verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Димитар Тануров

Konstruksion spinues

на 3. 03. 2017 | | mk

[Qytetarë të revoltuar e pyesin Shilegovin: A do ta shesish Maqedoninë? (FOTO)]

Artikulli është komentues dhe paraqet një interpretim të lirë të fotografisë, pa i respektuar me këtë rast zhanret dhe standardet e gazetarisë për informim profesional. Linku deri te artikulli origjinal: Qytetarë të revoltuar e pyesin Shilegovin: A do ta shesish Maqedoninë? (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 27.02. 2017 Data e recensionit: 02.02.2017 Recensues: Dimitar Tanurov

PËRZIERJE E KEQE

Artikulli, për nga forma e tij, është përzierje e foto-lajmit dhe lajmit, mirëpo nëse analizohet për nga përmbajtja dhe mënyra se si është përgatitur, mund të përfundohet se ka shumë tekst për të qenë foto-ljam, mirëpo shumë pak të dhëna për të qenë lajm. “As zëdhënësi partiak Petre Shilegov

E pse është me rëndësi se me çka ushqehet mbesa e Zaevit?

на 1. 03. 2017 | | mk

[Recension: Familja e Zaevit ushqehet me havjar që kushton 1500 euro (FOTO)]

Teksti paraqet propagandë politike, që është jashtë standardeve gazetareske, veçanërisht nëse merret parasysh se nuk bëhet fjalë për person publik, por për farefis të një politikani të njohur. Ideja e artikullit është që nëpërmjet mbesës së liderit të opozitës, Zoran Zaev, të diskreditohet Zaevi. Linku deri te artikulli origjinal: Familja e Zaevit ushqehet me havjar që kushton 1500 euro (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 20.02. 2017 Data e recensionit: 27. 02. 2017 Recensues: Dimitar Tanurov

VETËM TË NJOLLOSET ZAEVI

Titulli bombastik, i cili është shembull klasik për mbledhjen e klikimeve, paralajmëron se nga ajo që ofrohet brenda në teskt mund të pritet senzacionalizëm. Përmendja e mbiemrit “Zaev”

Spekulim i fshehur prapa gjoja burimeve diplomatike

на 16. 02. 2017 | | mk

[Recension: VJEN KURCI ME POROSI PËR GRUEVSKIN PËR DORËHEQJEN E TIJ DHE SHPËTIMIN E VMRO-DPMNE-së?!]

Artikulli e transmeton komunikatën për vizitën e ministrit austriak për punë të jashtme, mirëpo pastaj i komenton informatat e paraqitura dhe plason informata plotësuese të pakonfirmuara duke iu referuar burimeve të paemërtuara. Linku deri te artikulli origjinal: VJEN KURCI ME POROSI PËR GRUEVSKIN PËR DORËHEQJEN E TIJ DHE SHPËTIMIN E VMRO-DPMNE-së?! Data dhe koha e publikimit: 09.02. 2017 Data e recensionit: 12.02.2017 Recensues: Dimitar Tanurov

TITULL SENZACIONALIST

Vetë titulli është komentues dhe senzacionalist veçanërisht me shenjat e përdorura të pikësimit. Me të nuk jepet përgjigjekonkrete, vetëm nxitet lexuesi që ta klikojë lajmin, i cili gjoja duhet të ofrojë përgjigje konkrete. Në fillim të lajmit transmetohet

Dezinformim me informata të paverifikuara

на 2. 02. 2017 | | mk

[Recension: Аliu e ka thirrë policinë cirk para ambasadës së SHBA-ve?]

Artikulli është spekulues dhe bazohet në informata të paverifikuara, që është në kundërshtim me standardet e gazetarisë. Nuk është respektuar forma gazetareske, e as gjuha. Titulli është senzacionalist dhe ka për qëllim të tërheqë lexues. Njëkohësisht ai është i paqartë dhe nuk ofron pasqyrë të qartë se për çka konkretisht shkruan teksti, ndërsa gabimet gjuhësore dhe mungesa e shenjave përkatëse të pikësimit shkakton huti edhe më të madhe. Linku deri te artikulli origjinal: Аliu e ka thirrë policinë cirk para ambasadës së SHBA-ve? Data dhe koha e publikimit: 27.01. 2017 Data e recensionit: 30.01.2017 Recensues: Dimitar Tanurov

SENZACIONALIZËM I PASTËR

Artikulli fillon me shënimin se lajmi është marrë nga

Informatë e papërpunuar dhe fotografi joadekuate

на 1. 02. 2017 | | mk

[Recension: Profeci  apokaliptike-vjen fundi i botës]

Ky publikim përbëhet nga informata paushalle dhe të papërpunuara, të cilat nuk ofrojnë ndonjë tërësi konkrete, ndërsa titulli senzacionalist shërben për tërheqjen e lexuesve. Linku deri te artikulli origjinal: Profeci  apokaliptike-vjen fundi i botës Data dhe koha e publikimit: 23.01. 2017 Data e recensionit: 28. 01. 2017 Recensues: Dimitar Tanurov

KU ËSHTË BËRË FOTOGRAFIA?

Titulli është senzacionalist dhe e tërheq vëmendjen. Edhe pse paralajmëron njëfarë shikimi joshkencor dhe të pakonfirmuar, i nxit lexuesit që të klikojnë, që sipas të gjitha gjasave edhe ka qenë ideja. Fotografia që përdoret, sipas disa informatave është bërë në Greqi, sipas disa të tjerëve – në Salento. Periudha kohore kur është bërë ajo dhe autori i fotografisë tani për

Informata e paverifikuar nuk është lajm, por përgojim

на 25. 01. 2017 | | mk

[Recension: DRAMË NË ARKIVIN E MAQEDONISË: PSP-ja E KA ARRESTUAR FILIP PETROVSKIN NË ZYRËN E TIJ, PAS MARRJES NË PYETJE GJITHË DITËN ËSHTË LËSHUAR!]

Artikulli është spekulues, transmeton informata të paverifikuara, e njëkohësisht edhe komenton për të bërë spin dhe për ta dëmtuar autoritetin e drejtorit të Arkivit shtetëror të Maqedonisë, Filip Petrovski. Linku deri te artikulli origjinal: DRAMË NË ARKIVIN E MAQEDONISË: PSP-ja E KA ARRESTUAR FILIP PETROVSKIN NË ZYRËN E TIJ, PAS MARRJES NË PYETJE GJITHË DITËN ËSHTË LËSHUAR! Data dhe koha e publikimit: 13.01. 2017 Data e recensionit: 23.01.2017 Recensues: Dmitar Tanurov

MË THE – TË THASH

Titulli senzacionalist vetëvetiu paralajmëron se për çfarë teksti bëhet fjalë, gjegjësisht për senzacionalizëm, që do të tërheqë lexues. Tregues për

Relativizim i veprës penale në luftën për klikime

на 13. 01. 2017 | | mk

[Recension: Dramë dashurie në Gostivar: Теtovarja grabitet nga ish i dashuri]

Në tekst është transmetuar një infromatë nga buletini policor dhe kjo është bërë në mënyrë korrekte. Problemi qëndron në titullin, i cili është senzacionalisht dhe i cili ashtu si është formuluar e zvogëlon peshën e veprës penale. Linku deri te artikulli origjinal: Dramë dashurie në Gostivar: Теtovarja grabitet nga ish i dashuri  Data dhe koha e publikimit: 09.01. 2017 Data e recensionit: 12. 01. 2017 Recensues: Dimitar Tanurov

DHUNA DHE DRAMA E DASHURISË NUK ËSHTË NJËSOJ

Titujt senzacionalistë dhe bombastikë zakonisht konsiderohet se janë mundësi e mirë për mbledhjen e klikimeve, mirëpo shpeshherë, dijnë ta shtrembërojnë pasqyrën për ngjarjen, siç është bërë edhe në këtë artikull. Vetë kualifikimi i

Komentim i maskuar si lajm me qëllim të sulmit politik

на 15. 11. 2016 | | mk

[Recension: Gruevski iku nga Pendarovski: Ja kush janë bartësit e listave në VMRO-DPMNE]

Теksit komenton, ndërsa pohimet nuk i mbështet me të dhëna, të cilat do t’i arseytonin qëndrimet e paraqitura. I konceptuar në këtë mënyrë, teksti le përshtypje se ka për qëllim të bëjë spin në favor të opozitës dhe të krijoj një percpetim të gabuar te lexuesit. Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski iku nga Pendarovski: Ja kush janë bartësit e listave në VMRO-DPMNE  Data dhe koha e publikimit: 11.11. 2016 Data e recensionit: 14. 11. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov KOMENT QË NË FILLIM Vetë titulli paralajmëron për çfarë lloj teksti bëhet fjalë, gjegjësisht në të vërehet se ka koment. Kjo shihet edhe në pjesën e parë të

Lajmi nuk guxon të përqeshë dhe ofendojë

на 17. 10. 2016 | | mk

[Recension: A e dini se pse Oliver Andonovi e mori përsipër të bëhet palaço i VMRO-DPMNE-së?]

Artikulli, sipas përmbajtjes së tij dhe mënyrës së trajtimit të çështjes, më tepër i ngjan përgojimit të mëhallës, se sa tekstit serioz gazetaresk që i ndjek standardet profesionale. Publikimi ka një qëllim të vetëm: të përqeshë dhe ta njollosë zëvendës-ministrin për punë të brendshme, Oliver Andonov. Linku deri te artikulli origjinal: A e dini se pse Oliver Andonovi e mori përsipër të bëhet palaço i VMRO-DPMNE-së?  Data dhe koha e publikimit: 12.10. 2016 Data e recensionit: 16. 10. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov

FJALOR I PAHIJSHËM

Që në Уште во самиот наслов кој има навредлива интонација е видлива намерата да се дискредитира личноста што се

Gaf i spinuar si pranim i mashtrimit

на 14. 10. 2016 | | mk

[Recension: GAF I RI APO PRANIM: Zaevi me retorikë komuniste e prezantoi “Planin e rrejshëm të LSDM-së”]

Teksti është komentues dhe i njëanshëm, dhe bazohet në një lapsus, i cili përdoret për spinim dhe nxjerrje nga konteksti të një fjalimi të lideriit të partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev. Linku deri te artikulli origjinal: GAF I RI APO PRANIM: Zaevi me retorikë komuniste e prezantoi “Planin e rrejshëm të LSDM-së”  Data dhe koha e publikimit: 02.10. 2016 – 18:12 Data e recensionit: 13.10.2015 Recensues: Dimitar Tanurov ТЕKST I PËRGATITUR PËR NJOLLOSJE Titulli komentues i artikullit që e recensojmë paralajmëron se çfarë lloji i tekstit pason, gjegjësish se kemi një artikull përplot me komente personale, shtrembërim të storjes, e gjithë kjo me

Abonohuni për lajmet më të reja