verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pa informacion dhe pa strukturë ska lajm

on 16 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Ra propozim ligji për amnisti?”]

Një lajm i plotë është produkt i gazetarisë profesionale. Nëse i njëjti artikulohet në mungesë të rregullave bazë për gazetari të mirëfilltë, atëherë kemi të bëjmë me artikull, por jo gazetaresk. Lajmi që po recensojmë është i pa përfunduar dhe pa strukturë. Si i tillë nuk i plotëson nevojat e publikut.

Ra propozim ligji për amnisti screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ra propozim ligji për amnisti?”

Data dhe koha e publikimit: 12.11.2015

Data e recensionit: 13.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi është ndërtuar mbi postimin në facebook të një prej personave më kompetent për të shqyrtuar temën e të drejtave të të burgosurve. Por, një lexues i cili nuk është i informuar rreth iniciativës për ndryshime të Ligjit për amnisti, nuk e kupton se për çfarë raporton gazetari me këtë artikull.

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve, Meri Nikolova, ka shkruar në profilin e saj në Facebook për propozim ligjin e amnistisë që duheshte të miratohet nga ana e Parlamentit, njofton Telegrafi.

Ajo ka shkruar shkurt se propozim ligji për amnisti ‘Ra’. Në postimin e saj kuptohet nga ana e komenteve se bëhet fjalë për ligjin e amnistisë.

Kjo gjë duhej konfirmuar. Meqë autori ka marrë si shkas për të nisur një lajm vetëm njw fjalw – “Ra” –  Nokollova duhej të ishte kontaktuar nga ana e autorit, për të dhënë më shumë detaje. Në rastin konkret nuk kemi një sfond i cili në mënyrë plotësuese do të informonte lexuesit se çfarë në të vërtet do të thotë lajmërimi i aktivistes Meri Nikollova dhe çka qëndron pas të njëjtit.

Lexuesi duhej të njoftohej me historikun e kësaj nisme duke përshkruar ngjarjet që i kanë paraprirë. Në këtë mënyrë do të bëhej e qartë për lexuesin pse është e rëndësishme të informohej se “ligji i amnistisë ka rënë”.

Një gazetarë profesionist duhet të posedojë informacionin e nevojshëm dhe do t’i tregonte publikut se aktivistja e përfolur është iniciatore për ndryshime në Ligjin për amnisti. Të njëjtat ndryshime parashikojnë amnisti për të burgosurit, të cilëve u ka ngelur edhe 40% e masës së dënimit për të përfunduar. Fillimi i iniciativës nga ana e të burgosurve, greva e urisë, protestat e familjarëve , dhe peticioni i nënshkruar për të këtë gjë, patjetër duhet të zinin vend në tekstin në fjalë.

Teksti ka mangësi dhe mungese informacioni.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja