mund të kontrollohet se çka nuk kanë fituar. Pritjet, sipas paralajmërimeve të opozitës, ishin që të kuptohet e vërteta për Maqedoninë. Kjo edhe është duke u bërë. Prandaj, bie në ujë përpjekja për spinim se asgjë nuk është arritur. Përkundrazi, kuptohet për krimin që e kanë bërë njerëz të caktuar në qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski. Për atë se a është Zaevi nervoz, nuk ka analizë profesionale që të besohet në vërtetësinë e kësaj. Kështu, mendimi është paushall, e ndoshta edhe është përzier me ndjenjën e këmbënguljes që fitohet nga teksti.

Pastaj, thuhet se opozita dëshiron të fusë popullin në krizë. Përkundrazi. Edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pothuajse në të gjitha konferencat për shtyp thekson se nuk do të lejojë destabilizim të vendit, dhe gjithë këtë që e bën është në interes të Maqedonisë. Këtu është keqpërdorur kjo tezë që të poentohet politikisht dhe të defokusohet vëmendja nga problemi i vërtetë, e ajo është përmbajtja e bisedave të përgjuara.

Pastaj nxihen edhe LSDM-ja dhe Fondacioni “Shoqëri e hapur – Maqedoni” (Soros) me tezën se kontributi i televizionit “Al-Xhezira” paska qenë antimaqedonas, sikurse edhe televizioni.

Si dhe ku është momenti se televizioni është antimaqedonas? Ky televizion është i pranishëm në disa shtete, ndërsa teza se ka interese antimaqedonase është më tepër qesharake se sa serioze. Nëse disa njerëzë me orientim opozitar debatojnë në një emision, kjo nuk do të thotë se televizioni ka ndërmend ta shkatërrojë dhe ta destabilizojë Maqedoninë. Përkundrazi, ai kyçet në një debat konstruktiv që të mund të arrihet deri te zgjidhja e krizës. Domethënë, i shqyrton problemet nëpërmjet bisedës me njerëz të interesuar, dhe me këtë jep kontribut në debatin për minimizimin ose neutralizimin e plotë të indeve të sëmura të shoqërisë.

Fraza “mercenarët e Sorosit” ka mbetur si shprehi në mediat proqeveritare kur duan të sulmojnë njerëz të cilët nuk janë sipas qejfit të tyre. Me këtë rast, aspak nuk mbajnë llogari për atë se çka nënkuptin ajo shprehje, por vetëm e ngjesin si etiketë. Atë etiketë pastaj e përdorin të gjithë mbrojtësit e pushtetit si mantrë të mësuar mirë dhe e fusin në çdo manxhë, më shpesh aty ku nuk e ka vendin.

Në pjesën ku pa bazë sulmohet kolegu Borjan Jovanovski për atë se ka thënë “sllavë” është bërë një gabim material. Ai flet për ndarjen që është bërë në vend, veçanërisht në vitet e fundit. E si ndryshe një të huaji do të mund t’i prezantohej ajo llojllojshmëri dhe ndarje e mendimeve. Aq më tepër, teksti vetëm e tregon intencën që plotësisht të mohohet edhe prezenca sllave në prejardhjen e këtij populli.

Ky është edhe një tekst që ka për qëllim të bëjë fushatë negative. I tërë është me pikëpamje të zhvendosura, pa logjikë. Tekst pa ide, vetëm me qëllim. Të sulmohet me çdo çmim.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja