verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Paralajmërim: Titull me stuhi bore

on 15 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ_ Подгответе се снежна б_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_p 11

[Recension: PARALAJMËRIM: Përgatituni për stuhi bore në Maqedoni]

Titulli i tekstit (me shkronja të trasha dhe të mëdha) ka për qëllim ta tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe me këtë rast ai me vetëdije shkakton panik se do të ketë stuhi bore! Madje, është bërë një përzgjedhje e tillë e konstruksionit të titullit që duket sikur “stuhia” do të ndodhë menjëherë. Duke e pasur parasysh se, të gjitha paralajmërimet zyrtare për fatkeqësitë e mundshme të motit i jep Drejtoria për punë hidrometeorologjike, titulli pa dëshmi konkrete në tekst e dezinformon publikun.

vremeLinku deri te artikulli origjinal: PARALAJMËRIM: Përgatituni për stuhi bore në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 13.1.2016

Data e recensionit: 14.1.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

PËRHAPJA E PANIKUT

Në pjesën përmbajtësore të artikullit nuk ka elemente që do ta mbështesin pohimin e shprehur në titull: “PARALAJMËRIM: Përgatituni për stuhi bore në Maqedoni”. Printscreen-i nga ueb-faqja për parashikim të motit, që është përdorur si ilustrim i tekstit, tregon kohë me diell dhe mesatarasht me vranësira, e jo stuhi bore.

Teksti u referohet informatave nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, që kanë të bëjnë me motin e ftohtë dhe me rreshjet e borës, mirëpo edhe nga DPHM-ja nuk ka paralajmërim për stuhi bore.

Nga DPHM-ja e Maqedonisë paralajmërojnë se nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët jugperëndimore dhe verilindore do të ketë rrejshje të dobëta të shiut, në vendet më të larta rreshje të shiut dhe të borës, ndërsa nëpër male do të ketë rreshje të borës. Në perëndim do të fryjë erë mesatare me mundësi për erë të fuqishme perëndimore, veçanërisht në male.”

Poashtu, në faqebn DPHM-së në Facebook ka njoftim për atë se çfarë kohe nga pret në ditët e ardhshme, duke e përfshirë edhe uikendin e ardhshëme (16 -17  janar 2016), mirëpo edhe këtu nuk përmendet “stuhia e borës”.

Nga ana tjetër, edhe pse në titull lexuesve u sugjerohet të përgatiten, askund në tekst nuk ofrohen informata se si ta bëjnë këtë.

Duke i ditur, se parashikimin e motit e ndjekin shumë institucione, subjekte, funksionimi i pandrëprerë i të cilave në masë të madhe varet nga kushtet e motit (аeroportet, kompanitë e ndërtimit), materiali që e recensojmë pa mbështetje adekuate të pohimeve, e dezinformon publikun dhe mund të ndikojë negativisht mbi planet e punës, dinamikën, udhëtimet…


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante, jorelevante

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka në titull

:

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja