verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Foto: Аli Ahmeti është serb?

on 5 - 11 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Пулс-24-Фото-Али-Ахмети-е-Србин-2013-11-04-18-32-07-crop-resize

Në hyrjen e këtij recensioni ua përcjellim lajmin e plotë që e recensojmë këtu. Lajmi ka gjithsej tre fjali, prej të cilave dy janë në formë pyetëse:

A është ky montim apo realitet?

(Fotografia)

Gjetëm një fotografi të politikanit të njohur nga Maqedonia nga radhët e shqiptarëve, për të cilën e parashtruam pyetjen se a është ky montim apo me të vërtetë politikani i njohur Ahmeti ka pasur të kaluar të bujshme, siç mund të shihet edhe në fotografi.

Çka mendoni ju, çka fshihet pas fotografisë?

“Grepi” kryesor i këtij “lajmi” gazetaresk është, në fakt, fotografia nga kopja e gjoja dokumentit të udhëtimit ose letërnjoftimit, si do që të jetë, që i është dhënë Ali Ahmetit me emrin Aleksandar Antiq. Fotografia dhe “dosja Ibar” ku është publikuar ajo, në vitin 2010 u shpërndan në publik dhe në media nëpërmjet një partie politike jashtëparlamentare – “Lidhja shqiptare”. Shpejt pas publikimit të kësaj “dosjeje”, me të cilën thuhej se politikani Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, ka qenë agjent i shërbimit sekret jugosllab (UDBA-s), Komisioni për verifikimin e fakteve, gjegjësisht për lustrim, u deklarua se kjo dosje nuk është e vërtetë. Me këtë, tregimi”Ahmeti aka Antiq” përfundoi, ndërsa partia “Lidhja shqiptare” u zhduk nga skena politike.

Mu për shkak të këtij epilogu të epizodës politike “Ahmeti aka Antiq”, është interesante se pse ajo reprizohet mu tani. Por, të le ta shohim.

Пулс-24---Фото--Али-Ахмети-е-Србин--2013-11-04-18-32-07Linku deri te artikulli origjinal: Foto: Ali Ahmeti është serb?

Data dhe koha e publikimit: 01.11.2013, 06:30

Data e recensionit: 04.11.2013

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia: Në hyrjen e këtij recensioni sqaruam se prej ku është kjo fotografi dhe cili ka qenë epuilogu i dosjes së pretenduar “Ibar”, ku thuhej se ali Ahmeti ka qenë kodosh i UDBA-s, shërbimit të fshehtë jugosllav. Shumë media më 9 dhe 10 nëntor të vitit 2010 njoftuan se Komisioni për verifikimin e fakteve i shpalli ato dosje si të pavërteta. Ja si agjencia MIA e transmetoi vendimin e komisionit që e transmetuan shumë media:

“Pas njoftimeve të marra për kontrollimin e kryer, pas krahasimit me dosje të tjera që janë formuar në atë kohë nga të njëjtat shërbime, mund të konstatohet se ato nuk janë relevante që Komisioni të mund të ndërmarrë ndonjë veprim, deklaroi kryetari i Komisionit Tome Axhiev. Edhe kjo dosje, sikurse edhe ato të mëparshmet, siç tha Axhiev, nuk i plotëson standardet e një dosjeje. Deri te Komisioni kanë arritur përgjigjet në kërkesën për të verifikuar se a ekziston dosje e tillë në arkivat e shërbimeve të sigurimit dhe në Arkivin shtetëror, dhe të gjitha janë negative. Procedura e njëjtë është zhvilluar edhe për dosjet e mëparshme “Mama” dhe “Daja”, të cilat u shpallën si të pavërteta.”

Prandaj, konstatojmë se ky foto lajm nuk është i vërtetë.

Burimet e informatave: Nuk ka.

Pëmbajtësia: Nuk është e mundur, sepse sikur të ishte bërë një kërkim elementar në internet, menjëherë do të ishte qartë se ky tekst dhe kjo fotografi janë bajate dhe nuk janë të vërteta. Por kjo nuk është bërë, sepse atëherë nuk do t’i kishte dy fjalitë kryesore pyetëse: “A është ky montim ose realitet”, përgjigja është “Montim” – dhe pyetja e dytë “Çka mendoni ju se fshihet pas fotografisë?”. Është interesante se përgjigja në pyetjen e dytë mund të jetë krejtësisht tjetërfare. aq e ndryshme sa ka lexues kjo përmbajtje “gazetareske. Për shkak se prapa fotografisë së gjoja letërnjoftimit/pasaportës së Ahmetit që recensuesi i këtij teksti e lexon në kompjuterin e tij është pjata me rrush që e freskon autorin e tij derisa është duke shkruar. Pyetja e drejtë duhet të jetë: “Çka fsheh fotografia?”

Komentimi: Аutori i këtij teksti antolgjik komenton se “… politikani i njohur Ahmeti ka pasur të kaluar të bujshme, siç mund të vërehet edhe nga fotografia.” Recensuesi i këtij “teksti gazetaresk” u përpoq shumë ta shohë “të kaluarën e bujshme” të politikanit nga fotografia, por assesi nuk pati sukses në këtë.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Edhe një tekst shumëë, shumë “origjinal”.

Kualiteti i titullit: Senzacionalist, edhe pse i vjen era myk, për shkak se thamë se ky tregim është i vjetër dhe se epilogu, të cilin, së paku deri tani, askush nuk e demantoi: dosja “Ibar” për Ali Ahmetin prej ku është marrë edhe titulli, nuk është i vërtetë. Kjo do të thotë se titulli nuk është i vërtetë dhe çon në përfundim të gabuar. Edhe pse ka pikëyetje.

Fotografia: Fotografia është gjetur në internet, ose nga dosja të cilën lustratorët e shpallën si të pavërtetë. Nënkuptohet, media nuk zbulon se prej ku. Vetëm thotë: “Gjetëm fotografi…” Përndryshe, ky është edhe një kontribut plotësues në zhanrin e ri në gazetarinë maqedonase me tituj që fillojnë me “Foto: … “. Kjo nuk është formë legjitime gazetareske, por megjithatë, i ka rregullat e veta, për shkak se jo çdo fotografi dhe jo çdo tekst ka vlerë mediatike.

Përfundimi: Kur ndonjë medie vendos të publikojë ndonjë lajm, nëse i ndjek standardet profesionale gazetareske udhëhiqet nga kriteret e njohura të cilat nga një informatë bëjnë lajm të vlefshëm mediatik. Sipas këtyre kritereve, që informata të “kualifikohet” të bëhet lajm, ajo duhet të përmbajë risi, të ndikojë mbi njerëzit (ndikim që mund të mbrohet dhe të matet – sa më shumë njerëz të jenë të përfshirë me lajmin, aq më shumë ajo vlen), të ketë të bëjë me ngjarjen ose gjendjen që është më e afërt me ne (afërsi), të ketë të bëjë me njerëzit e njohur (prominencë), të ketë të bëjë me ndonjë situatë konfliktuoze dhe të jetë atraktive, e kjo do të thotë të jetë e pazakonshme dhe jo e përditshme. Lajmet që në shkallë të lartë plotësojnë një ose më tepër nga këto kritere, bëhen lajme të ditës, lajme për faqet e para dhe për paralajmërimet e lajmeve në televizione.

Foto-lajmi që e recenzojmë, përveç që nuk është i vërtetë, nuk plotëson asnjë nga kriteret e përmendura. E vetmja gjë që e lidh me ndonjërin prej kritereve është Ali Ahmeti si personalitet i njohur. Dhe këtu vijmë deri te motivi kryesor për publikimin e këtij lajmi. Cili është motivi tregojnë aludimet në titull (Ali Ahmeti është serb?), dhe në fjalinë e vetme me ngjyrim komentues në gjithë lajmin: “…a është ky montim apo me të vërtetë politikani i njohur Ahmeti ka pasur të kaluar të bujshme, siç mund të shihet edhe në fotografi.”

Por kjo është vetëm motiv, e jo kritere për një informatë të vlefshme mediatike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jorelevante

Nuk ka burime

Nuk ka burime

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Nuk është i vërtetë

Nuk është i vërtetë

informata të rrejshme

nuk mund të konstatohet

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

Tendencioze

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e