verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

QZHM: Ndryshim jotransparent i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale

on 4 - 07 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Центар за развој на медиуми - лого

Qendra për zhvillimin e mediave (QZHM) konsideron se Propozimi i fundit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, i propozuar nga ana e qeverisë, me procedurë të shkurtër, paraqet edhe një përpjekje për intervenim jotransparent dhe prapa skene në ligj i cili në mënyrë të drejtpëdrejtë e prek lirinë e informimit dhe lirinë e mediave.

Konsiderojmë se është koha e fundit, qeveria t’i japë fund injorimit të organizatave mediatike dhe dhe shoqatave të gazetarëve gjatë intervenimit në aktet juridike të cilat në mënyrë të drejpërdrejtë e tangojnë publikun mediatik, por edhe publikun e gjerë. Përpjekja e fundit për të intervenuar në ndryshimin e propozuesve të autorizuar të Këshillit programor të RTM-së, ku në vend të shoqatës më të madhe të gazetarëve që ishte paraparë deri tani, futet edhe një shoqatë tjetër e gazetarëve, pa e konsultuar gjatë kësaj komunitetin mediatik dhe pa hapur një debat të gjerë publik, paraqet indikator serioz për atë se cili është qëndrimi i qeverisë ndaj mediave dhe punëtorëve mediatikë. Njëkohësisht shtrohet edhe pyetja se pse këto ndryshime duhet të bëhen me procedurë të shkurtuar, e jo me procedurë të rregullt.

Poashtu, QZHM-ja dëshiron ta përkujtojë qeverinë për obligimin e marrë publikisht, se në afat prej gjashtë muajsh pas miratimit të ligjeve për mediat, do të propozojë ndryshime në mënyrën e financimit të servisit radiodifuziv publik me qëllim që të rritet pavarësia e tij.

QZHM-ja konsideron se nëpërmjet pavarësisë së plotë financiare dhe redaktuese të RTM-së mund të krijohet një servis i pavarur dhe transprarent radiodifuziv publik, i cili në mënyrë të vërtetë do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të interesit publik në Republikën e Maqedonisë.

Njoftimin në formatin PDF mund ta merrni në këtë link.

Burimi: Qendra për zhvillimin e mediave. (02.07.2014). QZHM: Ndryshim jotransparent i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.

Abonohuni për lajmet më të reja