verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nxitja e mosdurimit ndëretnik për interesa partiake

on 9 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

infomax-crop-framed

[Recension: ZAEVI PREJ MBRËMË MË NUK ËSHTË MAQEDONAS: Me vetëdëshirë hoqi dorë nga populli, historia dhe shteti i vet – prej sot është aktivist i UÇK-së!]

Теksti është komentues, ofendues dhe shërben vetëm që të njolloset integriteti i liderit të opozitës. Poashtu, me këtë tekst, në mënyrë plotësusese nxiten tensionet ndëretnike, që është në kundërshtim me standardet gazetareske, ndërsa përfitimi i vetëm nga e gjithë kjo është vetëm mbledhja e pikëve politike.

infomaxLinku deri te artikulli origjinal: ZAEVI PREJ MBRËMË MË NUK ËSHTË MAQEDONAS: Me vetëdëshirë hoqi dorë nga populli, historia dhe shteti i vet – prej sot është aktivist i UÇK-së!

Data dhe koha e publikimit: 25.08. 2016

Data e recensionit: 07.09. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

Vetë titulli dhe nëntitulli tregojnë se teksti është komentues, dhe se nuk do të bazohet në fakte, por do të shërbejë vetëm për njollosje. Shembull klasik për komentim, etiketim dhe ofendim ka që në nëntitull:

“Nuk ka lindur tradhëtar më i madh, pështyrës dhe pakurrizor i pështirë se sa Zoran Zaevi në tokën maqedonase një kohë të gjatë”.

Informata është publikuar në kategorinë “Maqedonia”, që do të thotë se sipas formës së saj do të duhej të paraqesë lajm. Megjithatë, duke pasur parasysh se faktet dhe komentet janë të integruara, nuk mund të thuhet se me të vërtetë është lajm. Madje edhe sikur të vëndohet në kategorinë “kolumna” dhe “komente”, gjuha që përdoret është e papranueshme për gazetarinë serioze dhe profesionale, e cila duhet t’u përmbahet vlerave etike dhe Kodit të gazetarëve. Madje edhe sikur të lihet anash gjuha, gjegjësisht, në qoftë se i plotëson karakteristikat e lartëpërmendura, teksti nuk është i nënshkruar nga autori. Duke e pasur parasysh këtë, nuk mund të vendoset në kategorinë “kolumna” dhe “komente”, veçanërisht për shkak se nuk është theksuar bëhet fjalë për qëndrim të redaksisë.

Në tekst thuhet se Zaevi me vetë prezencën në ndeshje ua ka kthyer shpinën maqedonasve.

“Dje mbrëma në arenën “Filipi i Dytë”, të cilën shokt e Zaevit, “Ballistët” e quajtën “Adem Jashari”, lideri i LSDM-së nën flamurin e Xhemë Hasës i mbështeste aspiratat shqiptaro-mëdha të UÇK-së në Maqedoni, në stadiumin e emërtuar për nder të strategut më të madh ushtarak maqedonas, Filipit të Dytë të Maqedonisë, i cili paturpësisht u riemërtua me emrin e themeluesit të UÇK-së, nën kërcënimin e së cilës vdiqën një numër i madh i djemve maqedonas, që ai sot të shëtisë lirshëm nëpër vend. Deri kur lirshëm, kjo është çështje e kohës”.

Kreu i lajmit është shembull klasik për spin dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike, veçanërisht nëse merret parasysh fakti se konflikti ndëretnik në Maqedoni përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit, të cilën e nënshkruan liderët e partive politike, si dhe udhëheqësi i atëhershëm i UÇK-së (organizatë motër e UÇK-së Kosovës) dhe lideri aktual i BDI-së dhe pjesë e koalicionit në pushtet. Poashtu, në tekst në asnjë moment nuk përmendet fakti se në ndeshjen e KF “Shkëndijës”, e cila para së gjithash, është klub futbollistik nga Maqedonia, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Vlladimir Pesheski. Prezenca e tij, poashtu, është pjesë e frymës së Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit për ndërtimin e bashkëjetesës.

Sa i përket shpalosjes së flamujve, për këtë kompetente janë institucionet shtetërore, që janë nën kontroll të koalicionit në pushtet, e jo opozita. Poashtu, në legjislacionin e Maqedonisë nuk ka ndalesë për shpalosjen e flamujve dhe simboleve që kanë të bëjnë me UÇK-në.

Historia nuk duhet të harrohet, mirëpo prej saj duhet të nxirren mësime, e jo të përdoret për nxitjen e mosdurimeve të reja, urrejtjes dhe konfliktit. Kthimi në biografinë e Xhemë Hasës dhe krahasimi i tij me Zaevin ka vetëm për qëllim ta paraqesë liderin e opozitës në dritë negative dhe të barazohet me një armik të shtetit.

Теksti parraqet një artikull të turpshëm, i cili nuk meriton as të quhet artikull gazetaresk, duke e pasur parasysh se është në kundërshti me standardet e gazetarisë dhe me Kodin e gazetarëve:

Neni 10

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze.

Neni 13

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Neni 15

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

Neni 16

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

diskriminon

diskriminim nacional, diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja