verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nikolla Mlladenov – Një jetë dhuruar gazetarisë

on 11 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht, Anglisht
Никола Младенов, новинар и основач на „Фокус“. Фото: Фокус
Nikolla Mlladenov, gazetar dhe themelues i “Fokus”-it. Foto: Fokus

Në ditën e sotme para saktë 52 vitesh* ka lindur Nikolla Mlladenovi. Njeriu që konsiderohet si njëri nga krijuesit e pranverës maqedonase dhe gazetari të cilit më së shumti i ka borxh demokracia e brishtë maqedonase.
Vetëm dy javë pas ditëlindjes së tij të 49-të, në mbrëmjen e 26 marsit 203, Mlladenovi e humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni.
Ditët e ardhshme do ta përkujtojmë nëpërmjet teksteve të cilat pas vdekjes ia kushtuan kolegët dhe miqtë e tij.

 

Shkruan: Redaksia “FOKUS”

Fokus, 10 mars 2014

Duke filluar si një aktor i ri shpresëdhënës, Nikolla Mlladenovi e riorienton ambicien e tij he nga mesi i viteve të 1980-ta fillon me punë si gazetar në “Mllad borec”. Ai është njëri nga njerëzit që i futi rregullat pluraliste në gazetarinë maqedonase, së bashku me ekipin e tij në “Mllad borec”. Fillimisht filloi si gazetar, pastaj zëvendës-kryeredaktor dhe nga fundi i viteve të 1980-ta u bë kryeredaktor. “Mllad borec” ishte lajmëtare e pranverës gazetareske në Maqedoni.

Kolegët e tij shpeshherë dinin të thonin se ai është krijuesi i pranverës maqedonase – të gjitha ndryshimet në aspekt të pluralizmit dhe të gjitha krijimet në dobi të proceseve demokratike në vend janë inicuar pikërisht nëpërmjet kësaj gazete, dhe kanë qenë vepër e Mlladenovit. Pas “Mllad borecit” ai e themeloi radion “Libertas”, e pas një kohe të shkurtër, në vitin 1995 filloi me botimin e javores “Fokus”, si javore e parë e lirë dhe e pavarur në Maqedoni. Me logon “Javore e armikut të brendshëm, mirëpo edhe atij të jashtëm”, “Fokus”-i në udhëheqjen e Mlladenovit u bë një nga shtyllat e shoqërisë së re maqedonase.

Mlladenovi e ndërtoi brendin “Fokus” 20 vite të tëra, pothuajse gjysmën e jetës së tij, duke krijuar një medie në të cilën më e rëndësishme ishte fjala e gjuhës së lirë, liria ishte imperativi i i artikujve të tij. Nëpërmjet “Mllad borecit”, e pastaj edhe nëpërmjet “Fokus”-it, ai futi rregullа krejtësisht të reja në gazetari – liria, mbi të gjitha! E gjithë ajo që filloi nëpërmjet “Mllad borec”-it u vazhdua në “Fokus” – javorja aspironte nga gazetaria revolucionare, nga liria, nga mendimi kritik për gjithë atë që duhet të kritikohet.

Mlladenovi nuk duronte të punojë me tekste të porositura nga qendrat e fuqisë, duke u angazhuar për të vërtetën si element kyç i punës së gazetarit. Gjatë gjithë këtyre 20 viteve, Mlladenovi këmbëngulte në qëndrimet e tij, duke e imponuar javoren si medie që në bazë të parimeve të tregut luftonte për autoritetin dhe mbijetesën e saj. Ai ishte njeri me ide, projektim, vizion. Këto fjalë për Mlladenovin janë thelbi i ekzistencës së tij, ishte i guximshëm dhe i pakompromis, gjithmonë kur e kritikonte punën e cilit do qoftë pushtet dhe dukuri shoqërore. Gjatë intervistave të para me gazetarët, fjalët e tij kryesore ishin – “Ne jemi opozitë dhe kritikues të çdo pushtetit, nuk më intereson se kush është ai!”.

Në rreptësinë e artikujve të tij shihej qëllimi i tij i mirë dhe dëshira për ndryshime për të mirë të shoqërisë në Maqedoni. Nuk ishte dogmatist, i pranonte argumentet dhe qëndrimet e të tjerëve, çdoherë kur ato ishin të argumentuara dhe të vërteta. Në “Fokus”, nën udhëheqësinë e Mlladenovit në këto 20 vite kaluan pothuajse të gjitha pendat  gazetarisë maqedonase. Mlladenovi nga “Fokus”-i arriti të bëjë poligon për debat për pikëpamjet e ndryshme politike, shoqërore-kulturore dhe historike.

Gjithmonë i hapur për bisedë, mendimi i tij nuk ndalej në asnjë moment, gjithmonë thoshte, ”të mos kthehemi prapa, por të shikojmë përpara”, duke besuar se ajo që e bën është e drejtë.  Kjo ishte dogma e tij e vetme, “punoj për atë që është e vërtetë, për drejtësinë”. Ato ishin pikat e vetme për të cilat nuk dëshironte të diskutonte. Besonte dhe e dinte se shkon në rrugën e vërtetë. E ajo rrugë ishte përplot me pengesa, me nënkëmbza, nga të gjitha anët. Mlladenovi nuk ishte konformist që do të pajtohej me kompromisin, që atij do t’i sigurone jetë më të rehatshme.

Përkundrazi. Konsideronte se punon për Maqedoni më të mirë, për gazetari më kualitative, për shoqëri më të lirë. Vetëm për këtë gjë askush nuk mund t’ia ndryshonte bindjen. Ëndërra e tij ishte ta krijojë ditoren “Fokus”, gjë që arriti ta bëjë duke e legjitimuar punën e tij 30-vjeçare me një produkt të cilin e imponoi si imperativ demokratik. E përditshmja “Fokus” ishte edhe një dritare të cilin e hapi Mlladenovi, që ta zgjerojë horizontin e tij, të njerëzve me të cilët punonte dhe të lexuesve të tij të shumtë.

Fragment nga enciklopedia e AMSHM-së:

Nikolla Mlladenovi ka lindur më 10 mars të vitit 1964 në Shkup. Ai është gazetar që është afirmuar në periudhën e shkatërrimit të RSFJ-së, si kryeredaktor i “Mllad borec”-it, organ i LSRM-së, i cili i hapi faqet e tij për tema dhe personalitete që kanë qenë në “listën e zezë” joformale të gazetarisë maqedonase. Pastrimi i hesapeve e autocensurën në medie dhe ballafaqimi i hapur me mëkatet me dekada të nomenklaturës komuniste i japin “Mllad borec”-it autoritet të lajmëtarit të proceseve demokratike në RSM. Në vitin 1995 Mlladenovi e themelon “Fokus”-in, javoren informative-politike me ndikim në Republikën e Maqedonisë.

* Теksti për herë të parë është publikuar në javoren “Fokus” me rastin e datës kur Nikolla Mlladenovi, themelues i javores, duheshte të mbushë 50 vjet. Duke e ripublikuar tekstin, me qëllim që të mos shuhet kujtimi për kolegun tonë, në nëntitull shkruam 52 vjet.

 

Abonohuni për lajmet më të reja